ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: KOMPANIA NORVEGJEZE E KËRKIMIT TË NAFTËS TË RESPEKTOJË VENDIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Tiranë – Aleanca KuqeZi dha sot një deklaratë për shtyp përmes Sekretarit Organizativ të saj, Z.Redi Ramaj i cili ka thënë se AK ka nisur vendosjen e kontakteve me kompaninë Norvegjeze “Petrolium Geo Services” me qendër në Oslo, kompani kjo e cila është kontraktuar nga qeveria e Athinës për të kërkuar naftë në ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë.

“Aleanca KuqeZi ka marrë vendimin që të kontaktojë me kompaninë në fjalë pas vendimit të qeverisë greke për të mos respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese datë 15.04.2010, e cila e shpall të pavlefshme marrëveshjen e detare mes Shqipërise dhe Greqisë.

Kjo nismë e Aleancës KuqeZi synon që të informojë kompaninë norvegjeze mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe t’i kërkojë asaj mos zbatimin e urdhrave shoviniste greke për të kërkuar naftë në ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë.

Kompania “Petrolium Geo Services” e themeluar në vitin 1991 në Oslo të Norvegjisë duhet të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, ose në të kundërt Aleanca KuqeZi do të ndërmarrë të gjitha hapat ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare për të ndaluar aktivitetin anti-ligjor të qeverisë së Athinës, por jo më pak dhe të kompanisë novegjeze.

Shtetasi Sali Berisha duhet ta ketë të qartë që Shqipëria nuk është han me porta të hapura ku politikat anti-shqiptare të miqve të tij në Athinë të implementohen pa problem dhe në kundërshtim me vendimet e institucioneve kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Nëse Sali Berisha ka vendosur që në këtë 100 vjetor të shesë dhe rishesë integritetin territorial dhe dinjitetin e shqiptarëve ne i themi se nuk do t’ia dalë. Aleanca KuqeZi ashtu sikundër bëri ditën e hënë në Sarandë do të vazhdojë të mbrojë territorin dhe kufijtë e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Atdheu është i shqiptarëve dhe jo i tradhtarëve dhe shqiptarët do t’i dalin zot tokës së tyre”, deklaroi Ramaj.

5 KOMENTE

Agimi

13/11/2012

arrow

Lufta kryesisht duhet bere pa meshire ndaj tradhetarit te pa moral Sali Berisha i cili po e perdor territorin e Shqiperise si bahcen e vet ne Vucodoll

Durro Stafaj

13/11/2012

arrow

A ku esht burr. T’na fal zoti qe kemi nji njerri qe i del serbet edhe grek ball per bal si burr.

PO te fillojn cpimet ne detin JON…. thuj lamtumir turzimin ne shqiperri, detin to ta kemi me pislliqe. Rritja e kancerit do ritet nga kemikalet ne det.

Ton Pjetri

13/11/2012

arrow

Shtetasi tradhtare Sali Berisha do duhej te japin doreheçje,por ai eshte burracak dhe nuk jep dorheçje,dorehejen e ti duhet ta kerkoje gjykata,partite politike, populli dhe vete Presedenti i RRepublikes,per ket tradhti çe i beri kombit shqiptare duhet ti jepet denimi me i rende çe egziston.

Burimi

14/11/2012

arrow

Po ku eshte prisedenti I republikes! Ku eshte kamadanti I forcave te armatosura,ku eshte ministri I mbrojtjes ! Territori I shtetit te cilin e udheheqine eshte ne rrezike ! Ku gjinden keta “persona ” ne gjume apo cka !
Si lejon klasa intelektuale qe kjo te ndodhe! Populli te udheheqet nga keta njerz! Shqipetare Çohuni ne Kembe mbrojeni token tone !!!!

! KoSoVaRi !

14/11/2012

arrow

Ju Lumte Bre Aleanca Kuq e Zi! se veq ju jeni duke i dal zot ketij vendi.
A Thu bre do ta ribashkojm shqiperin etnike me patriot shqiptar me zemer qe jan:
Aleanca Kuq e Zi & Lëvizja Vetëvendosje!.
Rrnofshit o bijte e shqipes,mos harroni qe populli ketej kufirit dhe matane kufirit ju dojn me shume se sa keta qe jan ne krye te vendit,e kur te vjen puna me u ngirt ne protesta nuk dalin shumica e popullit shtrohet pyetja pse ?
Sepse Shtetasi Sali Berisha e Hashim Thaqi,kan vendos diktatur te tmerrshme me te rrezikshme se sa enver hoxha.
Un jam nga kosova,dhe e shoh qfare diktature po ban hashimi ndaj popullit te vet,para popullit te vet behet tiger e para nderkombetareve behet pule e urt qe zeri nuk i ndegjohet aspak.
O Ishalla don zoti Qe Aleanca Kuq e Zi e Levizja Vetevendosje! te marrin pushtetin sa me shpejt ne dore,e ta realizojn enderren ton shekullore 100 vjeqare,se boll kemi qene te ndare e te perqare,se paku njehere te bahet mire bre.
Ju keni mbet shpresa e vetme e ketij populli AK & LVV.
Rrespekt per et gjithe shqiptaret qe kontribojne,per qeshtjen e atdheut.
Rrnofshin patriotet shqiptar qe jan me zemer,e poshte tradhetaret e kombit.
Rrnoft Shqiperia Etnike.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen