ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK Itali denoncon keqtrajtimin e udhëtarëve shqiptarë nëpër portet italiane dhe shurdhërinë e institucioneve shqiptare!

Brindisi, 2012/03/03

BBC Raporton keqtrajtimin e udhëtarëve shqiptarë

Në një letër drejtuar Autoritetit Portual dhe po ashtu dërguar për informacion Konsullatës se Shqipërisë në Itali, Riccardo Rossi i levizjes “Brindisi Bene Comune” denoncon trajtimin e keq, gati në kufi mbi racizmin, qe i rezervohet pasagjerëve shqiptarë në tranzit për dhe nga Shqipëria të detyruar të mbeten në shesh të hapur në terminalin Morena Kosta ,edhe në kushtet e te ftohtit ekstrem.
Kjo ndodh thjesht për shkak se pasagjerët shqiptarë jane të zones “jo-Shengen” dhe nuk lejohen të përdorin Terminalet e tjere si udhëtaret grekë.
Riccardo Rossi shpreh indinjaten e tij në trajtimin e grupeve në tranzit, natyrisht, të perbëra edhe nga gratë, të moshuarit, fëmijët me aftësi të kufizuara dhe kjo ndodh ne indiferencen totale te Autoritetit Portual, i cili deri tani ka lejuar qe situata te perseritet.
Për kete arsye kjo leter iu drejtohet për të kërkuar veprim urgjent,duke shpresuar gjithashtu ne përfshirjen e autoriteteve shqiptare dhe italiane konsullore , për të hequr cdo arsye, në qoftë se ka pasur, e cila ka parandaluar përdorimin e terminalit të pasagjerëve edhe nga qytetarët Extra-Shengen.
Më poshtë është letra e plotë dërguar në Autoritetin Portual të Brindizit, Bari dhe Konsullit te Përgjithshëm, dhe organeve te informacionit

Terminali i pasagjerëve në Kosta Morena
Pas një ftese nga disa operatorëve portuale gjatë një konference – debat të organizuar nga lëvizja për çështjet e portit “Brindisi Bene Comune”, ne kemi vërejtur kushte te privimit ekstreme dhe neglizhence ne te cilat janë të detyruar te qendrojne udhëtarët në tranzit nga porti i Brindizit.
Ne ju informojme se në natën e 27 shkurtit , një grup prej rreth 300 pasagjerë te zbarkuar nga trageti qe hyri nga Vlora (Shqipëri), ishte i vendosur për rreth 3 orë në shesh të hapur, në terminalin Kosta Morena , i cili eshte i rezervuar për pasagjeret jo-Shengen .Kjo në një nga netët më të ftohta në këtë dimër të vështirë, me temperatura afër zero gradë, ndërsa deti frynte një erë të fortë drejt veriut.
Grupi, i përbërë pothuajse ekskluzivisht prej familjeve në tranzit, qe jane përfaqësuesit e vetëm te turistëve qe ka mbetur në qytet ,me nje prezence te vazhdueshme gjatë gjithë vitit, ishin, si ju mund të imagjinoni gra, fëmijë, të moshuar dhe madje edhe një invalid i cili levizte vetem me karroce.
E pashpjegueshme me fjale ishte gjendja e këtyre njerëzve dhe vetëm një vetë-kontroll i forte ka penguar qe te ndodhin gjeste ekstreme . E madhe ishte keqardhja jone ,per me teper sepse çdo gjë po ndodhte, ndërkohë që një terminal i rezervuar për rrjedhën e udhëtarëve nga Greqia, e cila aktualisht i mungon , i mbuluar e i mbyllur ,fare prane ishte krejtësisht bosh , shkak(respektimi i Traktatit Shengen).
Pavarësisht nga trajtimi për të thënë jo human ,aspak miqësor ,gati racist, rezervohet për pasagjerët shqiptarë, ne ju kërkojmë të ndërhyjni urgjentisht me të gjitha menyrat e lejuara, dhe ne gjithashtu shpresojme ne interesimin e autoriteteve konsullore shqiptare dhe italiane te cilat po lexojnë një kopje te kesaj letre, për të hequr çdo pengesë, nëse ka, që pengon përdorimin ie terminalit të pasagjerëve, edhe nga udhetaret e zones jo-Shengen .
Ne pritje për të dëgjuar nga ju së shpejti lajme më inkurajues për këtë histori të trishtuar, unë ju përshëndes përzemërsisht.

Riccardo Rossi “Brindisi Bene Comune”

2 KOMENTE

ferderova

07/03/2012

arrow

e se pas 21 vjetesh -flm….
NJE ZE JOOOO ,NE SHKRETETIRE!

hari

07/03/2012

arrow

Persa i perket keqe trajtimit te shqipetareve ne kete e kemi verejtyr ne te gjitha drejtimet ne te gjithe europen sepse ne nuk kemi shtete , kujte ti drejtohet nje shqipetar kur ne shume vende te europes te drejtat me elemetare i shkelin me ne , une kame kostatuar se dhe me vendet afrikane nuk ja mbane ti shkelin te drejtat e njeriut , me ne po , dhe kame shume fakte nuk di nga ti a nise Deri para se te vinte per vizite per here te pare berisha ne Zvicer si presidente shqipetaret trajtoheshin si te gjithe te tjeret mbase ardhjes se tije vetem shqipetaret u rrifshin si kafshe ne mese te rruges nuk ndodhte kjo me te huajte e tjere si i shkelshin kaqe hapur te drejtat njeriut zvicerianet me shqipetaret si nuk kishin ma frike qe mbase ardhjes se berishes , si duket ky i dha ndonje leje . Shqipetari nuk ka dinjitet neper europe se ska shtet politikanet tane sillen si servila ose me thane ma drejte si kurva para tyre . Te shohim shohim shqipetaret para te gjithe gjykatave europiane per te njejten veper penale qe munde te boje kushdo qofte , shqipetari denohet dy a tre here me teper pse ndodhe kjo . Ne cfare do qofte konfrontimi me policine dhe per i kontroll patente apo pashaporte ne verejme se si duan te na poshterojne , na kane bo ne se kure ja kalojme romunve , serbeve , hungarezeve , cekeve , rusve , gjermanve , francezve , italianeve , per kurvellik , Si do qe faktori social pati efektet e veta prape keta nuk na vine ke thoji neve per moral , po kete peshqesh e kemi nga lobi grek e serbe qe jane shume te fote dhe kane punuar shume me na deskritituar neper europe , me qindra serbe , romune , zezake dalin prosituta si permendendin medjat na i here nji jevge shqipetar me dale nami bohet neper medja ca do me thane kjo ? SE NE SKEMI SHTETE QE TI KUNDERVIHET PER TE MBEROJTUR DINJITETIN TONE PRANDAJ KEMI MESU KESHTU . Me nderim e respekte , ka ardhe dita me filu kete lufte per mberojtjen e dinjitetit te kombit tone ne te gjitha drejtimet me force e me dinjitet mjafte ma ky imazhe i servirur nga hasmit tane neper europe duhet te ndalet dhe te riparohet sa me shpejte se na ka kushtuar shume ne planin politik kombetar .

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen