ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK HOMAZHE NË NDERIM TË JETËS SË PISHTARIT TË DEMOKRACISË LIRAK BEJKO.

Tiranё – Aleanca KuqeZi ka zhvilluar homazhe në nderim të ish të përndjekurit, ish grevistit të urisë, pishtarit të demokracisë Lirak Bejko, i cili humbi jetën pas plagëve të marra nga akti i vetëflijimit gjatë grevës së urisë në kërkim të drejtave të mohuara të tij.  Kryetari i Aleancës KuqeZi Z.Kreshnik Spahiu i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm dhe shumë përfaqësues të tjerë të AK kanë kryer homazhe pranë trupit të pajetë të Lirak Bejkos i vendosur pranë Insititutit të ish të përndjekurve politikё. Në mesazhin e tij kryetari i Aleancës KuqeZi Z.Kreshnik Spahiu e ka cilësuar vdekjen e Lirak Bejkos si një humbje të madhe për kombin shqiptar dhe Shqipërinë.

“Sot ne kemi humbur një njeri të mrekullueshëm. Sot Shqipëria ka një pishtar demokracie më pak. Në 100 vite pavarësi Shqipëria nuk kishte njohur kurrë një vdekje të tillë. Liraku është pishtar, i cili nuk do të shuhet në zemrat e shqiptarëve dhe ne shpresojmë që në ndërgjegjien e popullit dhe kombit shqiptarë të ketë mbetur pak ndjenjë reagimi për të kundërshtuar me çdo kusht një regjim që vret”, deklaroi kryetari i AK Z.Kreshnik Spahiu.

Më tej Z.Spahiu deklaroi se për vite me radhë nën sistemin diktatorial njerëzit vriteshin nëpër burgje, ndërsa sot vriten në mes te bulevardit dhe ditës. Liraku dhe mijëra shokë të tij ishin disidentet e një regjimi politik që mesa duket ende nuk është rrëzuar dhe çrrënjosur totalisht nga themelet e tij ogurzeza.

“Për vite me radhë ky njeri që sot drejton partinë demokratike drejtoi partinë komuniste e ndërkohë sot drejton partinë-shtet, e cila shqiptarët po i vret. Ka ardhur koha që shtetasi Sali berisha të marrë përgjigjien e merituar dhe atë do t’ia japë populli masivisht”, deklaroi kryetari i Aleancës KuqeZi Z.Kreshnik Spahiu.

Përfaqësues të Aleancës KuqeZi vendosën kurora pranë të ndjerit Lirak Bejko dhe i shprehën ngushëllimet familjarëve, të afërmve dhe miqve të njeriut që u vetësakfrifikua për një kauzë, e cila ka hasur vetëm shurdhërinë e shtetasit Sali Berisha.

2 KOMENTE

Fatijon

07/11/2012

arrow

Nje vrasje e turpshme e ber nga nje shtet i papergjegjshem!
Nje deshmor me shume,qe meriton nderim nga ç’do shqiptar.
Nje akuze e madhe per politiken shqiptare.
Nje kemban e forte per veshet e shurdherta.
Nje thirrje per ndryshim te menjehershme.,…

topalli petro

07/11/2012

arrow

kjo qeveri e pa skrupull qe sote po drejton vendin me votat e vjedhura shpejte do te marre funde 2013 do ti jape pergjigjen e merituar . dhe antishqiptarit qe me fytyren e nje nje shiptari te devotshem do ti pergjigjet shume shpejte
njeriut qe po vrete akoma bashkekombasit e tije si ne regjimin komuniste ne vitet 97 me anijen dhe sote me grevistet e urise

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen