ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK, Fier: Flamur KuqeZi ne çdo dritare

FIER – Aleanca KuqeZi ka zhvilluar një tubim në qendër të qytetit të Fierit nga ku ka nisur fushatën kombëtare “Një flamur për çdo dritare” me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë. Me qindra aktivistë, mbështetës dhe qytetarë të Fierit u bashkuan më nismën e Aleancës KuqeZi e cila ka si synim kryesor të saj lartësimin e vlerave dhe simboleve kombëtare në 100 vjetorin e pavarësisë.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës KuqeZi Z.Mylsim Pashaj ka mbajtur një kumtesë me rastin e nisjes së fushatës së Aleancës KuqeZi ku i ka bërë apel mbarë shqiptarëve që me 28 Nëntor të bashkohen të gjithë në kufirin Shqipëri-Shqipëri për të festuar mes shqiptarëve.

“Fushata jonë është në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë dhe do të shtrihet në të gjithë qytetet shqiptare për finalizuar mbi valëvitjen e dhjetë milionë flamujve shqiptarë deri me 28 Nëntor. Më 28 Nëntor të gjithë duhet të bashkohemi në kufirin Shqipëri-Shqipëri në Morinë për të kremtuar 100 vitet e pavarësisë mes shqiptarëve dhe me shqiptarët”.

Fushata e Aleancës KuqeZi “Një flamur për çdo dritare” ka nisur me qytetin e Fierit dhe do të shtrihet në çdo qytet. Mbështetja e qytetarëve në këtë nisëm patriotike ka qene maksimale në qytetin e parë ku u prezantua.

NJË KOMENT

arrow

レイバン ウェイファーラー…

AK, Fier: Flamur KuqeZi ne çdo dritare | AleancaKuqeZi.al – Zoti është i pari, Shqipëria mbi të gjitha…

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen