ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK – Deklarata per procesin e zgjedhjes se Presidentit te Republikes

ak

Të hënën në Kuvend hapet sipari i turpshëm i raundit të katërt të një farse të vërtetë që ndodh vetëm në vende si Shqipëria. Si gjithmonë politika shqiptare në konfliktin e saj të njohur nuk ishte në gjëndje të çpolitizonte procesin e zgjedhjes së Presidentit. Shqiptarët prisnin, që figura të njohura kandidatësh për President, të propozuara nga të dy palët, te dilnin në skenën e garës muaj me parë, që të njiheshin dhe të diskutoheshin në mbarë opinionin publik.

E kundërta ndodhi:

Skenarët e netëve diabolike do të sillnin këtë produkt pa produkt, ku të tre raundet e kësaj komedie, u përcollën me aq shumë zhurme, me përbetime për proces të munguar , për njëanshmëri, në një konsumim total të fjalës “konsensus” që fatkeqesisht është e huaj për politikën shqiptare.

Zhurmënaja mediatike, urija e një turme të tërë analistësh, në vend që të vinin gishtin mbi plagë, u bënë edhe më shumë transmetues të kësaj fantazme nga Mazhoranca tek Opozita, me qellimin e vetem, qe populli te harronte krizën e thelle ekonomike dhe morale qe ka mberthyer vendin.

Populli pret Presidentin konsensual, Brukseli po ashtu, kurse ne parlament edhe një emër që afishohet, e për të cilin përbetohen se eshte kandidati ideal, nuk propozohet as zyrtarisht. Kjo nuk eshte vetem fyerje per kandidatin por mbi te gjitha eshte tallje me popullin.

Aleanca Kuq e Zi që në krye të herës ka bërë të qartë se nuk mund të ketë zgjidhje konsensuale , derisa fillimi i këtij procesi ka qënë poshtërues ndaj Kushetutës dhe dinjitetit të demokracisë shqiptare që s’u arrit kurrë. Urrejtja dhe papajtueshmeria që kanë të dy partitë e mëdha ndaj njëra-tjetrës, është duke e infektuar gjithë shoqërinë e sotme shqiptare.

Në demokracinë shqiptare populli ka ngelur në skajin më të largët, dhe ndërkaq , në papërfilljen e tij të plotë, një kleptokraci autokratike ka shtënë në duar politikën.

Populli ynë që pret me padurim marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian duhet të ndëshkojë me votën e tij demokratike pengimin e vetëdijshëm të progresit politik, ekonomik dhe shoqëror të vendit.

NJË KOMENT

fede

12/06/2012

arrow

NO COMENT…
SA ZYLO DO BIEN AKOMA?
SHKELQIMI DHE MJERIMI I ZYLOS…NE FB JU AFROJME KETE FAQE ..HAHAHA
SHKELQIMI MJERAN!
lerini bastardet po dilni zot NANES!

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen