ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: DALJA NGA KRIZA NËPËRMJET NACIONALIZMIT EKONOMIK

Programi Ekonomik 3

Aleanca KuqeZi shpalli vizionin e saj “Drejtë një tregu të përbashkët mbarëshqiptarë”, pjesë e të cilës ishin specialistë të sektorit të ekonomisë, financave dhe strategjive zhvëllimore. Në këtë tryezë u disktua mbi programin e Aleancës KuqeZi dhe se si kjo lëvizje politike i ka ndertuar shtyllat e programit ekonomik qeverisës. Tryeza nisi me fjalën hyrëse të Z.Dashamir Uruçi I cili prezantoi pikërisht vizionin kuqezi të rimëkëmbjes së ekonomisë shqiptare dhe aspektet teknike të fuqizimit të tregut vendas dhe atij rajonal duke e kthyer vendin tonë fuqi potenciale rajonale si dhe duke mbështetur fuqimisht zhvillimin e tregut të Kosovës. Unifikimi I politikave eknomike dhe integrimi ekonomik Shqipëri-Kosovë ishte një tjetër pikë e rëndësishme që u diskutua në tryezen e Aleancës KuqeZi.
Gjatë fjalës së tij Kryetari I Aleancës KuqeZi Z.Kreshnik Spahiu u ndal në disa pika të rëndësishme të programit dhe vizionit kuqezi për ekonominë shqiptare. Z.Spahiu vuri theksin tek riindustrializimi dhe strategjia e rimëkëmbjes ekonomike mbarëkombëtare e cila bazohet në udhën e re, ose sikundër njihet ne sektorin ekonomik “rruga e tretë”. “Rruga e tretë është kundër socializmit ndërkombëtar dhe kapitalizmit liberal. Në “rrugën e tretë”, shteti duhët të luajë një rol aktiv në ndërmjetësimin midis klasave, të inkurajojë arritjen e fitimeve private dhe ofrojë shumë nxitje ndaj bizneseve, por kërkon gjithashtu që si shpërblim i gjithë aktiviteti ekonomik t’I shërbejë interesit kombëtar” – delaroi Kryetari I Aleancës Kuqezi Z.Kreshnik Spahiu.
Duke u ndalur më tej në detajet teknike të programit të Aleancës KuqeZi Z.Spahiu u shpreh se “Këtë system ekonomik Aleanca KuqeZi do të zbatojë me ardhjen e saj në pushtet për rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare me qëllim rritjen e pasurisë dhe mirëqënies kombëtare, nëpërmjet ndërhyrjeve qeveritare në ekonomi, duke ndryshuar strukturën e ekonomisë shqiptare dhe aftësimin për sfidat e shekullit të XXI, duke e kthyer në ekonomi eksporti, duke mundësuar kthimin e emigrantëve dhe duke unifikuar realisht tregun kombëtar Shqipëri, Kosove, Maqedoni dhe Mali I Zi” – deklaroi Spahiu.

Z.Spahiu bëri të ditur përpara ekspertëve dhe profesionistëve të pranishëm në tryezë se Aleanca KuqeZi do të ngrejë institucionin teknik “Bordi i Inteligjencës Ekonomike” i cili do të menaxhojë programin eknomik stratëgjik dhe që do të jetë i përbërë nga ekspertë profesionistë vendas dhe themelet e para për këtë institucion tashmë kanë nisur.
Bursa e Tiranës deklaroi Kreshnik Spahiu do të jetë një detyrë immediate e qeverisë së aradhshme vijoi Spahiu, pasi mungesa e kësaj bursë ka sjelle dhe mungesën e kapitalit të madh. “Bursa është parlamenti i ekonomisë dhe zemra e kapitalizmi, vetëm nëpërmjet bursës do të arrihet që populli të jetë aksioner i pasurive kombëtare, vetëm nëpërmjet bursës do të konsolidohet ekonomia e të gjitha trojeve shqiptare dhe do të rritet interesi për investimet e brendshme në koorporatat e medha” deklaroi Spahiu.
“Ky është nje revolucion ekonomik mbarëkombtar që ne do ta jetëzojmë sapo të ndryshojm regjimin politik. Shqipëria është një vend i varfër sepse drejtohet nga mendje të varfëra. Ky vend po kthehet në një shkretëtirë afgane nga këta politikanë talebanë. Aleanca KuqeZi do ta ndryshojë këtë realitet për të gjithë popullin shqiptarë” e mbylli fjalën e tij Kryetari I Aleancës KuqeZi Z.Kreshnik Spahiu.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen