ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK denoncon skandalin: Shifrat e etnisë dhe fesë po manipulohen në Greqi

redi

Aleanca KuqeZi është përpara opinionit publik për të disatën herë për të denoncuar skandalin me të madh politik dhe ekonomik të qeverisë. Mbushen sot plot 6 muaj nga përfundimi i procesit të regjistrimit të popullisë, aq shumë të trumbetuar nga qeveria Berisha dhe Genc Pollo si “CENSUS”, dhe shqiptarët ende nuk kanë parë asnjë shifër zyrtare sa i përket etnisë dhe fesë.
Aleanca KuqeZi kundërshtoi me forcë dhe në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë pikërisht këto dy pyetje të “censusit”, sepse NE e dinim që qeveria do t’i manipulonte shifrat zyrtare të pakicave etnike dhe të dhënat për komunitetet fetare si rrjedhojë e marrëveshjeve të fshehta dhe direktivave të Athinës zyrtare.
Sot, pasi kanë kaluar gjashtë muaj, shqiptarët ende nuk kanë asnjë informacion zyrtar për këto dy pyetje, sepse Athina po mban peng saktësinë e të dhenave dhe po nënshtron qeverinë shqiptare me shpresë manipulimi sipas interesave helene. Qeveria shqiptare ka dërguar drejt Athinës raportin zyrtar të të dhënave dhe është në pritje të direktivave helene për të t’i publikuar të dhënat e deformuara përpara kombit tonë.
Aleanca KuqeZi i bën thirrje qeverisë dhe kryeministrit të Shqipërisë dhe jo të shqiptarëve, që të publikojë sa më parë të dhënat zyrtare të “censusit” për etninë dhe fenë në zbatim të ligjit dhe afateve të përcaktuara prej tij për procesin e regjistrimit të popullsisë. Sot pas 6 muajsh Greqia nuk pranon të miratojë të dhënat e censusit për shkak se shqiptarët iu përgjigjën pozitivisht thirrjes së Aleancës KuqeZi për mosplotësimin e kushteve helene, përkatësisht pyetjes për etninë dhe fenë në “census”.
Aleanca KuqeZi i bën thirrje qeverisë Berisha që të publikojë sa më parë të dhënat zyrtare të “censusit” si dhe të shpjegojë arsyet e mospublikimit të deritanishëm e cila ka sjellë shkelje të afateve të përcaktuara në ligj. Alenca KuqeZi kërkon që qeveria të bëjë transparencë për të gjithë procesin e “censusit”, për të cilin u shpenzuan plot 14 milion euro, vetëm për t’i plotësuar haraçet Athinës Zyrtare.
Aleanca KuqeZi falënderon edhe njëherë mbarë popullin shqiptar, i cili refuzoi masivisht përgjigjen e pyetjes për etninë dhe fenë, duke e vënë qeverinë dhe diplomacinë shqiptare me shpatulla pas murit për shkak të moszbatimit me rigorozitet të kushtit të 13 të Athinës. “Censusi” u kundërshtua masivisht nga shqiptarët, por nga ana tjetër të gjithë jemi dëshmitarë të reagimit të Athinës ndaj shifrave për etninë dhe fenë. Qeveria Berisha tregoi për të disatën herë, se është e aftë të pranojë çdo pazar dhe marrëveshje të fshehtë që dëmton kombin shqiptar dhe përmbush direktivat antikombëtare të fqinjëve tanë.

Aleanca KuqeZi

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen