ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: Censusi deshtoi, Berisha provoi qe eshte i kapuar nga haraci i Athines

Rezar Balla, Aleanca KuqeZiAleanca KuqeZi ka protestuar gjatë ditë së sotme në dyert e Institutit të Statistikave për mashtrimin që ky institucion nën diktimin e shtetasit Sali Berisha mashtroi mbarë popullin shqiptarë me procesin e regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.

“Pritëm përgjatë gjithë ditës së djeshme që Instati I Berishës të publikonte shifrat zyrtare të regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare duke qenë se dje u mbushën plot 365 ditë, pra një vit dhe sipas afatit ligjor INSTAT duhej të publikonte të dhënat e censusit. Kjo nuk ndodhi dhe kjo është prova më e qartë që “Censusi” i diktuar nga Athina zyrtare dështoi dhe që Sali Berisha është i marrë peng nga Athina zyrtare e cila ka bllokuar shifrat e regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare sepse është e pa kënaqur nga 0.2% i minoritetit të saj në Shqipëri” deklaroi Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në Aleancën KuqeZi Z.Rezar Balla

Më tej Balla deklaroi se “censusi” dështoi falë mbështetjes masive që populli i dha Aleancës KuqeZi në betejën e saj për të kundërshtuar një regjistrim të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare sipas direktivave të Athinës e cila e kushtëzio kryeministrin e Shqipërisë dhe jo të shqiptarëve me rrugën drejtë Bashkimit Europian.

“Sali Berisha po fsheh shifrat zyrtare të “censusit”. E kemi dëgjuar atë të flasë për shifrat e sektorit të ndërtimit, të bujqësisë, të papunësisë por kurrë ai nuk ka prezantuar asnjë detaj mbi shifrat e regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Ky proces dështoi sepse 71% e popullsisë besoi Aleancën KuqeZi në betejën e saj të certifikuar edhe nga Gjykata Kushtetuese, dështoi sepse Sali Berisha nuk ja doli që të rriste arfifircialisht minoritetin grek në Shqipëri” deklaroi Rezar Balla.

Alenca KuqeZi para një viti denoncoi procesin e regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare si anti ligjor dhe një proces që u diktua nga Athina. Sali Berisha tentoi t’i bënte shqiptarëve dhuratën më të keqe për 100 vjetorin e pavarësisë të rriste në mënyre fiktive minoritetin grek në shqipëri, tentoi të shiste kufijtë në jug të vendit por nuk ja doli, nuk ja doli sepse Aleanca KuqeZi doli në krah të kombit shqiptarë me denoncime masive të vendimmarrjeve anti-shqiptare të shtetasit Sali Berisha përfundoi Sekretari I Marrëdhenive me Publikun në Aleancën KuqeZi Rezar Balla.

2 KOMENTE

Jonid Sula

02/10/2012

arrow

Aleanca Kuq e Zi e vetmja alternative dhe shprese per shqiptaret

fatjon

02/10/2012

arrow

Ishalla jeni ju A.K ata qe te udheheqni shqiperin, sepse tek ju edhe zoti KRESHNIK kam vetem besim, se saliu po na digjeneron si komb, ashtu si beri dhe fatosi, dhe iliri, njerezit me te keq qe kan kaluar ne historin e kombit ton, jan te shitur ne athin, e cila po na shkaterron historin, se e dieg nga brernda qe ILIRET jemi ne, se ata jan te gjith te ardhur ne ballkan nga lindja e mesme;

Nje filozof ka then po do te shkaterrosh nje komb prishi historin dhe lere, sepse shkaterrohet vet pastaj.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen