ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: BERISHA VJEDH NISMËN E KUQEZINJVE “NJË FLAMUR PËR ÇDO DRITARE”.

Tiranë – Aleanca KuqeZi reagon ndaj deklaratave të Kryeministrit Sali Berisha të bëra në mbledhjen e komitetit ndërministror për festimet e 100 vjetorit të pavarësisë. Aleanca KuqeZi deklaron se Sali Berisha po vjedh iniciativat e kuqezinjve kur i referohet nismës “Një flamur për çdo dritare”. Aleanca KuqeZi i kujton mbarë opinionit publik së ka qenë kjo lëvizje, e cila me 26 nëntor të vitit 2011 e ka prezantuar këtë nismë në qytetin e Vlorës me rastin e 99 vjetorit të pavarësisë me premtimin e shtrirjes së saj në çdo qytetet shqiptar. Të gjithë janë dëshmitarë të zbatimit të kësaj nisme nga Aleanca KuqeZi në shumë qytete shqiptare duke nisur nga Vlora, Durrësi, Fieri, Peja, Shkupi dhe shumë qytete të tjera etnike shqiptare. Aleanca KuqeZi i bën thirrje shtetasit Sali Berisha të mos kopjojë dhe vjedhë nismat e kuqezinjve dhe të njohë autorësinë e nismave që kanë për qëllim ngritjen dhe lartësimin e simboleve kombëtare. Për Aleancën KuqeZi bashkimi i forcave të tjera politike në nismën “Një flamur për çdo dritare” nuk përbën asnjë problem vetëm nëse subjektet politike dhe partiake zotohen të mos përdorin flamujt e tyre politikё apo të bashkëpunëtorëve të tyre të ngushtë të qarqeve antikombëtare dhe antishqiptare. Aleanca KuqeZi jo më larg se pak ditë më parë protestoi në zonën e Këlcyrës edhe për mos përdorimin e flamurit të Greqisë në territorin e Republikës së Shqipërisë për festat kombëtare dhe çlirimtare të shtetit helen. Kryeministri Berisha përpara së të flasë për flamurin kombëtar në çdo dritare shqiptare të reagojë dhe kundërshtojë ngritjen me të gjithë simbolikat dhe traditat të flamurit të Greqisë në territore tërësisht dhe etnikisht shqiptare. Sali Berisha po tregon së është një politikan i konsumuar në ide kombëtare dhe politike. Aleanca KuqeZi i bën apel Sali Berishës që të mos e mbajё flamurin serb në sepete por të distancohet nga çdo marrëveshje që i lejon vendet që kanë kryer gjenocide nda kombit shqiptar të përdorin pa u cёnuar simbolet e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen