ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: BERISHA NË DELIR, KËRKON 1 PASAPORTË DHE 2 KOMBËTARE FUTBOLLI

Tiranё – Shqiptarët tashmë janë bërë dëshmitarë të deklaratave internacionaliste të shtetasit Sali Berisha, i cili një vit më parë nuk la gjë pa nxjerrё nga goja kundër aksioneve nacionaliste dhe patriotike të Aleancës Kuq e Zi duke lëshuar epitete nga më të ndryshmet dhe aspak etike.

Sot të gjithë ne kemi parë dhe dëgjuar që shtetasi Sali Berisha ndërroi kursin e tij politik dhe nisi deklaratat nacionalistë, sikundër ishte deklarata për “pasaportën shqiptare”, nismë dhe kjo e Aleancës Kuq  e Zi e prezantuar një vit më parë si aksion i kuqezinjve “Një komb, Një pasaportë”.

Pak ditë më parë Federata Botërore e Futbollit, FIFA, mori vendimin që kombëtarja e Kosovës të lejohet të luajë ndeshje miqësore me kombëtaret e vendeve të tjera, një akt ky i përshëndëtur me shume emocione nga shtetasi Sali Berisha, i cili pati deklaruar se mezi pret të shohё përballjen e parë të kombëtares së Kosovës së bashku më shumë tifoza kuqezi.

Parimi “Njё komb, Njё kombёtare” është shkërmoqur nga zelli Berishian per ta ndarё pёrfaqёsuesen tonё te futbollit dhe largimin e futbollistёve më të spikatur nga fanella kuqezi.

Si mundet që shtetasi Sali Berisha në të njëjtën kohë kërkon të unifikojë pasaportat e kombit shqiptar për bashkëkombasit dhe nga ana tjetër përshëndët një vendim të FIFA, pasoja e të cilit do të ndihet menjëherë tek kombtarja aktuale e Shqipërisë, pasi shumë lojtarë janë shqiptarë nga Kosova, të cilët kanë deklaruar se me krijimn e kombëtares së Kosovës do të largohen drejt saj.

Aleanca Kuq e Zi ka qenë dhe do të mbetet partizane e unifikimit jo vetëm të pasaportave për bashkëkombasit shqiptarë në Kosovë, por për të gjitha fushat e mundshme të jetës sociale, kulturore, ekonomike, universitare me qëllim bashkimin e munguar të shqiptarëvë të copëtuar.

Aleanca Kuq e Zi ka kërkuar muaj më parë nga të dyja federatat shqiptare të futbollit në Shqipëri dhe Kosovë unifikimin e kampionateve të futbollit ndёrsa shtetasi Berisha përshëndët ndarjen zyrtare të spektrit të sportit dhe kulturës mes dy Shqipërive. Sigurisht shtetasi Berisha kerkon te jetё i pari në fshatin e tij dhe po rrënon fushat e futbollit në pallate, ligёn e futbollit në vatër bastesh dhe korrupsioni si dhe ndarjen e kombëtares kuqezi në ndasi mes dy shteteve shqiptare.

 

NJË KOMENT

Armando

20/02/2013

arrow

Anonime 2:33 Ta stihia ta vriamke sta episima apotelesmata ti kendrikis eklogikis epitropis.Tora an esi den theoris vorioipirotes aftous pou den katikoun ston steno horo Argirokastro Agioi Saranda tote gia pes mas esi pou tis vrikes tis 300000?Anonime4:55 Ponese para poli i parousia tis kirias Gianakou eeeeeeee…..Esis pou katigorite to Ntoule oti onomazi tous alous prodotes de distazete na amfizvitisete ta patriotika estimata tis kirias Gianakou.Voleftite eki me tous zisides pou den tous kseri oute i mana tous ke poli sas ine edo pou ta leme ohi oti sas kseri esas me tis 4000 psifous pou pirate stis prosfates topikes ekloges.Tha prepi na iste efharistimeni pou sas kseri o thios Sali….

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen