ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: BERISHA MASHTRON KAVAJËN PREJ TRE VITESH ME INFRASTRUKTURËN

Kavajë – Aleanca Kuq e Zi ka vijuar inaugurimin e mashtrimeve të shtetasit Sali Berisha në sektorin e infrastrukturës publike. Mëngjesin e ditës së diel dhjetra aktivistë të Aleancës Kuq e Zi kanë bllokuar aksin kombëtar Kavajë-Rrogozhinë, i cili prej tre vitesh ende nuk ka përfunduar megjithëse premtimi për mbarimin e këtij aksi është premtuar dhjetra herë. Aktivistët e Aleancës Kuq e Zi kanë prerë shiritin e inaugurimit në shenjë proteste ndaj premtimeve të pambajtura të shtetasit Sali Berisha, i cili drejton qeverinë e Shqipërisë dhe jo të shqiptarëve. Drejtues të Aleancës Kuq e Zi gjatë prononcimit për mediat deklaruan se shtetasi Sali Berisha ka mashtruar për tre vite me radhë qytetarët e Kavajës për infrastrukturën. Ndërkohë që përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi në qytetin e Kavajës janë zotuar se nuk do të lejojnë hyrjen e Sali Berishës në qytetin që për shumë vite me radhë i ka dhënë votën, votë e keqpërdorur vetëm për qëllime elektorale dhe aspak në shërbim të qytetarëve. Gjithashtu përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi deklaruan më tej se “gërshërët e mashtrimeve të Sali Berishës” nuk do të ndalen dhe do denoncojnë çdo rrugë dhe investim të papërfunduar të qeverisë së Sali Berishës në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

“Korridori 8 nuk përfundoi gjatë 18 viteve të fundit pasi Sali Berisha e sabotoi pikërisht ndërtimin e këtij korridori që do t’i sillte Shqipërisë përfitime të rëndësishme”,- deklaruan përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen