ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: Berisha flet përçart, gjaku nuk është ujë

Bathore

TIRANË- Aleanca Kuq e Zi akuzon kreun e qeverisë, Sali Berisha se po përdor identitetin kombëtar për interesa personale.

Sipas AK, Berisha flet përçart kur thotë se kemi lidhje gjaku me turqit.

“Me këto deklarata Berisha kërkon të largojë vëmendjen nga gjendja e vendit, pasi ai harron se jemi në krizë ekonomike”- thuhet në deklaratën e AK. Sipas AK shqiptarët do ta festojnë 100-vjetorin e pavarësisë nga Turqia pa Berishën

Reagimi vjen pas deklaratës së kryeministrit, Berisha në mbledhjen e grupit të PD-së, ku ai ritheksoi lidhjen e fuqishme që shqiptarët kanë me turqit, martesat e shumta të lidhura mes palëve, ku numëroi faktin se atje ndodhen 6 milionë shqiptare dhe akuzoi ata që reaguan kundër duke i cilësuar si patriotë pa atdhe.

Panorama

 

Aleanca Kuq e Zi: Berisha keqpërdor identitetin kombëtar
Aleanca Kuq e Zi ka reaguar të martën ndaj një deklarate të bërë më herët nga kryeministri Berisha për lidhjen mes shqiptarëve dhe turqve.

Sipas AKZ, përmes këtyre deklaratave, kryeministri kërkon të largojë vëmendjen nga problemet e vërteta që ka aktualisht vendi.

“Berisha flet përçart kur thotë se kemi lidhje gjaku me turqit. Me këto deklarata Berisha kërkon të largojë vëmendjen nga gjendja e vendit. Berisha harron se jemi në krizë ekonomike”, kane deklaruar drejtues te Aleances.

Grupimi i drejtuar nga ish-nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu ka nënvizuar se kryeministri Berisha po përdor identitetin kombëtar për interesa personale.

Aleanca ka shtuar më tej, se 100-vjetorin e pavarësisë nga Turqia do ta festojë pa Berishën, por me një delegacion të përbërë nga pasardhësit e presidentit Willson.

“Shqipëria dhe shqiptarët janë simbol i civilizimit perëndimor. Rruga e shqiptarëve do të ecë sipas demokracisë evropiane dhe asaj amerikane”, ka përfunduar Aleanca Kuq e Zi në reagimin e saj.

Top Channel

 

 

NJË KOMENT

Auth

11/12/2012

arrow

Abaz Kupi, Muharrem Bajraktari dhe Bahri Omari jane figura te neekmperbura gjate 50 viteve. Ekziston nje repertor i gjere epitetesh negative te sajuar nga regjimi mbi personazhe te tilla.Mendoj se qellimi kryesor i propozimit te tyre eshte pikerisht persekutimi i padrejte. Ndersa, nga ana tjeter, Nikolle Kae7orri nuk ishte ne listen e zeze te komunizmit, megjithese mbahej ne hijen e kujteses. Njezet vitet e fundit eshte bere mjaft ne funksion te respektimit te plote te kesaj figure te rendesishme. Sikur Leles do t’i interesonte seriozisht objektivizmi atehere duhet t’i shtone listes te pakten edhe emrin e Vehbi Dibres, por duke qene se ai e shikon Evropen permes dritareve te Shen Pjetrit natyrisht qe nuk do te presim me teper. Shtojme ketu edhe faktin komik qe Lela krahason Kadarene me Skenderbeun duke u nisur nga titulli Atlet i Krishtit qe te Kadare shnderrohet ne Eunuk i haremit te rradhes . Nga ana tjeter, ne kete shkrim Xhufi nuk duket i angazhuar fetarishr, porse vahzdon me kokefortesi te mbroje disa mesime historie te shkollave 8-vjee7are te kohes se Xhaxhit. Ai akoma mendon se Shen Naumin ishte thjesht akt tradhetie. Atehere, e7fare duhet te themi per Skederbeun qe tregtoi Krujen tek Napoli apo per nje rroge vjetore disa rrethina te Shkodres tek Venediku? Sikur te mos ishim i vetmi vend i fshatit ballkanik qe nuk guxon akoma te kritikoje heroin kombetar, megjithese jemi vendi qe me shume se te tjeret perjashto Slloveni e Kroaci pretendon se i perket kultures perendimore, Xhufi nuk do te kishte as material racional per t’iu qasur historise ne ate menyre.Une nuk e di te kete ndonje historian italian te niveleve oborrtare , si Xhufi, qe konsideron kalimin e Nices (vendlindja e Garibaldit) dhe Savojes (prejardhja e familjes mbreterore italiane) nen suzerenitetin francez si tradheti e Kavurit, Garibaldit dhe Viktor Emanuelit. Per sa i perket figurave te tjera qe ai promovon duhet thene se e meritojne panteonin mitologjik, edhe pse Vaso Pasha adhurohet tashme prej dekadash: eshte si te thuash Ismail Qemali. Sic duket beu qe nuk i pelqen Xhufi eshte akoma Ahmet Zogu, megjithese ta cilesosh Zogun si osman eshte sikur te thuash se Kadare eshte musliman. Nese e shqetesojne titujt, edhe tek lsita e Xhufit ka nje pasha e nje bej. Dy me te neperkemburit e asaj liste ne te gjitha regjimet jane Hasan Prishtina e Ndre Mjeda, ku i pari, nese nisemi nga perceptimi klasik i shqiptarizmit, perben mbase te vetmin misherim te idealeve shqiptariste tek nje intelektual i atyre viteve.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen