ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: BASHA MERRET ME KANACET QË PËRPUNON KUNATI I TIJ

DSC_7850

AK: HALLI I TIRANËS, KUNATI I BASHËS

AK: METROPOLI SHQIPTAR PA RRUGË,SEMAFORË DHE KANALIZIME

Aktivistë të Aleancës KuqeZi kanë protestuar mëngjesin e të premtes në dyert e Bashkisë së Tiranës ndaj politikave të gabuara që kryebashkiaku Lulzim Basha po ndjek që nga zgjedhja e tij në krye të bashkisë më të madhe në vend.

Dhjetra aktivistë të Aleancës KuqeZi u mblodhën para bashkisë duke i kërkuar kreut të këtij dikasteri të mos merret më kanaçet e romëve, të cilat tanimë i administron kunati i tij, por të merret me problemet kryesore të metropolit shqiptar.

“Si qytetarë të Tiranës kemi ndjekur me shumë vëmendje situatën që krijoi Policia Bashkiake e kryetarit të bashkisë, sigurisht me urdhër të tij, me komunitetin rom dhe mbledhjen e kanaçeve. Aleanca KuqeZi i bën apel kryetarit të bashkisë të mos merret me çështje të tilla, kaq pak shqetësuese, por të punojë dhe të mbajë premtimet e dhëna para një viti”, deklaroi Sekretari Organizativ i Aleancës KuqeZi Z.Redi Ramaj.

Duke u ndalur tek problemet kryesore që përballen 1 milion banorët e Tiranës Z.Ramaj përmendi disa prej tyre:

“Sot shumë rrugë në Tiranë janë amortizuar, semaforët në metropolin e Shqipërisë 80% nuk funksionojnë, zona të tëra përmbyten me dy pika uji, taksitë janë kthyer në monopol të kunatit dhe kryetarit por dhe rrugët publike gjithashtu”, deklaroi Redi Ramaj.

Duke ironizuar “varfërinë” e kunatit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës përfaqësuesi i Aleancës KuqeZi vlerësoi sensibilizimin e aktivistëve kuqezi të cilët kishin mbledhur kanaçe në rrugët e kryeqytetit për t’ia dhuruar ato kunatit të kryebashkiakut.

“Aleanca KuqeZi e sensibilizuar nga halli më I madh që ka kryetari I bashkisë së një milionë banorëve, kanaçet, ka mbledhur me dhjetra kanaçe të cilat do t’ia dhurojë kunatit te Lulzim Bashёs. Urojmё qё kontributi ynё qytetar tё pёrmirёsoje disi jeten e kunatit tё Lulzim Bashёs”, deklaroi përfaqësuesi i Aleancës KuqeZi Redi Ramaj.

Aktivistët kuqezinj mbanin të shpalosur një banderolë ku shkruhej “Problemi i Tiranës, Kunati i Bashës”.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen