ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK ANULON AKTIVIN E SAJ NË ATHINË PAS PRESIONEVE: JETA E EMIGRANTËVE MË E RËNDËSISHME.

Aleanca Kuq eZi kishte planifikuar prej disa ditësh organizimin e një takimi me qindra emigrantë shqiptarë në qendër të Athinës me rastin e themelimit të degës së AK në Greqi dhe konferenca do të mbahej në Hotel Stanley.

Mbrëmjen e të premtes policia greke ka refuzuar lejen dhe garantimin e sigurisë për zhvillimin e këtij aktiviteti të AK dhe ka paralajmëruar organizatorët e takimit P.C (për arsye sigurie po japim vetëm inicialet) se nuk do të mbajnë përgjegjësi për incidentet e pritshme dhe për jetën e të gjithë pjesëmarrësve.

Ndërkohë po gjatë ditës së djeshme katër deputetë të partisë naziste greke “Agimi i Artë” kanë shkuar në shtëpitë e disa aktivistëve të Aleancës KuqeZi duke kërcënuar familjet dhe fëmijët e tyre në rast së do të vendosnin mbajtjen e aktivitetit të planifikuar.

Grupime të partisë “Agimi i Artë” prej disa ditësh janë zhvendosur në hotelin ku do të mbahej aktiviteti duke ushtruar presion të jashtëzakonshëm mbi përfaqësuesit e AK si dhe kanë vendosur në ambientet e jashtmë të Hotelit një parrullë ku shkruhet: “Poshtë fashistët kuqezi shqiptarё”.

Si rrjedhojë e këtij presioni të fortë dhe agresiv të përfaqësuesve të “Agimit të Artë” të cilët nuk kanë kursyer as dhe pronarët e Hotelit Stanley që ndodhet në qendër të Athinës. I kanë detyruar ata të anullojnë kontratën për zhvillimin e aktivitetit.

Aleanca KuqeZi në respekt të sigurisë së jetës së emigrantëve shqiptarë në Greqi. por mbi të gjitha prej neglizhencës ekstreme të forcave të sigurisë së policisë greke ka vendosur të mos e zhvillojë aktivin e parë të saj për degën e Athinës.

Aleanca KuqeZi i kujton opinionit publik zhvillimet që pasuan kremtimin e festës së çlirimit të Greqisë që u mbajtën në Shqipëri ku me qindra njësi të patrullave të përgjithshmë të policisë, forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe ato RENEA shoqëruan hap pas hapi dhe kilometër për kilometër shtetasit grekё, zyrtarët grekё, madje përfaqësuesit e “Agimit të Artë” dhe ndërkohë nga ana tjetër policia greke ka deklaruar haptazi se nuk garanton as rendin, as qetësinë, madje as jetën e emigrantëve shqiptarë që po organizonin aktivitetin e Aleancës KuqeZi.

Për Aleancën KuqeZi është shumë herë më e rëndësishme jeta e emigrantëve shqiptarë në Greqi se sa zhvillimi i një aktiviteti i cili kishte për qëllim themelimin e degës së AK në Athinë.

Me këtë rast AK falenderon mbarë komunitetin shqiptar në Greqi, i cili ishte angazhuar për një aktivitet madhështor, por terrori verbal i policisë, milicisë dhe grupeve agresive të “Agimit të Artë” që po vrasin, rrahin dhe bastisin shtetasit e huaj në Athinë e ka shtyrё AK të marrë vendimin për mos zhvillimin për momentin të aktivitetit.

Deri në një vendim të dytë i cili sigurisht do të jetë në favor të zhvillimit të këtij aktiviteti, AK ju falenderon për mirëkuptimin dhe ju siguron se nuk do të tërhiqet nga zhvillimi i aktivitetit, por në zbatim të gjithë rregullave të shtetit grek,sepse ndryshe nga sa ndodh në Shqipëri ku territori shkelet dhe integriteti cënohet, AK do të jetë në Athinë konform të gjithë ligjeve në fuqi për zhvillimin e aktiviteteve politike dhe patriotike të saj. /A.L/

 

9 KOMENTE

fatjon

03/11/2012

arrow

pershendetje, dua te perfajqesoj AK ne athin edhe ta mbroje ate edhe me jete po u desh, ju lutem ma jepni kete mundesi, jam shqiptar, edhe kam te njejtat mendime me ju. numri tel 00306970097092

fatjon

03/11/2012

arrow

pershendetje, dua te perfajqesoj AK ne athin e ta mbroje ate edhe me jete po u desh, ju lutem ma jepni kete mundesi, jam shqiptar, edhe kam te njejtat mendime me ju. numri tel 00306970097092

fatjon

03/11/2012

arrow

pershendetje,me quajn fatjon avdiaj nga mallakastra dua te perfajqesoj AK ne athin e ta mbroje ate edhe me jete po u desh, ju lutem ma jepni kete mundesi, jam shqiptar, edhe kam te njejtat mendime me ju. numri tel 00306970097092

fatjon

03/11/2012

arrow

pershendetje,ju lutem realizoheni ardhjen ne athine, dua te perfajqesoj AK ne athin e ta mbroje ate e FLAMURIN KUQ E ZI edhe me jete po u desh. ju lutem ma jepni kete mundesi, jam shqiptar, edhe kam te njejtat mendime me ju? numri tel 00306970097092

fatjon

03/11/2012

arrow

pershendetje,ju lutem realizoheni ardhjen ne athine, dua te perfajqesoj AK ne athin e ta mbroje ate e FLAMURIN KUQ E ZI edhe me jete po u desh. ju lutem ma jepni kete mundesi, jam shqiptar, edhe kam te njejtat mendime me ju? numri tel 00306970097092,

fatjon

03/11/2012

arrow

pershendetje,ju lutem realizoheni ardhjen ne athine, dua te perfajqesoj AK ne athin e ta mbroje ate e FLAMURIN KUQ E ZI edhe me jete po u desh. ju lutem ma jepni kete mundesi, jam shqiptar, edhe kam te njejtat mendime me ju? numri tel 00306970097092,.

fatjon

03/11/2012

arrow

pershendetje,ju lutem realizoheni ardhjen ne athine, dua te perfajqesoj AK ne athin e ta mbroje ate e FLAMURIN KUQ E ZI edhe me jete po u desh. ju lutem ma jepni kete mundesi, jam shqiptar, edhe kam te njejtat mendime me ju? numri tel 00306970097092.,.

fatjon

03/11/2012

arrow

pershendetje,ju lutem realizoheni ardhjen ne athine, dua te perfajqesoj AK ne athin e ta mbroje ate e FLAMURIN KUQ E ZI edhe me jete po u desh. ju lutem ma jepni kete mundesi, jam shqiptar, edhe kam te njejtat mendime me ju? numri tel 00306970097092;

Ton Pjetri

05/11/2012

arrow

Pershendetje kam jetuar ne greçi nga 1993 deri 2004 tani jetoj ne itali, i njoh greket jane te pa bese ata i kerkojne te drejtat edhe çfar nuk u takon,por te drejtat e te tjereve nuk irrespektojne,jeta e kuqezive dhe e shqiptarve ne tersi eshte e shtrejt duhet te kemi kujdes sepse edhe vet shteti grek munde te organizoje grupe per te demtuar dhe per te vrare e pastai fain u a len te tjerve !!!!!!!!!!!!! Gjithesesi 100% votat e emigranteve ne tersi shkojne per aleancen kuqezi sepse ne kuqezinjet jemi e ardhmja e kombit .

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen