ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK aksion në Liqenas të Korçës kundër asimilimit të simboleve kombëtare

Korçë – Aleanca KuqeZi ka zhvilluar aksionin e radhës në komunën Liqenas të qytetit të Korçës. Në komunën Liqenas jetojnë përfaqësues të komunitetit maqedonas dhe për rrjedhojë tabelat informuese në rrugët dhe institucionet e kësaj komune janë të shkruara në gjuhën maqedonase.

Aleanca KuqeZi e konsideron të papranueshëm faktin që në komunën e Liqenasit në qarkun e Korçës, tabelat informuese në rrugë dhe institucione nuk përmbajnë gjuhën zyrtare të Republikës së Shqipërisë, gjuhën shqipe. Pas konstatimit të këtij fakti aspak të drejtë dhe ligjor, Aleanca KuqeZi u nis drejt komunës Liqenas për të vendosur në vendin e duhur dinjitetin e simboleve kombëtare. Dhjetra aktivistë të AK kanë qarkulluar në komunën Liqenas dhe kanë vendosur në tabelat e rrugëve dhe institucioneve të kësaj komune simbolin kombëtar të Republikës së Shqipërisë si dhe tabelat “këtu është tokë shqiptare”.

Aleanca KuqeZi denoncon me forcë fenomenin e asimilimit të simboleve kombëtare shqiptare në disa nga fshatrat e Korçës dhe mungesa e vëmendjes nga strukturat shtetërore kundrejt këtij fenomeni negativ ka sjellë zhdukjen e simboleve kombëtare nga tabelat informuese në rrugë dhe institucione.

Aleanca Kuq e Zi zotohet përpara mbështetësve të saj dhe mbarë popullit shqiptar se do të udhëtojë në çdo qytet të Republikës së Shqipërisë për të vendosur simbolin kombëtar dhe dinjitetin e shqiptarëve në vendin e merituar dhe legjitim. /A.L/

6 KOMENTE

komuna liqenas

17/11/2012

arrow

REPUBLIKA E SHQIPERISE
KOMUNA LIQENAS

Lënda: Reagim
Drejtuar: Z. Sali BERISHA
Kryetar i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë
Z. Bujar Nishani
President i Republikës së Shqipërisë
Znj. Jozefina TOPALLI
Kryetare e Parlamentit te Rëpublikës së Shqipërisë
Konstantina BEZHANI
Kryetare e Komitetit Shtetëror për Minoritetet
Ettore SEQUI
Ambasador i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë
Z. Eugen WOLLFARTH
Shefi i Prezencës së OSBE-se në Tiranë
Alexander A. ARVIZU
Ambasador i Shteteve te Bashkuara të Amerikës në Tiranë
Ambasadave te Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi, Greqisë, Rumanisë
Znj. Irma BARAKU
Komisionere për mbrojtjen nga Diskriminimi
Sekretariatit te Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve në Strazburg

Të nderuar
Komuna Liqenas reagon në lidhje me incidentin e djeshëm ku anëtarë të partis ultra nacionaliste Aleanca Kuq e Zi dhunuan institucionin e Komunës Liqenas, dëmtuan sinjalitstikën rrugore të komunes, sinjalistikën e shkollës së mesme, qendrës shëndetësore si dhe kërcënuan banorët e minoritetit Maqedonas.
Gjithashtu reagojmë kundër dekleratës të Aleancës Kuq e Zi, se ndërmorën këtë aktë në komunën Liqenas nën preteksin se në teritorinë e komunës tabelat informuese janë vetëm në gjuhën maqedonase.
Duam të sqarojmë se gjithë tabelat dhe sinjalistika është në tre gjuhe, shqip, anglishtë dhe maqedonisht. Fakt ky që është i verifikueshëm për gjithë opinion publik.
Kërkojmë nga organet kompetente të marin masa dhe ti nxjerin përpara përgjegjësisë anëtarët e Aleancës Kuq e Zi që dhunuan institucionin e komunës dhe dëmtuan sinjalistikën rrugore dhe informuese në teritorin e komunës.
Komuna Liqenas është komunë e banuar 100% me banor Maqedonas dhe njihet si zonë minoritare te minoritetit maqedonas në Shqipëri që në vitin 1945.
Në bazë te Memorandumit te Mirëkuptimi midis Institucionit të Prefektit të Qarkut Korcë dhe Komunës Liqenas i nënshkruar më date 15.11.2005, për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të pakicave në Shqipëri, të dyja institucionet angazhohen për zbatimin e së drejtës për përdorimit të gjuhës amtarë të pakicës maqedonase. Në bazë të këtij memorandumi komuna Liqenas angazhohet që të caktojë emërtimet tradicionale vendore, emrat e rrugëve, shesheve dhe tregues të tjerë topografik për publikun, përvecse në gjuhën shqipe edhe në gjuhën maqedonase.
Ky memorandum është nënshkruar në kuadrin e procesit të Stabilizim-Asocimit të Shqipërisë në BE, dhe të angazhimeve të ndërmara në Planin e Veprimit për Zbatimin e Përparësive të Partneritetit Evropian, për arritjen e standarteve më të larta përsa i përket respektimit dhe mbrojtjes të të drejtave të pakicave si dhe në mbështetje të neneve 3, 15, 20, 112/2 te Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 11 të Konventës Kuadër të Këshillit të Europës “Për mbrojtjen e minoriteteve Kombëtare” etj.
Edhe Këshili i komunës Liqenas, duke u nisur nga fakti që komuna është shpallur zonë turistike dhe teritori i komunës përkon me teritorin e Parkut Kombëtar të Prespës, ka marrë vendim që sinjalistika rrugore dhe orientuese të jete në tre gjuhe, shqip, maqedonishtë dhe anglishtë.

Këto veprime të Aleancës Kuq e Zi, përvec se kanë krijuar klimë të tensionuar në komunën tonë, por edhe sjellin përcarje, urejtje dhe destabilizim i Shqipërisë.
Aktet e tilla primitive dhe barbare, që kishim parë ne kohën e Hitlerit, shkojnë në dëmë të Shqipërsë dhe festës së 100 vjetorit të Pavarsisë dhe në dëmë të bashkëjetesës midis shqiptarëve dhe minoriteteve.
Minoriteti maqedonas është minoritet loajal dhe që gjithmon ka respektuar ligjet e shtetit shqiptarë. Anëtarë e këtij minoritetit kanë dhënë kontributin e tyre që në themelimin e shtetit shqiptar.
Shqipëria duhet ta çrrënjos fashizmin i cili u mund në Luftën e Dytë Botërore, përndryshe rrezikon rendin kushtetues dhe stabilitetin në rajon.
Gjithashtu u drejtohemi përfaqësuesve ndërkombëtar në Tiranë të ndikojnë që shteti jonë ti përmbush detyrimet e marrëveshjeve ndërkombëtare për mbrojtjen e Maqedonasve në Shqipëri.

Mbetemi në pritje të përgjigjes tuaj të shpejtë

Me respekt

Kryetar i Komunës Liqenas (Pustec)
Edmond Themelko

Sanfaj

11/12/2012

arrow

murat makolli thoteb:Ja paska nis prhtnsiia mu ngjalle po me doket hajde ishalla ma shum bajne . une personalisht i kam shpresat tek gazmendi,ariani,ardiani,albani, pasi qe ismeti e ka edhe moshen po munet me arrit me shum amo duhet pune edhe duhet harruar disa teknika te boksit te skaduare dhe te fitoj diqka me te mire . Respekt per keta djem dhe gjithe antaret e klubit prhtnsiia.

Dragani

09/01/2013

arrow

I pergjigjem shkrusit Sanfaj.
Meso gjuhen shqipe. Dukesh nga shprehjet se c’fare kulture te pergjitheshme ke.
Ti analfabet, islamik, vendin e ke te vellezerit e tu ne Pakistan, ndoshta ke gjak jeniceresh.

Stefi

02/03/2013

arrow

Komuna e Pustecit, nje komune me popullsi teresisht maqedonase, ne muajin Nendor te vitit qe shkoi drejtoi nje Peticion ne adresat e lartepermendura.Si qytetar i thjeshte konstatoj se nuk e vuri ujin ne zjarr as nje nga strukturat e shtetit per nje incident kaq i rende. Duke mos kthyer pergjigje mendoj se ne heshtje eshte miratuar veprimi.Mendoj se nuk duhet ti anashkalojme keto veprime te dhunshme te turmave injorante,se neser ato do pershkallezohen dhe do jete shume e veshtire ti permbash.Ti drejtohesh ketij populli te urte pa shkak, se na qenkan fyer dhe zemeruar per tabelat qe ishin te miratuara nga organi perkates te qarkut, dhe aq me teper qe ishin ne tri gjuhe, mendoj se ata kerkonin shkak dhe sher sic e kane genin e tyre, qe njeriun nuk e vleresojne per asgje.

Semir

12/03/2013

arrow

Shikoni ju Maqedonas te ndyre,une jetoj ne FYROM jam shqiptar ketu shqiptaret jane 30% e popullates dhe nuk na lejojne te vendosim tabela shqip neper qyette…….ju qe jeni ne shqiperi nje pakice e ngordhur asnjeher nuk duhet tju lejuar kesoj gjerash,,,ju njeheras nuk keni identitet as gjuhe as komb,,,duhet tju cfarsim

Dragani

17/03/2013

arrow

Semir,
Shko ne shkolle, mesoje shqipen.Besoj se ne shqip nuk zoteron me shume se 100 fjale dhe ato jo me drejtshkrim, aq fjale sa kupton qeni.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen