ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK: 4 SHQIPTARË NË MAQEDONI U DËNUAN SE VIZATUAN HARTËN E SHQIPËRISË ETNIKE, SHTETI E DIPLOMACIA SHQIPTARE TË GJUNJËZUAR

Tiranё – Aleanca Kuq e Zi ka dhënë sot një delkaratë për shtyp ku përmes Sekretarit Organizativ Z. Redi Ramaj ka dёnuar ashpër dhe me forcë dënimin e katër bashkëatdhetarëve shqiptarë në Maqedoni, të cilët gjykata i ka dënuar më një vit burg nën akuzën për nxitje të urrejtjes rracore dhe prishje të rendit kushtetues.

Valon Kurtishi, Rinor Sllova, Petrit Ibrahimi dhe Tonus Papraniku, katër shqiptarë të cilët vizatuan me rastin e 99 vjetorit, më 28 nëntor 2011 hartën e Shqipërisë etnike në qytetin e Tetovës u shpallën fajtorë dhe tani janë detyruar të fshijnë hartën e Shqipërisë etnike.

Pikërisht për këtë akt katër shqiptarët e Maqedonisë që janë drejtues të degës së Aleancës Kuq e Zi në Maqedoni, për një vit me radhë u kërcënuan fizikisht dhe verbalisht nga autoritetet policore dhe shërbimet sekrete maqedonase.

Katër drejtuesit e Aleancës Kuq e Zi u ndaluan dhe u morën në pyetje gjatë 365 ditëve të fundit më shumë së 50 herë, nuk u lejuan të kalojnë kufirin drejt Shqipërisë dhe nën presion iu kërkua shumë herë të fshnin hartën e Shqipërisë Etnike të vizatuar me rastin e 99 vjetorit të festës së pavarësisë së Shqipërisë.

Në këto 365 ditë autoritetet diplomatike të Tiranës zyrtare nuk reaguan asnjëherë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në trojet e tyre etnike duke shkelur për të qindtёn herë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë që detyron shtetin Shqiptar të mbrojë interesat e shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve.

Aleanca Kuq e Zi shpreh keqardhjen që diplomacia e gjunjëzuar e shtetasit Sali Berisha nuk  doli kurrë për Zot dhe në mbrojtje të bashkombasve tanë në trojet e tyre etnike.

Në Shqipërinë veriore shqiptarët kërcënohen për themelim të “Republika Sërbska’s”, në Shqipërinë jugore me qindra shqiptarë nuk lejohen të kalojnë kufirin nga policia tekanjose e Greqisë, në Shipërinë juglindore shqiptarët arrestohen dhe kërcënohen dhe dënohen me burg për vizatimin e hartës së Shqipërisë etnike. Çfarё bën shteti shqiptar për bashkombasit e tij, vetëm hesht dhe asgjë më shumë.

Aleanca Kuq e Zi deklaron përpara opinonit publik se do të jetë flamurtare e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve në trojet e tyre etnike dhe cdo marrëdhënie me fqinjët do të kushtëzohet nga marrëdhënia e reciprocietit. Shqiptarët pas një shekulli pavarësi vijojnë të trajtohen si mos më keq dhe kjo si rrjedhoje e një qeverisjeje aspak dinjitoze dhe që mbi të gjitha nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve, por ato të haraçeve dhe pazareve të pista.

3 KOMENTE

Burim

28/12/2012

arrow

Ku esht sali berisha kur duhet ti ndihmoj shqiptarët nuk ësht askund.
Nuk duhet veq me premtu diqka për shqiparët por duhet edhe me vepru.
Për ata na jena të shkelur nga sllavomaqedonasët se nuk kena krah për të na mbrojtur.

azbi

29/12/2012

arrow

cka do te presim ne shqiptqret e shqipris lindore se ky shtet dona fal esht shum e qart se do merrnin denim,edhe kur jemi te ndar ne 5 shtete si mund te mbrohemi ne.kur politika shqiptare ne pushtet mbron interesat e veta e jo te kombit.si ne shqipri si ne kosov ashtu edhe ne IJRM,Berisha jep deklarata per pasaporta por nga ana tjeter kerkon 2 kombtare fudbolli deklarata qesharake,po e them me sinqeritet shprosojm qe AK do te vij ne pushtet dhe te punoj dicka per ket popull te mjer.

drini

15/02/2013

arrow

shqiptaret ne maqedoni kerkojne dhe ndimen e shtetit shqiptar,por sa te jete ky …..sale legeni …. aleanca kuq e zi po vjen

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen