ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

AK shpall platformën për pronat: Shteti ka humbur kontrollin mbi territorin

Aleanca dhe prona

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=fCKwX2mX5og

Aleanca Kuq e Zi shpalli të mërkurën platformën për pronat, duke u prezantuar si e vetmja alernativë për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

“22 vjet na mashtruan për kthimin e pronave, ndërsa ligji 7501 ishte tradhti kombëtare”, thanë krerët e Aleancës.

Drejtuesi i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu u shpreh se shteti ka humbur kontrollin mbi territorin dhe ka dështuar në fushën e ndarjes së pronave.

Top Channel

 

b_115_98_16777215_0___images_1AKTU_aleanca-kuq-e-zi-2-n.gifAleanca Kuq e Zi ka zhvilluar sot një tryezë, në prani edhe të përfaqësuesve të ish-pronarëve, ku ka shpallur platformën e saj për pronat, duke u prezantuar si e vetmja alernativë për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Aleanca Kuq e Zi në takimin e organizuar me ish-pronarët ka dëgjuar ankesat e tyre për faktin se për 22 vjet janë mashtruar nga pushtetarët për kthimin e pronave që iu takojnë. “22 vjet na mashtruan për kthimin e pronave, ndërsa ligji 7501 ishte tradhti kombëtare”, deklaruan  krerët e Aleancës, në përfundim të takimit. Gjatë fjalës së tij, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu deklaroi se shteti ka humbur kontrollin mbi territorin dhe ka dështuar në fushën e ndarjes së pronave.

Sot online

TIRANE – “Pushteti i shkatërroi pronën shqiptarëve” dhe për “22 vjet na mashtruan për kthimin e pronave”. Kështu është shprehur lideri i partisë Aleanca KuqeZi, Kreshnik Spahiu, sot me rastin e shpalljes së platformës së kësaj force politike për pronat, e cila, sipas AK, ka mbështetjen e dy shoqatave të ish-pronarëve.

Sipas Spahiut, ligji 7501 “është tradhti kombëtare”. Ai akuzoi se “shteti ka humbur kontrollin mbi territorin” dhe premtoi se nëse vjen në pushtet do ta marrë në kontroll atë. “22 vjet shteti dështoi për çështjen e pronës”, përfundoi Spahiu.

(im/shqiptarja.com)

TIRANE – Aleanca Kuq e Zi shpalli sot platformën e saj për pronat, duke u prezantuar si e vetmja alernativë për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Për këtë qëllim, Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar një tryezë, në prani edhe të përfaqësuesve të ish pronarëve, të cilët ankohen se për 22 vjet janë mashtruar nga pushtetarët për kthimin e pronave që iu takojnë.

“22 vjet na mashtruan për kthimin e pronave, ndërsa ligji 7501 ishte tradhti kombëtare”, thanë krerët e Aleancës.

Gjatë fjalës së tij, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu deklaroi se shteti ka humbur kontrollin mbi territorin dhe ka dështuar në fushën e ndarjes së pronave.

(er.nu/BalkanWeb)

6 KOMENTE

Bona Aliu

05/04/2012

arrow

E kur ka pas shteti kontroll mbi pronat (flas qe prej 1990). Territori shqiotar ka qen ne gojen u ujqerve te urritur qe kan ardhur nga Xhunglat e Karpateve. Por gjuetaret shqiptar sduhej qe te heshtinin dhe te mos dilnin ne gjueti. Nejse koha e ketyre sa vjen dhe zvoglohet ne arenen kombetare. Koha eshte e juaj Zoti Saphiu. Beje ate qe smundi ta bej askush pas Enver Hoxhes. Riktheje nderin, krenarine dhe trojet e humbura apo te okupuara nga armiqte. Mos leje qe ujqerit e urritur nga Karpatet ta udheheqin popullin tone. Njerzit tradhetare meritojne te zhduken nga toka e te pareve. Respekte!!

Ermal

05/04/2012

arrow

Une jam i mendimit qe ajo toke e mbetur tju shperndahet ish pronarve dhe te kompensohen diku tjeter me toke siq kane bere shume vende te lindjes pas regjimeve komuniste por nuk jam aspak dakord tju merret fshatarve per tja u dhuruar disa bejlergjive qe kane qene bashkpuntore te regjimit pushtues osman. Une mendoj qe cdo centimeter toke te ndahet perpocionalishte per fryme per Shqiptare se smund te bejme nje pakice Bejleresh te pasur dhe pjesen tjeter e cila eshte shumica skllever te tyre. Keto shoqata pronaresh jane te barabarrte si te gjithe Shqiptaret tjere dhe duhet te trajtohen te gjithe njesoje. Po jam dakord qe tju mirret pronesia atyre pushtetarve qe kane shitur toke tek individe jo Shqiptare dhe te dishimte qe bie ndesh me interesat e kombit por jam kategorikishte qe ti fryejme zjarrit mes Shqiptaresh. Une besoj forte se Aleanca Kuq e Zi do mundoje ti bashkoje Shqiptaret dhe te mos bie pre e disa individve apo shoqatave qe duan nje gje te tille thjeshte per interesa ekonomike pervetsuese.

plarent

06/04/2012

arrow

Ato individe qe kerkojne pronen e tyre, kerkojne nje te drejte themelore te njeriut e garantuar qe nga kushtetuta, nga konventa europiane e deri tek e drejta nderkombetare. Keta individe te cilet nuk jane pak, kerkojne nje te drejte qe ju eshte grabitur qe nga 46 me Enver Hoxhen e vazhdon edhe sot. Me vjen keq qe ka edhe sot njerez qe kane nostalgji per vepren e Enverit. Interesat e tyre ekonomike jane te lidhura ngushte me interesat e zhvillimit ekonomik kombetar. Pronar behesh sipas dispozitave te percaktuara ne Kodin Civil e jo me ligje te dala nga qeveria qe ja merr njerit dhe ia jep tjetrit. Shtetit meqe i dhimben fshataret tu japi toke nga pasuria e tij se ka po aq siperfaqe sa kane te gjithe pronaret e shqiperise, e jo tu grabise pronen atyre. Shihet se bejleret akoma dhe sot shihen si negativ ashtu si i quajti Enveri dhe krijoi figuren e tyre si nje perbindesh. Normal qe padituria per te shkuaren krijon vakum ne vlersimin e njerezve.
Pronaret qe u persekutuan nuk kane qene bere pasanike per 5 vjet sic behen keto te sotmit, por kane trashiguar brez pas brezi pasurine gje qe ka sjelle dhe shtimin e kapitalit. Kane fituar 10-12 % e jo si sot qe fitojne 70 % duke abuzuar.
Kjo shtrese duhet te marre ate qe i takon dhe te vendoset nje here e mire e jo te perdoret prona per qellime elektorale. Qeverite shkojne e vijne por prona ngelet ke i zoti.
Pronaret e hershem te tokave kane bere marveshje me fshataret dhe ua kane dhene atyre ne perdorim duke i kerkuar vetem 10-20 % te prodhimit dhe pjesa tjeter ka qene e fshatarit nga e cila fshatari ka siguruar te ardhura per familjen e tij.

plarent

06/04/2012

arrow

Ledjan me kete artikull s’na thate asgje konkrete se si do zgjidhet problemi i prones. Cilat jane pikat e platformes per te zgjidhur kete problem.

Ermal

07/04/2012

arrow

Duhet te pranojme qe gabimi me i madh eshte i paraardhsve te ish trashigamtarve te tokova ne Shqiperi. Gjithkush luftoj te bente kapadallikun bejlergji ne vend qe tu bashkoheshin te gjithe Shqiptaret per te pasur toke te mjaftushme per cdo Shqiptare per fryme te mos ziheshin per nje gardh vlla me vlla duheshin te kishin mbrojtur ato toka qe ja u grabiten fqinjet tane per kaprriqot e tyre principatash bejlergjie qe u mbyllen ne vetvete. Shqiptari e ka ne genus te beje trimeri me Shqiptare por per te mbrojtur nje vizion prosperues as qe ja kane pasur idene. Keto bejlergji instaluan regjim te njejte me komunistat te hane per vete dhe populli shumice te mos kete te drejte te jetoj i barabarte. Te njejten gje bene edhe komunistat e vjeter dhe tani po bejne komunistat e rinje qe monoklatura te haje dhe te beje allishverishe dhe populli i thjeshte te punoj si skllever. Nuk eshte pune nostalgjie por eshte qeshtje drejtesie dhe barazie universale. Pse kujtoni ju se Europjnanet cenkan aq te drejte dhe aq rrespektues te drejtava te njeriut? Genjeheni se jane sisteme te deshtuara si ajo Europjane dhe Komuniste dhe sot bejne tekat e llafeve te medhaja dhe asgje kundi. Kane krijuar dy shtresa te komplet te ndara mes nje shoqerie te pasur dhe te varfer se shtresa e mesme nuk egziston me ne Europe. Po jam dakord token ta gezoje ai qe e punon token dhe nuk e le djerre dhe kontribon ne ekonomine e vendit dhe jam plotesishte dakord tju mirret toka cdo fshatari qe nuk e punon. Ju keni sot shume bejlergji qe i kane lene fushat djerre dhe o burra versulen ti shesin per komercializem dhe i shpenxojne ato para ne bigjoz dhe makina te shtreja ku pa mbushur muajin i perplasin dhe gjithe ajo vlere toke shkone per molla te kuqe. Ne vend qe te blejne traktore dhe mjete bujqesore versulen si bisha pas makinave 4 fenershe qe i qojne per lesh. Paraja shkon e vjen por toka jo. Pra me pak fjale keta pronare bejlergji vetem dem i sjellin ekonomise se vendit dhe aspak prosperitet dhe kjo po shihet qarte. Mjafton te dalesh te shohesh pak kilometra te fshati kashar i Tirane ku ne pergjithsi i kane shitur tokat koke preshet e kasharit dhe i kane lene parate neper bigjoze.

plarent

07/04/2012

arrow

E drejta per pronen eshte nje e drejte e pa tjetersueshme. Beu eshte nje titull qe ka ekzistuar ne kohe te hereshme qe do te thote i pari i fshatit, sic eshte sot kryeplaku. Ne ate kohe beu ka pase pasuri te madhe dhe tokat e tij jane punuar nga fshataret. Ka pase dhe fshatare qe kane pase tokat e tyre. Beu ka qene nje forme administratori per zonen. Pastaj ju ku e bazoni qe keto bejlergji paskan qene nje grup njerzish qe i kane varferuar te tjeret.
E drejta per te shitur pronen eshte nje e drejte e garantuar nga dispozitat ligjore. Shteti duhet te rregulloje me ligj qe pronat nuk duhet tu shiten te huajve. Por pronaret kane te drejte te shesin pronen e tyre apo ta dhurojne ate. Pronaret qe kane blere tokat me florinj duhet te marrin ate qe i takon. Shteti ka per detyre tu veje taksa ne menyre qe te krijoje plitika sociale per shtresat e tjera.
Barazia eshte nje utopi, eshte thjesht nje formalitet. une po ju sjell nje shembull. Ne njerin nga nenet e kushtetutes eshte shprehur qarte qe te gjithe jemi te barabarte perpara ligjit pa dallim race, feje, bindjesh politike etj. Nese hasen pengesa per te realizuar kete barazi, eshte detyre e shtetit qe te heqe keto pegesa. psh. Nqs une thirem ne gjyq nga nje person tjeter dhe ky person ka nje avokat shume te mire sepse eshte i pasur, une duke qene i varfer nuk kam mundesi te marr avokat. ne kete rast shteti me jep nje avokat zyreje. Tani perpara ligjit jami te dy barabar nga ana formale, por ne thelb ka nje diference te madhe sepse une kam nje avoakt qe svlen fare ndersa pala tjeter ka avokatin me te kushtueshem e me te mire, keshtu qe une jam i destinuar te humb gjyqin. Pra barazia eshte thjesht formale. Pastaj ne ekonomine e tregut do ece perpara ai qe e meriton qe do te thote ai qe punon shume e jo nje qe rrin kot nga mjesi deri ne darke.
Nuk mund te behesh pronare se do Sali Berisha apo Edi Rama. Behesh pronare kur ke punuar dhe ke mundesine te blesh nje prone, ose ke pase fatin qe ta trashigosh ose ta ka dhuruar njeri. Por jo ti marresh pronen atij tjeterit qe e ka blere me florinj qe mbase ka punuar me vite ne mergim e vjen ai tjeteri e ta merr pa derdhur pike djerse.
Shteti po tua kthente pronen qe ne fillim dhe te vinte taksa per token, dhe nese nuk paguanin o do e shisnin ose shteti do jua konfiskonte per mos permbushje te detyrimeve, do e detyronte ta punonin ate dhe jo ashtu sic beri me ligjin 7501 qe i lane djerr tokat.
Prona u perdor si element elektoral.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen