ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Vlora vishet kuq e zi, AK tubim madhështor në Sheshin e Flamurit

Nga Vlora, Anila Peçi

Vlora ka hapur sot në mëngjes siparin e festimeve të pavarësisë. Rrugët e qytetit janë mbushur me të rinj e të ardhur nga të gjitha rrethet e vendit e Kosova, që të veshur me ngjyrat kuq e zi kanë marshuar me thirrjet: “Shqipëria etnike”, thirrje këto që janë dëgjuar shumë herë në shesh.

Aleanca Kuq e Zi ka nisur në orët e paradites një tubim madhështor në Sheshin e Flamurit, atmosfera e të cilit është ndjerë në gjitha rrugët hyrëse të sheshit të Flamurit. Një koncert dedikuar kësaj dite ka vijuar më pas me shpalosjen e flamurit gjigant kuq e zi, këngën e aleancës e më pas përshëndetjen e kreut të kësaj lëvizjeje Kreshnik, Spahiu.

Në fjalën e tij, Kreshnik Spahiu u shpreh se shqiptarët duhet të ndjekin ëndrrën e Ismail Qemalit. “Erdha me mendimin se a do ta gjeja monumentin e pavarësisë. Mendova se mos ka ndonjë fadromë, e cila do të guxojë të cenojë simbolet tona kombëtare, monumentin e pavarësisë, monumentin e historisë sonë. Jemi këtu në këtë rrugëtim maratone kuq e zi, e cila do të vijojë në çdo qytet të Shqipërisë. Vijmë 99 vjet pasi beu i urtë i Vlorës mori një rrugëtim të gjatë, për ta shkëputur nga Anadolli e futur në Evropë. 99 vjet më pas ne jemi këtu. Endrra e Ismail Qemalit vazhdon. Kemi 99 vjet pavarësi dhe jo 99 vjet shtet, sepse nuk ishte kjo Shqipëria që synonte Ismail Qemali dhe rilindësit. Shumica e Shqipërisë mbeti jashtë kufijve. Sot ne nuk gjejmë një qeveri përfaqësuese, nuk gjejmë një ministër që të jetë nga Labëria. Kjo nuk ishte endërra e Ismail Qemalit”, tha Spahiu.

Një ditë më parë, Aleanca Kuq e Zi njoftoi  të gjithë shqiptarët për tubimin me rastin e Ditës së Pavarësisë.

“Në Vlorë do të mblidhemi të gjithë kuq e zinjtë. Do të mbulojmë sheshin e Flamurit me flamur gjigant, i cili do të rrugëtojë më pas drejt Prishtinës” – thuhej në deklaratën e AK-së.

NJË KOMENT

rea

05/12/2011

arrow

ishit te mrekullueshem

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen