ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Vetvendosja e Kreshnik Spahiut

25

Arsyeja e themelimit te nje levizjeje qe ka per mision te ndaloje regjistrimin etnik dhe fetar te shqiptareve. E cila, nuk ka synime per t’u kthyer ne parti politike. Mijera qytetare kane firmosur nje peticion kunder ketij regjistrimi. Flet nenkryetari i KLD-se

Kreshnik Spahiu eshte angazhuar qe ne oret e para te berjes publike, kunder nismes se qeverise per te regjistruar popullsine edhe mbi baza etnike e fetare. E ne kete menyre, per shkak edhe te detyres qe ushtron prej disa vitesh si Nenkryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise, eshte shnderruar ne zerin me aktiv “Aleances Kuq e Zi”: nje levizje e cila ka si mision kryesor “te kerkoje nga autoritetet, qe me ane te procedures se regjistrimit te mos anashkalojne parimet kushtetuese, si edhe parashikimet ligjore”. Ne kete interviste per Klan, Spahiu komenton arsyet e angazhimit te tij per kete ceshtje dhe shprehet i bindur mbi faktin se Kuvendi do ta mbeshtese nismen e levizjes. Dhe mes te tjerash thote: “Ju mund te pyesni perfaqesuesit zyrtare te kesaj organizate qe, me sa une kam dijeni, jane shprehur qarte qe kjo levizje nuk synon pushtet dhe nuk eshte subjekt politik”.

– Zoti Spahiu, prej disa muajsh, ju personalisht, edhe ne cilesine e nenkryetarit te KLD-se, jeni angazhuar fort kunder nismes se qeverise per regjistrimin e popullsise me baze etnike dhe fetare. Duke qene se ministri Pollo ka mbeshtetur idene fillestare, cfare do te sillte kjo nese realizohet ne menyren e percaktuar nga qeveria?

Ashtu sic e kam paralajmeruar shume here, edhe publikisht, nje nisme e tille per te bere nje regjistrim mbi baza etnike dhe fetare, e ndermarre nga Qeveria, paraqet nje teresi rreziqesh. Rrezikohet, ne radhe te pare, qe te cenohet pozicionin asnjanes i shtetit shqiptar ne ceshtjet fetare, pozicion ky i percaktuar qarte nga Kushtetuta. Rrezikohet gjithashtu qe, per shkak te metodologjise se perdorur per kete regjistrim, qe eshte vetdeklarimi, ose per te qene me te sakte, teknikisht vetidentifikimi, te arrihen rezultate jo te verteta, por deri edhe te falsifikuara per regjistrimin etnik dhe fetar. Rrezikohet ne teresi vet suksesi i procedures se regjistrimit, e cila ne fakt eshte nje regjistrim i popullsise dhe i banesave, nje regjistrim shume i rendesishem dhe shume i nevojshem ne vendin tone, por qe rrezikon te dale i pasuksesshem per shkak se ne kete regjistrim do te perfshihen edhe ceshtje te debatuara shume dhe per te cilat rrezikohen qe te mos kete bashkepunim te popullsise, nderkohe qe ky i fundit eshte celsi i suksesit i te gjithe procedures se regjistrimit.

Po t’i referohemi asaj qe ka ndodhur me kerkesat drejtuar sistemit gjyqesor per ndryshimin e kombesise do te veme re se shume qytetare te detyruar, edhe nga kushtet ekonomike, ndermarrin nje procedure gjyqesore per ndryshimin e kombesise. Imagjinoni permasat e dukurise ne qofte se nuk ka asnje detyrim per te kryer procedura gjyqesore, por do te ishte e mjaftueshme vetem te deklaroje kombesine tende. 300 euro pension jane nje tundim per kedo, jo me per nje familje te varfer, e cila jeton nen minimunin jetik. Eshte e veshtire te flasesh per parime, kur je i uritur apo kur nuk ke me se te ushqesh femijet e tu, dhe kjo pjese e shoqerise duhet kuptuar dhe perkrahur dhe jo te injorohet dhe fyhet.

– Konkretisht, cilat jane pikat qe ju kundershtoni ne nismen e qeverise? Si duhen ndryshuar ato?

Ne jemi kunder regjistrimit te perkatesise fetare nga struktura te shtetit shqiptar duke cenuar ne kete menyre asnjanesine e shtetit ne ceshtjet fetare; Ne jemi kunder regjistrimit te etnise dhe fese sipas parimit te vetidentifikimit, qe do te thote praktikisht pa verifikim apo saktesim te te dhenave te pasqyruara ne formulare; Ne jemi kunder perdorimit te rezultateve te pakontrolluara te formularit per te ndryshuar te dhenat e gjendjes civile apo aq me teper listat e zgjedhjeve, pra kunder perdorimit te tyre pa nje objektiv te qarte dhe percaktuar paraprakisht.

Sugjerimi yne do te ishte qe nje regjistrim i tille te shtyhet per nje periudhe kohore tjeter, e cila do te jete me e qete, me nje rregullim ligjor te posacem vetem per kete ceshtje dhe mundesisht te behet nga institucione private te specializuara per qellime te tilla. Kjo do te ishte zgjidhja me e mire dhe qe do te mblidhte statistika me te besueshme. Por, gjithsesi ne cdo rast, te dhenat nga regjistrimi duhet te kotrollohen dhe te kishin te drejte autoritetet te mos merrnin per baze ato te dhena qe nuk perputhen me dokumetat zyrtare.

– Gjate ketyre muajve, Levizja “Aleanca Kuq e Zi” ka marre ne duar freret e nje fushate te veshtire, qe synon rrezimin me ane te nje peticioni te ketij regjistrimi. Si lindi ideja per krijimin e kesaj levizjeje dhe per kundershtimin ne kete menyre te nismes?

Ideja dhe qellimi i atyre qe krijuan “Aleancen Kuq e Zi” nuk ka qene te rrezoje regjistrimin, por te kerkoje nga autoritetet qe me ane te procedures se regjistrimit te mos anashkalojne parimet kushtetuese, si edhe parashikimet ligjore. Gjithashtu Aleanca, pati si qellim te informoje qytetaret per standardet evpropiane ne lidhje me kete ceshtje, te cilat nuk jane ato qe i serviren publikut, dhe ta perfshije kete te fundit ne debat dhe vendimmarrje. Gjithcka lindi ne menyre spontane, nga ndjenja patriotike, por edhe te drejtesise, te cilat natyrshem provokohen kur degjon qe nje ultranacionalist si Nikolas Gejxh, i mbeshtetur edhe nga nje perfaques diplomatik ne vendin tone, sic eshte konsulli grek i Korces Theodhorus Ikonomus, te bejne ne vendin tone deklarata kunder identitetit tone kombetar dhe me sfond te qarte cenues per integritetin territorial dhe askush nga klasa politike shqiptare nuk denjon as te pergjigjet per kete ceshtje. Natyrshem, ne keto rrethana, te lind ndjenja e kundershtimit dhe e pjesemarrjes ne nje debat publik, i cili te qartesoje permasat e ceshtjes dhe lindi idene e organizimit ne nje levizje qytetare.

– Para pak ditesh “Aleanca Kuq e Zi” paraqiti ne Kuvend nismen e saj, pra peticionin e firmosur nga mijera njerez. A jeni optimist se zeri juaj do te degjohet? Pra, a mund te mbyllet me sukses misioni i Aleances?

Ajo qe na ben optimist eshte arsyeja qe mbeshtesim nje kauze te drejte. Kur thua kete, ne fakt i ke thene te gjitha, por per ne ka edhe disa arsye te tjera; shtyrja e regjistrimit etnik dhe fetar, duke mos lejuar qe ai te behet me regjistrimin e popullsise dhe banesave, eshte ne interes te te gjitheve dhe kryerja e tij, nuk eshte ne interes te askujt. Shtyrja do t’i jape kohe dhe mundesi paleve te qartesojne pozitat dhe rrugezgjidhjen me te mire per te ndjekur dhe te krijojne rregulla dhe procedura te posacme per kete ceshtje, te cilat duhet te marrin ne konsiderate edhe ndonje vendim te pritshem te Gjykates Kushtetuese, dhe parimet qe ajo do te vendose.

– Po ne rast se Parlamenti do ta anashkaloje peticionin tuaj, a keni menduar se si do ta vijoni me tej kauzen kunder regjistrimit etnik e fetar? Mund t’i drejtoheni, p.sh Gjykates Kushtetuese per interpretim te neneve perkatese mbi kete ceshtje?

Jo, jo nuk mund te ndodhe qe nje klase politike t’i kundervihet nje levizje popullore per aq kohe se mendon se perfaqeson kete vullnet. Askush nga qeveria dhe opozita nuk do kete kurajo te votoje kunder ketij projekti, perkundrazi do te kete konsensus. Ne kemi menduar dhe zgjedhur Kuvendin si autoritetin kompetent per te degjuar zerin e qytetareve ne lidhje me kete ceshtje dhe qe mund t’i jape pergjigje perfundimtare problemit dhe kemi besim qe zgjidhja eshte ne interesin e pergjithshem kombetar. Ne nuk jemi ndalur ne detaje teknike procedurale, te cilat mund te cenojne procesin, pasi nuk eshte ky qellimi yne. Ne nuk duam qe per shkak te regjistrimit etnik dhe fetar te deshtoje ne pergjithesi, nje proces, i cili eshte mjaft i rendesishem per vendin.

– Ka pasur zera se, duke qene se ju jeni nenkryetar i KLD-se dhe njekohesisht nje nga figurat mbeshtetese te “Aleances Kuq e Zi”, te dyja keto jane te papajtueshme… A mund te qendroje ky vleresim?

Kjo eshte detyrim i cdo zyrtari dhe funksionari qe te jete pjese e denoncimit te veprave penale dhe krimeve qe konstaton ne detyre si dhe te perfshihen ne nje jete me kontribute vullnetare, jo politike, bamiresie, patriotike apo cdo lloj karakteri tjeter. Me mijera personalitete ne bote perfshihen ne fushata ndergjegjesimi ligjor, hisorik, social dhe njerezor me qellim perfshirjen ne konsolidimin e demokracise dhe shtetit juridik. Besoj se nje pushtetar i cili te shtunen dhe te dielen, apo edhe ne oret e vona te mbremjes, kontribuon per shoqerine eshte me i vlefshem se ai qe as ne zyre dhe as jashte saj nuk eshte aktiv, por vec shikon interesin e ngushte privat.

Eshte e vertete se une ushtroj detyren e Zevendeskryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise ne nje funksion publik. Por, nga ana tjeter, une jam edhe nje qytetar i Republikes se Shqiperise, i cili sic cdo qytetar tjeter i ketij shteti ka te drejtat dhe lirite e veta themelore, te garantuara nga Kushtetuta. Ndoshta per shkak te detyres qe ushtroj, te drejtat e mia jane me te pakta se ato te qytetareve te tjere, nuk marr pjese dhe as mbeshtes parti politike, nuk ushtroj te drejten per t’u zgjedhur dhe te drejta te tjera, te cilat do te cenonin detyren time, megjithate si cdo qytetar i thjeshte edhe une gezoj lirine e shprehjes, pra te drejten per te thene hapur edhe ne publik mendimin tim, per nje ceshtje te caktuar, aq me teper kur ajo i perket nje debat publik, i cili ka edhe karakter juridik.

Te gjithe jemi te qarte qe “Aleanca Kuq e Zi” eshte nje levizje qytetare dhe jo nje parti politike. Kete fakt e pasqyron fusha e veprimit te saj, e cila eshte shume e ngushte, e perqendruar ne nje qellim te percaktuar dhe tashme publik dhe nuk ka asnje qellim elektoral per t’u perafruar me nje parti politike.

Prandaj mbetemi ne ate qe eshte sot ne te vertete “Aleanca Kuq e Zi”, nje levizje qytetare te cilen une, si qytetar i thjeshte dhe i lire i ketij vendi, e mbeshtes me mendimet dhe veprimet e saj si mijera te tjere. Ne asnje rast dhe per asnje arsye veprimet e mia nuk kane dale jashte qellimit qytetar te “Aleances Kuq e Zi” dhe aq me pak te jene ne mosperputhje me detyren time publike.

– Meqenese jemi tek kjo pike: Eshte folur se ne nje te ardhme te afert, “Aleanca Kuq e Zi” mund te themelohet si parti politike. Sa e vertete eshte kjo dhe a mund te ndodhe ne muajt e ardhshem?

Une besoj te kunderten…Nuk marr persiper te parashikoj sukseset apo deshtimet ne te ardhmen e “Aleances Kuq e Zi”, pasi per te duhet te kujdesen antaret dhe themeluesit e saj. E vetmja gje qe mund te them me siguri eshte se mbeshtetja ime per kete levizje eshte e lidhur ngushte me karakterin qytetar dhe jo politik te saj. Ndjej keqardhje qe shume politikane, ne vend te shqetesohen per kauzen dhe problematikat qe ka ngritur “Aleanca Kuq e Zi”, shqetesohen dhe u eshte prishur qetesia nga perspektiva e kesaj levizjeje modeste!
Ju mund te pyesni perfaqesuesit zyrtar te kesaj organizate qe me sa une kam dijeni jane shprehur qarte qe kjo levizje nuk synon pushtet dhe nuk eshte subjekt politik.

– A ka nevoje Shqiperia per nje parti politike, qe mbi te gjitha, te vere interesat kombetare, ndryshe nga p.sh PBDNJ, qe mbron interesat e minoritareve greke apo PDIU qe synon zgjidhjen e ceshtjes came?

Ne kuptimin tim te politikes dhe te asaj qe duhet te bejne partite politike ne nje shtet demokratik perfshihet ne radhe te pare mbeshtetja dhe veprimi brenda parimeve kushtetuese dhe te shtetit ligjor dhe sigurisht te interesave kombetare, te mbeshtetura ne parimet e mesiperme. Nuk arrij te perceptoj, se si nje parti politike e nje shteti te caktuar, kushdo qofte ai, e cila synon, per nga vet kuptimi i ketij lloj organizimi, marrjen e pushtetit, te mos punoje dhe veproje ne mbrojtje te interesave kombetare te atij shteti. Kjo, per mendimin tim, eshte ABC-ja e shtetformimit, politikeberjes dhe udheheqjes se shtetit ne pergjithesi, prandaj eshte e qarte se vendi yne nuk mund te abstenoje nga keto parime.

– Para disa muajsh, ju vete ndermoret nje vezhgim ne gjykatat e rretheve, per te pare nese kishte raste te ndryshimit te perkatesise etnike ne menyre te paligjshme. Cfare ka ndodhur me ato raste dhe a ka marre ndonje nisme KLD-ja qe keto te mos perseriten apo te anullohen?

Inspektorati i Keshillit te Larte te Drejtesise eshte duke kryer procedurat ne lidhje me kete inspektim dhe shume shpejt pritet te kemi rezultatet, te cilat do te behen menjehere publike sapo te disponohen ne formen e tyre perfundimtare. Ne kemi faktuar disa here qe veprimtarine tone e kemi konkrete dhe me rezultate. Shume shpejt do shikoni ate cka shumekush e ka vene ne dyshim se mund te ndodhe.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen