ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Themelohet “Aleanca Rinore Kuq e Zi”,

.

TIRANE – Themelohet “Aleanca Rinore Kuq e Zi”, pjesë e strukturës së “Aleancës Kuq e Zi”. Në ceremoninë e organizuar në sallën “Black Box” të Akademisë së Arteve morën pjesë përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare. Mësohet se drejtuesi i komanduar i “Aleancës Rinore Kuq e Zi” do të jetë Adriatik Lapaj.Gjatë ceremonisë u transmetua dhe një mesazh video i kryetarit të “Aleancës Kuq e Zi”, Kreshnik Spahiu, i cili theksoi se ka ardhur koha për të rrëzuar barrierat mes shqiptarëve, të lindura për shkak të diplomacisë.“Shqiptarët jetojnë sot në 7 shtete kanë krijuar barriera për shkak të një diplomacie që për vite me radhë konsideronte vëllezër serbët dhe grekët dhe miq kosovarët”, theksoi Spahiu. Kryetari “Aleancës Kuq e Zi” shprehu bindjen së në të ardhmen shqiptarët do të bashkohen në një shtet të vetëm në Bruksel. Spahiu theksoi se aleanca nuk do të tërhiqet asnjëherë nga mbrotja e interesit kombëtar.

NJË KOMENT

Teuta

16/11/2011

arrow

Europa na ndau e ajo duhet te na bashkoje se ka borxhe ndaj Shqiperise.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen