ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Të gjithë me Kreshnikun!

faik-krasniqi

Është hera e parë që del një zyrtar i Shqipërisë kaq hapur me një deklaratë kundër Daçiqit (Spahiu porositi Daçiqin: Larg duart nga Kosova) dhe presidentit të Serbisë Tadiq, e këtë gjë e bëri Kreshnik Spahiu. Kreshnik Spahiu është një figurë nacionaliste e një patrioti të vërtetë. E vlerësoj si një ndër personazhet më të larta në realitetin e sotëm. Komplimente për atë që po bën. Veprimtaria e tij ka interesa kombëtare e çdo individ i tillë duhet dekoruar. Unë e vlerësoj Kreshnikun për iniciativën që ka marrë bashkë me ”Aleancën Kuq e Zi” (ku edhe unë jam anëtar), dhe që po përpiqet që edhe nëpërmjet mediave t’i japë një shuplakë uzurpimit grek në jug të Shqipërisë. Deri më sot në 20 vjet “demokraci” është hera e parë që një zyrtar i lartë shqiptar akuzon hapur Greqinë për atë çfarë po mundohet të kurdisë me regjistrimin e popullsisë. Deri më tash këtë gjë nuk e ka bërë as Saliu as Nano, as Rama dhe askush tjetër. Kaq mjafton që ky njeri të marrë një lloj vlerësimi nga opinioni shqiptar dhe jo të bëjmë të kundërtën duke e përbuzur dhe aluduar mbi personalitetin e tij. Kjo është e keqja jonë, edhe kur dikush mundohet sadopak të lërë gjurmë për mirë, ne e gozhdojmë direkt me hipoteza. Kreshnik Spahiu është një person i jashtëzakonshëm, e quaj të tillë pasi patriotizmi ka vdekur në çdo shtresë, shoqërore dhe politike dhe ky njeri me përkushtim dhe dashuri po përpiqet që të rikthejë rilindjen shqiptare jo me forcën e pushtetit por me atë të arsyes, ndërgjegjes së pastër dhe qëllimeve fisnike. Vetëm shpresoj që i gjithë mundi i tij i madh dhe i anëtarëve të Lëvizjes tonë ”Aleanca Kuq e Zi” të na shpërblehet duke e lënë në dorë vendin shqiptarëve sepse na përket. Do vijë dita që edhe më i trashi të kuptojë se duhet të ndryshohet çdo gjë për t’i lënë hapësirë një vizioni të vetëm, atë të Shqipërisë as blu e as rozë por Kuq e Zi. Por ai nuk mund t’i bëjë vetë, thjeshtë e kemi ta përgëzojmë dhe t’ia ngrejmë emrin por të mos harrojmë që ai ka kundërshtar të fortë injorancën dhe nuk luftohet vetëm, prandaj edhe ne duhet të bëhemi Kreshnik.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen