ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

“Takim dhe antarësime Aleanca Kuq e Zi -Toskana organizuar nga aktivistët e degës së Pizës”

SAM_0784

Aktivistët  e Aleances Kuq e Zi dega Piza ,rajoni Toskana  (Itali) organizuan takimin e radhës per te vendosus e diskutuar mbi prioritetet   e ketij fundviti dhe projekt-idete per 2012 . Ne kete takim moren pjese  : koordinatori i përgjithshëm i  AK Itali z. Ardit Çollaku, koordinatori i rajonit Toskana  Xherri Hajdarkolaj, koordinatorja e degës  Piza Linda Hajdarkolaj, ordinatori i deges Firence z Alvi Musaraj ,aktiviste te ndryshem te rajonit tone gjithashtu  dhe antare te AK  dega Roma . Mbledhja nisi me një pyetje disi retorike , “ Përse une jam në Aleancën Kuq e Zi ? Një pyetje kuptimplotë që na ndihmoi te njihnim eksperiencat personale te te pranishmeve  falë të cilave  keta aktivistë u afruan në AK. Më pas u trajtua ide-projekti  i organizimit të një konference  te Aleances Kuq e Zi ,në një të ardhme të afert, e cila do të organizohet nga aktivistet e rajonit Toskana .Konference e cila  do te  trajtoje Ceshtjen Shqiptare si faktor i rendesishem ne socio-politiken Ballkanase dhe ne pergjithsi te Europes Juglindore, ceshtjet qe prekin nga afer Diasporen Shqiptare dhe  kerkesat-problemet idete e rinise studentore shqiptare .  Te gjitha keto vetvetiu nderthuren mes tyre dhe duhen perfshire ne nje platforme unike nismetare e percjellese e se ciles duhet te jete  Aleanca Kuq e Zi.U ngrit grupi i punes qe do mbuloje organizimin e ketij projekti ,i cili  mendohet të zhvillohet në një nga Universitet e Toskanë.Paralelisht u fol për organizimin e një eventi festiv ku do të ishte e nevojshme dhe e deshiruar pjesmarrja e personazheve te njohur  të artit shqiptar. Evente të tilla do të përcillnin tek rinia studentore dhe Diaspora  Shqipëtare ne  Itali frymën entuzjaste që karakterizon aktivistët Kuq e Zi e po ashtu do te ndihmonte ne njohjet e mes aktivisteve dhe simpatizanteve te AK . Gjithashtu u propozua një projekt shumë interesant në lidhje me mikpritjen e studenteve shqiptarë që vendosin të ndjekin studimet e universitare në Itali. Integrimi me jeten studentore ne nje vend te huaj  ngjall shumë vështiresi për ta dhe  dega perkatese universitare e Aleances  Kuq e Zi duhet jete impakti i pare  mes nje studenti te sapoardhur  nga Shqiperia dhe  sistemit shkollor e burokracise  se qytetit e strukturave pritese . Dega e AK ne cdo universitet duhet te  angazhohet për ti ndihmuar ata të integrohen sa më lehtë në jeten studentore italiane. Koordinatori i përgjithshem i AK-së në Itali z.Ardit Collaku ndau me ne eksperiencën e vetë në lidhje me fushatën e antaresimeve dhe koordinimit që duhet përfeksionuar mes nesh edhe degëve të tjera rajonale që po hapen në  rrethe te ndryshme te Italise, duke patur gjithmonë si pikë referimi Tiranën. Një element tjetër shumë i rëndësishem i mbledhjes ishte fakti që Aleanca Kuq e Zi nuk duhet ti ngjajë një institucioni burokratik, por duhet të jetë sa më familjare dhe afër shqiptarëve dhe sa më e shpejtë edhe efikase. Ndër radhën e diskutimeve  zuri vënd edhe nevoja e deshira  nga ana jonë për  domosdoshmerine  e ndërmarrjes se  inicjativave të ndryshme në ruajtje te gjuhës  dhe të traditave shqipetare  per brezat e ri , të lindur dhe    që  kane ardhur  e vijne ne moshe te mitur ne Itali.
Ne kete takim u antarsuan edhe  dy aktiviste te rinj banues në qytetin e Pizës dhe për sa i përket takimeve të radhës do të zhvillohen në qytete të ndryshme të rajonit  të Toskanës. Takimi u mbyll me disa foto, si gjithmon me  Flamurin Kombetar dhe ate te Aleances  Kuq e Zi.
Eridjon Spiro & Valbona Seidaj (Pisa)

3 KOMENTE

gani

30/12/2011

arrow

tung pershendetje gjith shqiptaret

mirjani

20/01/2012

arrow

jeni shume te mire…vazhdoni keshtu

klaudio

03/04/2012

arrow

si mund te anetaresohem , me kan thene te kontaktoja me ju

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen