ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Spahiu në News24: Shqipëria dhe Kosova një shtet në BE

Spahiu në News24: Shqipëria dhe Kosova një shtet në BE

TIRANË- Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, njëherësh kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu deklaroi sot në mbrëmje në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” se shqiptarët do të shkojnë në Bruksel të bashkuar. Ai tha se BE-ja nuk do mund të ndalë dy shtete që kanë vullnetin për tu bashkuar.

 

“Unë nuk di ndonjë shqiptar që është kundër bashkimit të Shqipërisë me Kosovën. Shqiptarët do të bashkohen para se të bashkohen me Brukselin. Kush shtet do pranojë që shqiptarët të kenë dy vota në BE apo organizata të tjera? Kur dy shtete kanë vullnet për tu bashkuar, nuk ka organizëm që mund ta ndalojë”, komentoi Spahiu.

SPAHIU: UNË FALEM TEK FLAMURI KUQ E ZI

Spahiu i përgjigjet për herë të parë pyetjes se cfarë përfaqëson lëvizja Aleanca Kuq e Zi, dhe a bie ndesh angazhimi i tij si kryetar i saj, me postin e nënkryetarit të KLD-së. Spahiu komentoi se ka zgjedhur të falet tek flamuri Kuq e Zi edhe pse me këtë gjë, sic tha ai vazhdohet të spekulohet në mënyrë të turpshme.

 

“Akuzë e radhës me të cilën spekulohet në mënyrë të turpshme. Është angazhim qytetar, shoqëror, jo politik, janë përfshirë me mijëra njerëz. Kemi shumë besimtarë që pas orarit zyrtar dikush shkon në meshë për tu falur, dikush në xhami, unë kam zgjedhur të falem tek flamuri Kuq e Zi. Cfarë i intereson kjo politikës shqiptare?”, – tha Spahiu.

 

ÇESHTJA E ALEANCËS KUQ E ZI E TË GJITHË SHQIPTARËVE

Kreshnik Spahiu theksoi se çeshtja e Aleancës Kuq e Zi është çeshtje e të gjithë shqiptarëve dhe jo çeshtjë aleancash partiake.

“Aleanca ka kontestime si me mazhorancën dhe me opozitën dhe nuk ka nevojë të bëjë aleancë me minorancat. Sot mbështetet nga 80% e shqiptarëve.” – deklaroi Spahiu.

 

KOSOVA, SHQIPERIA TE KUSHTEZOJE MARREDHENIET ME SERBINE

Spahiu nënvizoi se Aleanca Kuq e Zi kundërshton vendimin për liberalizimin e vizave me Serbinë, në një kohë kur kjo e fundit nuk pranon ta njohë Kosovën dhe vështirëson jetën e qytetarëve në veri të saj.

 

Sipas kryetarit të Aleancës Kuq e Zi, Shqipëria duhet t’i kushtëzojë marrëdhëniet më Serbinë me njohjen e Kosovës dhe largimin e barrikadave nga veriu i Mitrovicës.

“Mitrovica është zemra e pasurisë kombëtare shqiptare dhe askush nuk duhet të bëjë pazare me të. Nuk duhet të gjunjëzohemi përpara diplomacisë greke dhe asaj serbe”-tha Spahiu.

 

SPAHIU: DREJTËSIA SHQIPTARE E KORRUPTUAR

Kreu i KLD-së  flet edhe për problemet që shqetësojnë sot drejtësinë shqiptare. Spahiu deklaroi se drejtësia është e korruptuar, ndërsa shtoi se KLD nuk ka kompetenca për ta luftuar korrupsionin.

“Drejtësia e koruptuar sepse Shqipëria është e korruptuar. Këshilli i Lartë i Drejtësisë fatkeqësisht nuk e ka kompetencën për të kontrolluar, monitoruar gjyqtarët. Merret me propozimet, transferimet e gjyqtarëve. Organi i akuzës merret me korrupsionin. Dëshiroja shumë ta kishte këtë kompetencë, por nuk e kemi”, deklaroi Spahiu.

Numri dy i KLD-së deklaroi më tej se problem për drejtësinë, mbetet edhe cështja e zyrtarëve me imunitet. “Në mes të këtij bataku kemi njerëz me imunitet, ashtu si gjyqtarët, deputetët”, tha ai.

Spahiu tha më tej se KLD e ka përmbushur misionin e saj, pasi sic tha ai “KLD i vetmi institucion që në raportin e progresit përmbushi rekomandimet e Komisionit Evropian”.

Në problemet e drejtësisë, Spahiu përmendi edhe krizën politike, e cila ka bllokuar reformat. “Konflikti mes qeverisë dhe maxhorancës ku për 2 vjet e gjysmë kanë bllokuar reformat në gjyqësor, në drejtësi. Nuk përfiton dot asnjë ndryshim, përmirësim të strukturës, apo pr/ligje”, theksoi ai.

 

MANDATI I JONUZIT, NE PERPUTHJE ME LIGJIN

I pyetur rreth debatit për shtyrjen e mandatit për gjyqtaren e Kolegjit Zgjedhor, Sazhenka Jonuzi, nënkryetari i KLD-së tha se akuzat për këtë çështje tregojnë trysninë dhe presionin që ushtrohet nga politika ndaj institucionit të KLD-së.

 

“Ndjej keqardhje që KLD-ja vendoset shpesh herë nën trysninë dhe goditjet e politikës shqiptare, si nga të majtët ashtu edhe nga të djathtët”- u shpreh Spahiu.

Sipas Spahiut, vendimi për shtyrjen e mandatit të gjyqtares Jonuzi u mor në përputhje me kodin zgjedhor, i cili është miratuar me konsensus nga opozita dhe mazhoranca.

(m. Arapi/E. Nurcelli/BalkanWeb)

6 KOMENTE

Albert Shabani

09/11/2011

arrow

Aty ku falesh ti duhet te faleshin te gjith politikanet e vendit i nderuar z. Spahiu, por per fat te keq shumica kan zgjellur te falen tek interresat vetiake, pabesia dhe tek armiqt e vendit. Vazhdo keshtu dhe mos devijo nga ky sinqeritet qe ke treguar deri tani. Historia do te tregoj ty ne hapat e Skenderbeut dhe jo sic do tregoj keta sharlatanet e sotem qe gjinden ne pushtet te cilve edhe emri u duhet fshir nga historia e kombit tone. Rrofte Aleanca Kuq e Zi dhe flamuri yne i shenjte tek i cili falem dhe un!

Elton Kadria

09/11/2011

arrow

Albert, e ke thene shume mire. Rrofte Aleanca Kuq e zi. Rrofte Shqiperia

Edlira Shehu

10/11/2011

arrow

Fjalet jane te pamjaftueshme per te shprehur forcen e dashurise se Kreshnik Spahiut per Shqiperine. Te rikthen nje ndjenje te fshehur thelle ne shpirt, te ben te bashkohesh pa kurrfare dyshimi se z.Spahiu eshte i duhuri dhe kjo qe po bej eshte gjeja e duhur dhe me e pakta qe mund te bej per atdheun tim. Ai eshte Mic Sokoli ne kohet moderne, por qe po lufton ne menyren me te mire per Shiperine. Kemi nevoje per jeten e tij dhe duhet ta vleresojme sa eshte gjalle dhe te bashkohemi per hir te dashurise se Shqiperise!!!

Artur Demiraj

13/11/2011

arrow

Zoti te ka derguar ne kohen e duhur z.Spahiu,dhe nje here tjeter per te shpetuar kombin Shqiptar
ti do jesh nje figur i cili cdo shqiptar do ndihet krenar. Rroft Kreshnik Spahiu. Rrofte Aleanca Kuq e Zi. Rrofte Shqiperia

Vlora nga Prishitna

14/11/2011

arrow

Shqiperia ka nevoje per me shume KRESHNIKE si ti. Hallall te qofte emri qe e mban. Krejt Kosova jemi me ty. Te puth ne ball he zog shqiponje!

Bekim

19/11/2011

arrow

Jam perkrahes i pakursyer i z.Kreshnik Spahia dhe besoj se i gjithe kombi duhet te kete besim tek sinqeriteti i tij politik per te bashkuar trojet shqiptare. Edhe pse ndoshta vone, eshte koha e fundit te mendojme dhe veprojme ndryshe, pra per bashkimin e trojeve gjithshqiptare. I pershendes komentuesit paraprak te cilet kane dhene komente te verteta dhe qe i meriton Kreshniku.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen