ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Spahiu: Krimi i organizuar, të hetohen lidhjet me politikën

Drejtësia shqiptare duhet të bëjë një hetim të plotë të lidhjes së politikës me krimin e organizuar. Kjo është ajo çka deklaroi nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.

Deklarata e numrit dy të KLD-së u bë gjatë konferencës rajonale me temë “Lufta kundër krimit të organizuar”, e cila u mbajt sot në Prishtinë.  “Duhet të hetohen lidhjet e krimit me politikën!”, u shpreh Spahiu, duke theksuar se në Shqipëri shpesh krimi është më i organizuar sesa institucionet që duhet ta luftojnë atë.

Duke mbetur në situatën e krimit të organizuar në Shqipëri, Spahiu u shpreh se duhet një transparencë më e madhe në statistikat që vendi nxjerr përsa i përket këtij fenomeni.

Sipas Spahiut, krimi i organizuar në Ballkan mbetet në shifra më të larta krahasuar me ato në Europë.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen