ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Spahiu: Artificialisht censusi ka zvogëluar kombin më të madh në rajon

Londër, 23 dhjetor 2011, NOA- Aleanca Kuq e Zi është ndalur në Londër për të nisur fushatën “1 milion kuqezi”.

Me këtë ndalesë ka nisur zyrtarisht fushata përmes një manifestimi në Londër në bulevardin “Regent Street” ku qindra emigrantë që jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe u tubuan me Aleancën Kuq e Zi në fushatën për mbrojtjen nga asimilimi dhe humbja gjuhës shqipe.

Kreshnik Spahiu nga Londra ka reaguar ashpër ndaj procesit të regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, i njohur ndryshe “Census”, të dhënat e të cilit u publikuan dy ditë më parë nga qeveria shqiptare. Sipas Spahiut, amaneti i Athinës dhe i Beogradit ishte për të zvogëluar numrin e shqiptareve në rajon.

“Artificialisht censusi ka zvogëluar kombin më të madh në rajon duke e nxjerr si popullin më të vogël, ndërkohë që ne jemi një nga popujt më të mëdhenj në rajon. Populli shqiptarë është në Ballkan, më i madh se ai kroat, serb, maqedonas, malazez, dhe boshnjak, por censusi grek nga copëtoi” tha Spahiu duke e cilësuar të turpshëm reagimin e grekëve dy ditë përpara publikimit të të dhënave nga INSTAT.

Më tej Kreshnik Spahiu u shpreh se “në Londër nisi copëtimi, në Londër po rilind bashkimi” duke shprehur qartë se nuk pajtohet me deklarimin e Kryeministrit Sali Berisha i cili ditë më parë u shpreh kundër bashkimit të Shqipërisë me Kosovën.

Ai theksoi se vetëm pasi shqiptarë të bëhen 1 milion kuqezi do të realizojmë ëndrrën e madhe të Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit.

Me rastin e këtij organizimi në kryeqytetin e Britanisë së Madhe u themelua dhe inaugurua zyrtarisht dega e Aleancës Kuq e Zi në Londër.

Me këtë rast Aleancës Kuq e Zi i është bashkuar në Londër edhe boksieri Kreshnik Qato.

a.y/NOA

_________________________

Censusi, Aleanca Kuq e Zi: Zvogëloi artificialisht kombin

TIRANE – Aleanca Kuq e Zi krijoi zyrtarisht degën e saj në Londër. Gjatë një manifestimi në Bulevardin ‘Oksford Street’, kryetari i aleancës Kreshnik Spahiu deklaroi se Censusi 2011 zvogëloi artificialisht popullsinë shqiptare nën ndikimin e Athinës zyrtare.

“Censusi zvogëloi artificialisht kombin më të madh në rajon. Iu dërgua Athinës para publikimit. Jemi një nga popullsitë më të mëdha në Ballkan.”- deklaroi Spahiu.

Kryetari i aleancës e konsideroi të turpshëm reagimin e ministrit grek, dy ditë më parë, ndërsa kërkoi arsyet se pse informacioni për Censusin iu dha me parë shtetasve greke se atyre shqiptarë.

Ndërkohë, Spahiu ftoi të gjithë shqiptarët që t’i bashkohen aleancës, për t’u bërë 1 milion aktivistë në 100-vjetorin e pavarësisë.
“Të bëhemi 1 milion kuqezi. Në Londër u bë copëtimi, në Londër nis bashkimi.” – vijoi më tej kryetari i aleancës.

Dy ditë më parë, Instituti i Statistikave publikoi rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë dhe banesave në Shqipëri. Nga të dhënat paraprake rezulton se popullsia që banon në territorin e Shqipërisë është 2,831,741 banorë. Krahasuar me vitin 2001 numri i popullsisë në vitin 2011 është zvogëluar me 7.7 për qind.

(er.nu/BalkanWeb)

______________________________

AK, në Londër. Spahiu: Censusi, i turpshëm

Themelohet dega e Aleanca “Kuq e Zi” ne Londer. Themeli u shoqerua me nje marshim te aktivisteve ne bulevardin “Oxford Street” të kryeqytetit britanik.

Ne ceremoni ka qene i pranishem kreu i AK-se, Kreshnik Spahiu, i cili ka theksuar se 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë numri i aktivistëve do të arrijë në 1 milion. “Në Londër u realizua ndarja, këtu po nis bashkimi” tha  Spahiu, gjate fjales para te pranishmeve.

Ai ka leshuar kritika te ashpra per Censusin. Sipas tij, me rezultatet e publikuara, kombi u zvogelua ne menyre te qellimshme. Madje, sipas Spahiut te dhenat iu dërguan për miratim Greqisë përpara shpalljes së rezultateve.

Panorama online

______________________________

Censusi, Aleanca Kuq e Zi: Zvogëloi popullsinë, nën ndikimin e Athinës

Aleanca Kuq e Zi krijoi zyrtarisht sot degën e saj në Londër. Në një manifestim në Bulevardin “Oksford Street”, kryetari i aleancës Kreshnik Spahiu u shpreh se Censusi 2011 zvogëloi artificialisht popullsinë shqiptare nën ndikimin e Athinës zyrtare.

“Censusi zvogëloi artificialisht kombin më të madh në rajon. Iu dërgua Athinës para publikimit Jemi një nga popullsitë më të mëdha në Ballkan.”- deklaroi Spahiu.

Spahiu e konsideroi të turpshëm reagimin e ministrit grek, dy ditë më parë, ndërsa kërkoi arsyet se pse informacioni për Censusin iu dha me parë shtetasve greke se atyre shqiptarë. “Të bëhemi 1 milion kuqezi. Në Londër u bë copëtimi, në Londër nis bashkimi.” – vijoi më tej kryetari aleancës.

Sipas INSTAT, paraprakisht nga censusi rezulton se popullsia që banon në territorin e Shqipërisë është 2,831,741 banorë. Krahasuar me vitin 2001 numri i popullsisë në vitin 2011 është zvogëluar me 7.7%.

Shekulli

__________________________

Krijohet dega e AK në Londër: Spahiu: Censusi iu dërgua Athinës para se të publikohej

Sot në Londër është krijuar zyrtarisht dega e Aleancës Kuq e Zi. Manifestime të shumta, me aktivistë të kësaj aleance janë mbledhur sot në një nga sheshet më të mëdha të Londrës, Oxford Street. Gjatë fjalës së tij të mbajtur në këtë manifestim, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshink Spahiu është shprehur se në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë do të bëhen 1 milion kuq e zi. Gjithashtu, Spahiu ka shtuar se në Londër u bë copëtimi i Shqipërisë dhe pikërisht aty po nis bashkimi. Spahiu foli edhe për Censusin, duke thënë se edhe pse jemi një ndër popullsitë më të mëdha të Ballkanit, Censusi na pakësoi. Kreshnik Spahiu ka deklaruar se ishte i turpshëm reagimi grek, dy ditë para së të publikoheshin rezultatet e Censusit. Në fund të fjalës së tij, Spahiu ka akuzuar duke thënë se Censusi iu dërgua Athinës para se të publikohej.

Sot News

______________________________

Aleanca Kuq e Zi mbërrin në Londër, Spahiu: Këtu u realizua ndarja, këtu po nis bashkimi

Aleanca Kuq e Zi ka hapur gjatë ditës së sotme një degë në Londër, ndërkohë që aktivistë të Aleancës kanë manifestuar për disa orë në bulevardin “Oxford Street” të kryeqytetit britanik.

Në fjalën e tij, kryetari i AK-së Kreshnik Spahiu ka dekaruar se, në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, numri i aktivistëve të aleancës do të arrijë në 1 milion. “Në Londër u realizua ndarja, këtu po nis bashkimi” ka theksuar Spahiu.

Spahiu sakaq ka kritikuar ashpër edhe censusin, që sipas tij, në mënyrë artificiale zvogëloi kombin shqipatar, i cili është kombi më i madh në rajon.

Sipas tij, censusi iu dërgua për miratim Greqisë përpara shpalljes së rezultateve, ndërsa e ka cilësuar si të turpshëm reagimin e Greqisë dy ditë përpara publikimit të rezultateve.

Tema

_________________________

Spahiu: Censusi, një mashtrim i madh

Lideri i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, e cilësoi censusin si tërësisht të pabesueshëm, ndërsa lëshoi akuza të ashpra ndaj qeverisë, të cilën e konsideroi si “shërbëtore të interesave greke”.

Spahiu e mbajti fjalimin e tij të premten, me rastin e themelimit të degës së Aleancës Kuq e Zi në Londër, ngjarje që u shoqërua me një marshim të disa qindra antarëve të rinj të organizatës në rrugët e kryeqytetit britanik.

”Censusi është një mashtrim i madh, i cili zvogëloi në mënyrë artificiale kombin më të madh të rajonit”, u shpreh Kreshnik Spahiu nga “Oxford Street”. “Ju garantoj se përpara se të publikohej, ai iu  dërgua për aprovim autoriteteve greke. I turpshëm ishte edhe reagimi i Greqisë kur shprehu  “shqetësimin” e saj për rezultatet vetëm dy dityë përpara se të publikoheshin ato”.

Në fjalimin e tij, Spahiu u frymëzua edhe nga një fakt historik: “Në Londër, 100 vjet më parë u bë ndarja e Shqipërisë. Sot, në këtë qytet po nis bashkimi. Të bëhemi një milion aktivistë “kuq e zinj” me rastin e shekullit të pavarësisë”.

Top Channel

 

 

NJË KOMENT

betim bytyqi

02/03/2012

arrow

pershendetje Kreshnik un jam betimi nga qyteti Prizrenit i Dardanis vjeter un ne Dardani jam me vetvendosje dhe ne shqiperi jom me ty o Kreshnik ishalla bohemi kejt sikur Albina e Kreshnika …..un jam me ata qe bohen bashk per bashkim kombtar ”RRnoft Shqiperia e madhe”

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen