ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Shqiptarët në “Maqedoni” dhe “maqedonasit” në Shqipëri

Nga Valon KURTISHI Procesi i regjistrimit të popullsisë në Shqipëri është ndjekur me vëmendje të plotë nga mediat sllavofone në IRJ të Maqedonisë. Televizionet kanë emituar kronika të plota, kurse shtypi i shkruar është angazhuar në drejtim të mbrojtjes së maqedonasve të atjeshëm. Një shkrim i këtillë interesant me titullin agresiv “Shqipëria ua ndalon maqedonasve të jenë maqedonas”, u botua së fundmi nga gazeta Vecer, (datë 20 nëntor 2011, faqe 3). Para se të analizojmë artikullin në fjalë, na duhet të paraqesim një vështrim të shkurtër të përvojave të grupeve etnike në dy shtetet për të qartësuar problemin që trajtojmë.

Pak para fillimit të procesit regjistrues, Shqipërinë e vizitoi në një mënyrë të çuditshme gati incognito kryeministri aktual, Gruevski, i cili gjatë qëndrimit në Gollobordë premtoi ndihma ekonomike për këtë pjesë pasive të Shqipërisë, duke u kërkuar banorëve të zonës të regjistrohen si maqedonas etnikë. Censusi shqiptar u bë dhe sipas të gjitha parashikimeve, numrat e pakicave etnike në Shqipëri janë përafërsisht të njëjta me projektimet e Institutit Shqiptar të Statistikave, duke ndjekur vijën logjike të dinamikës së popullsive. Kjo nënkupton përpunimin e të dhënave të natalitetit, mortalitetit, emigracionit dhe variablave tjerë që ndikojnë në shtimin apo rënien e numrave të grupeve të caktuara shoqërore.

Edhe numri i maqedonasve etnikë në Shqipëri nuk doli të jetë i ndryshëm nga parashikimet e institucioneve kompetente në Tiranë. Kjo pasi qeveria shqiptare asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk ka planifikuar apo aplikuar agjenda shoviniste për ti mohuar dikujt përkatësinë nacionale. Asnjë qeveri shqiptare nga viti 1912 e deri më sot nuk ka përpiluar politika shtetërore për diskriminimin, terrorizimin apo gjenocidin ndaj grupeve të caktuara etnike të mbetura rastësisht brenda juridiksionit shqiptar që nga vendosja e kufijve të padrejtë më 1912.Në këtë drejtim, shteti shqiptar ka pranuar legjislacionin ndërkombëtar që rregullon mbrojtjen dhe autonominë politike-juridike dhe ekonomiko-sociale të çdo pakice kombëtare që jeton në shumicë të konsiderueshme në ndonjë pjesë të vendit. Si shteti shqiptar i periudhës 1913 – 1939, ashtu edhe qeveritë komuniste në periudhën 1945 -1992, kanë pranuar ligjërisht ekzistencën e minoriteteve etnike si dhe kanë lejuar, ofruar dhe në raste edhe inkurajuar arsimin në gjuhën amtare për grekët etnikë në zonën e Dropullit, maqedonasit në zonën e Liqenasit dhe serbo-malazezët në zonën e Shkodrës.

Shteti demokratik nga viti 1992 e deri më sot, në kuadër të limiteve ekonomiko-financiare, ka implementuar një politikë të avancuar europiane të respektimit të lirive e të drejtave individuale e kolektive për grupet e ndryshme minoritare në vend. Për më tepër, praktika avangardë e diskriminimit pozitiv është aplikuar vetëm në Shqipëri, ku pakica greke jo vetëm që ka siguruar gjithë të drejtat e mundshme individuale e kolektive por ia ka dalë madje të uzurpojë në masë të madhe edhe hapësirën ekonomike të shumicës shqiptare të popullsisë. Fenomeni i njëjti vërehet kohëve të fundit edhe në shtetin shqiptar të Kosovës, ku një pakicë e papërfillshme gjoja “turke” është duke përvetësuar hapësirën ekonomike – sociale të 2 milionë shqiptarëve kosovarë. Duket se shoqëritë shqiptare kanë mungesa të theksuara në traditën shtetformuese si dhe një qëndrim interesant gati “stoik” në mbrojtje të pakicave reale apo të imagjinuara në juridiksionet e tyre. Kjo politikë e drejtë ta quajmë “shqiptare” e respektimit dhe bile edhe inkurajimit të diversitetit etno-fetar të vendit, qëndron në kontrast të drejtpërdrejtë dhe të plotë me politikat shoviniste në raste edhe gjenocidiste të fqinjëve ndaj shqiptarëve e Shqipërisë.

Një prej këtyre fqinjëve që dallon fuqishëm në qasjen ndaj grupeve të caktuara etnike në territorin e vet, është që nga viti 1991/92 edhe Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë.Shteti i vogël ballkanik ka trashëguar (kuptohet në një formë të modifikuar në pajtim me kohën në të cilën jetojmë) politikat jugosllave të diskriminimit të komunitetit etnik shqiptar. Regjimi maqedonas ka ushtruar presion të fuqishëm dhe të organizuar shtetëror që shqiptarët muslimanë në regjistrimet konsekutive të popullsisë të regjistrohen si turq apo sllavë muslimanë. Shqiptarët katolikë dhe ortodoksë as që janë pyetur për përkatësinë e tyre etnike pasi janë regjistruar në mënyrë të detyruar, brutale dhe kolektive si maqedonas etnikë. Një formë tjetër për të zvogëluar përmasën shqiptare në popullsinë e Maqedonisë ka qenë emigrimi i detyruar i shqiptarëve në Turqi, në bazë të konventave zyrtare dhe marrëveshjeve “xhentëlmene” mes Jugosllavisë (Maqedonisë) dhe Turqisë. Në vitet ‘60-‘70, politika jugosllave e liberalizimit të regjimit të vizave dëmtoi më së shumti shqiptarët pasi territoret e tyre duke qenë pa zhvillim ekonomik të qëndrueshëm u shndërruan në zona me përqindje të lartë emigracioni në botën perëndimore. Një numri të madh të shqiptarëve me origjinë nga Kosova dhe Sanxhaku që u vendosën në Maqedoni gjatë kohës së Ish RSFJ, nuk u jepen dokumentet e shtetësisë duke ulur edhe për ndonjë përqindje numrat e shqiptarëve të këtushëm.

Nga viti 1991 e deri më sot, qeveritë e ndryshme maqedonase kanë dalluar vetëm sipërfaqësisht në trajtimin e grupit të dytë më të madh në vend, atij shqiptar. Duke filluar me aksionet e famshme policore të fillimviteve ‘90, me vrasjet gjatë themelimit të Universiteti të Tetovës, vrasjet në lidhje me flamurin kombëtar në Gostivar e Tetovë, përpjekjet për pastrim etnik në shkallë të gjerë në zona të caktuara gjatë luftës së vitit 2001, vrasjet e shumta gjatë aksioneve ndëshkuese policoro-ushtarake në zonat shqiptare etj, politika shtetërore maqedonase ndaj shqiptarëve në IRJM, dallon plotësisht nga politika e shtetit shqiptar ndaj minoritetit të vogël maqedonas në RSH. Për më tepër, edhe në periudhat kushtimisht “paqësore”, politika zyrtare maqedonase ndaj shqiptarëve të këtushëm ka qenë aspak miqësore dhe me shumë keqkuptime. Faktikisht, Shteti i ri maqedonas e ka vazhduar praktikën e regjimit jugosllav për të ulur sa të jetë e mundur numrin e popullsisë shqiptare në vend. Me këtë, popullsia shqiptare artificialisht është paraqitur nga Enti Shtetëror i Statistikave larg realitetit dhe të vërtetës. Sot, popullsia shqiptare këtu qëndron zyrtarisht mes 25 e 26% nga numri i përgjithshëm i popullsisë. Minoriteti maqedonas në Shqipëri, në bazë të të dhënave të Institutit të Statistikave edhe në rastin më të mirë nuk i kalon të 10.000 mijë banorët të koncentruar në zonën e Liqenasit në Prespë. Sllavishtfolësit myslimanë të zonës së Gollobordës në Peshkopi, të cilët Edmond Temelkos dhe Nikolla Gruevskit i duken maqedonas, nuk janë asgjë tjetër pos shqiptarë të sllavizuar gjatë periudhës së dominimit bullgar në trevat etnike shqiptare dhe të islamizuar më vonë gjatë periudhës së okupimit 500 vjeçar turk.

Sllavofolësit myslimanë në Gollobordë dhe përtej në zonën e Dibrës historike kanë qenë, janë dhe do mbeten shqiptarë të pastër dhe nuk mund të shiten apo blihen me ndihmat humanitare politike të kryeministrit të Maqedonisë apo me pallavrat e Edmondit të Aleancës maqedonase për “integrim europian” nëpër mediat sllavofolëse të Shkupit.Problematika në lidhje me ankesat që i paraqet gazeta “Vecer” kanë të bëjnë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të RSH për të larguar nga formularët pjesët ku kërkohen të dhënat për përkatësinë etnike dhe fetare të personit që regjistrohej. Duke qenë një praktikë tërësisht korruptive e iniciuar fillimisht nga shteti grek për të shtuar artificialisht numrat e pakicës greke, por e pranuar krahëhapur edhe nga shteti maqedonas, ky ishte vendimi i vetëm i mundshëm i Gjykatës Kushtetuese. Kjo mund të mos i pëlqejë Vangjel Dules apo Edmond Temelkos, por shteti ligjor dhe demokratik shqiptar nuk mund të lejojë shitblerjen e shpirtrave në tregun ballkanik të shitblerjes së kombësisë.

Vendimi i Gjykatës Kushtetues shqiptare tregoi se shteti ynë kombëtar është stabilizuar disi dhe nuk është më ai ”hani me dyer të shqyera” për të cilin ëndërrojnë shovinistët e disa kryeqyteteve ballkanike bashkë. Agjenturat e huaja ballkanike të personifikuara nga Dule dhe Temelko në Tiranë mund të ankohen deri në Strasburg apo edhe përtej për gjoja diskriminim e tyre apo për mosrespektimin e nenit 20 të Kushtetutës, por asnjë legjislacion ndërkombëtar nuk mund të detyrojë Shqipërinë të mos mbrojë identitetin historik shqiptar të banorëve të saj. Censusi në Shqipëri megjithë lëshimet e shumta që paradoksalisht shkonin në dëm të shumicës shqiptare të popullsisë, mori përkrahjen e BE e cila nuk akuzoi autoritetet shqiptare për ndonjë padrejtësi ndaj pakicave etnike. Madje përfaqësuesi europian në konferencën për shtyp në Tiranë, bashkë me drejtoreshën e INSTAT, znj. Ines Nurja, përgëzoi autoritetet shqiptare për menaxhimin e suksesshëm të këtij procesi. Republika e Shqipërisë është shtet demokratik, anëtar me të drejta të plota në NATO dhe në prag të integrimit të plotë në BE. Integrimi është vonuar paksa si pasojë e përplasjeve partiake, por këto janë mosmarrëveshje të brendshme shqiptare të cilat së shpejti do marrin fund. Shqiptarët të majtë e të djathtë qofshin kanë pikëpamje të ngjashme e të unifikuara për çështjet madhore ku bën pjesë edhe regjistrimi i popullsisë apo problemi me minoritetet reale apo artificiale në vend.

Shqipëria në historinë 99 vjeçare si shtet sovran dhe i pavarur ka respektuar plotësisht minorancat e papërfillshme etnike duke dhënë një shembull të shkëlqyer ndoshta planetar të respektimit perfekt të diversitetit etno-kulturor. Prandaj mediat e Shkupit të mos merren me Tiranën dhe ti lënë rehat banorët e Gollobordës e të Liqenasit. Sa për Edmondin, ai tashmë është shndërruar bashkë me Vangjel Dulen në figura tragjikomike të politikës shqiptare të cilët askush nuk i merr seriozisht.

SOT

3 KOMENTE

Stefi

10/03/2013

arrow

Duke lexuar kete artikull te ketij islamiku me pantollona te prera del se ai ka urejtje fetare dhe me siguri ai paguhet nga organizata teroriste islamike, ndryshe nuk ka mundesi qe te vjell kaq vrer kundra maqedonasve.Edhe pse Qeveria Maqedonase ju ka dhene shqiptareve shume te drejta ,ata perseri ankohen dhe ankohen, duke haruar se ne Shqiperi pakicat kombetare nuk pefillen, kur dihet se numuri i popullsise se tyre vertitet 500.000 veta (arumune,greke,serbe,boshnjake,maqedonas,rome e tj).Synimi i ketyre tipave eshte qe te ndezin barutin ne Ballkan, ne vend qe te punojne se bashku me maqedonasit per integrimin e vendit.
Nuk mbete ti islamik te percaktosh strukturen e kombeve qe banon ne Shqiperi. Ne qoftese u sabotua e manipulua regjistrimin sot, neser do dal e verteta. Ne Ballkan nuk banojne vetem shqiptare, ku jepni deklerata per kufij imagjinare>Meruni me emacipimin tuaj turqeli se ka kush meret me keto gjera te medha.

Besart

14/03/2013

arrow

@Stefi Paske qene koke e madhe makedonsko qe arrite menjehere ne konkluzionin qe autori qenka nje islamik ku ne artikull nuk gjendet asnje pike apo presje qe ka lidhje me ndonje dogme fetare. Deshira juaj makedonsko (pasi meritoni vertet te percmoheni) eshte qe identitetin shqiptar ta lidhni perhere me islamin kur jua kerkon nevoja dhe interesat. Pakicat ne shqiperi gezojne me shume te drejte se cdo pakice ne bote duke pasur parasysh numrin e tyre. Ato kane shkolla dhe te drejta te plota ne proporcion me perqindjen qe zene ne popullsine e pergjithshme. Makdonsko ne prespe nuk ke me shume sesa 5000 shtetas shqiptare me kombesi maqedonase dhe po ashtu ne jug jo me shume sesa 60000 greke dhe nje pakice e paperfillshme serbe apo malazeze ne shkoder. Arumunet dhe romet asnjehere nuk jane quajtur pakica kombetare por kulturore dhe ata gezojne te gjitha te drejtat e shtetasve te tjere shqiptare. E Themelko deklaron qe shqiperia eshte shtet multietnik me 50% minoritete. Si i llogarisni ju makedonsko minoritet ne nje vend kur sipas jush na dalin 1.6 milion shqiptare dhe 1.6 milion minoritare. Cilet jane keto minoritete qe sipas Themelkos dalin 50%.???? A jeni rrahur ndonjehere nga policia dhe aju ka dhunuar kush gjate gjithe ekzistence suaj ne token shqiptare!!!! Ne ballkan banojne shume popuj te tjere midis te cileve edhe bullgaret qe sot e quajne veten makdensko sepse askush sju njeh per te tille. Punoni me shqiptaret dhe kombet e tjere qe te mbijetoni dhe mos u merrni me pllavra nacionaliste se sjua ve veshin kush juve qe jeni te fundit ne ballkan qe duhet te flisni per identitet.

Stefi

08/04/2013

arrow

Besard,
Mar shkas nga fjalia e fundit qe maqedonasit qenkan te fundit ne Ballkan.E ke gabim.
Kraheso kulturen e jeteses se maqedonasve, qe jane evropiane, me kulturen tuaj qe merni xhiro nga vellai juaj turk. Ju para se te shkoni ne Europe, duhet te beni revulucion per emacipimin tuaj, jeni shume larg me maqedonasit, dhe e gjithe urejtja eshte fetare,. Europa po ben gabim qe ju ben leshime, sepse ju jeni nga ata qe perfitoni nga leshimet dhe nuk mbaheni me, se synymi i juaj eshte per ti vene zjarin Ballkanit.Ju doni sher dhe kenaqsia e juaj eshte kur ka remuje e jo paqe, sepse gatese e tille eshte e juaja me prejardhje avgane.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen