ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Shqiptarët në emigracion, të braktisur nga qeveria

Nga Esi Qafoku                                                                                                                          Gazeta Kuq e Zi

Në deklaratën për shtyp të mbajtur më 15 Dhjetor 2011, Aleanca KuqeZi denoncoi skandalin e radhës së qeverisë dhe shtetit Shqiptar të reflektuar në shkeljen hapur të nenit 8 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë i cili e detyron atë “TË MBROJË TË DREJTAT DHE INTERESAT E SHQIPTARËVE KUDO QË JANË EDHE JASHTË KUFIJVE. ”Në këtë reagim, Aleanca KuqeZi ka përshëndetur faktet e bëra publike nga Raportuesi i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e emigrantëve François Crépeau në përfundimin e vizitës së tij faktmbledhëse në Shqipëri. Me keqardhje u falenderua z.Crepeau për faktet e bëra publike në lidhje me politikat që ndjek qeveria shqiptare në drejtim të emigrantëve shqiptarë jashtë kufijve të vendit, por edhe për emigrantët që kthehen pas vitesh të tëra në atdhe e nuk gjejnë asnjë mbështetje nga strukturat e shtetit shqiptar. Mungesa e një strategjie prej 21 vitesh për emigrantët shqiptarë është një e metë e madhe që e diferencon Shqipërinë në krahasim me vendet e tjera evropiane, por edhe nga fqinjët e saj të cilët prej disa dekadash hartojnë politika të veçanta për emigrantët e tyre, madje kanë ngritur dhe institucione të posaçme për këtë kategori të shoqërisë.

Largimi i shqiptarëve nisi pas rrëzimit të sistemit totalitar dhe vendosjes së atij demokratik në vitin 1990, për të vazhduar deri në ditët e sotme kur megjithë lëvizjen lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian largimi nga atdheu mbetet i vetmi shpëtim.
E megjithatë edhe pas 21 vitesh largime pa fund, shqiptarët nuk e dinë ende, se sa bashkëkombas të tyre janë larguar nga vendi, apo se sa të tjerë jane rikthyer pas vitesh të tëra emigrimi. Ne nuk kemi asnjë informacion, asnjë regjistër, asnjë përllogaritje për numrin e saktë të shqiptarëve që janë larguar nga atdheu. Gjithashtu, ende nuk jemi në dijeni se sa emigrantë janë kthyer në atdhe pas vitesh të tëra emigrimi. Aleanca KuqeZi i bën thirrje qeverisë shqiptare të mos keqpërdorë emigrantët dhe keqinformojë qytetarët shqiptarë kur thotë se janë 1 milion turistë në sezonin veror, pasi të gjithë jemi dëshmitarë të faktit se bashkëkombësit tanë dy herë në vit kthehen tek familjarët në atdhe, për festat e fundvitit dhe sezonin veror.

Mungesa e politikave të qeverive të shtetit shqiptar kanë krijuar këtë situatë konfuze për të gjithë ne, por mbi të gjitha për ata qytetarë shqiptarë të cilët për plot 21 vjet sot nuk kanë asgjë të sigurt, jo më në tokën e huaj por as në të tyren. Qeveria shqiptare u mobilizua në një proces të shumëpropaganduar siç ishte procesi i regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, regjistrim që u mbajt në muajin Tetor. Në të gjithë atë proces ku u harxhuan plot 14 milion euro, hartuesit e regjistrimit harruan emigrantët shqiptarë të cilët vetëm për shkak se jetonin jashtë vendit, nuk u parashikuan fare në regjistrimin e popullsisë shqiptare. Aleanca KuqeZi i kujton qeverisë aktuale, por edhe qeverive të kaluara se mbrojtja e të drejtave të qytëtarëve është parim i mbrojtur nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërise, parim jo vetëm i anashkaluar por i braktisur totalisht. Aleanca KuqeZi u bëri thirrje Qeverisë Shqiptare e Ministrisë së Jashtme që të vërë në lëvizje ata mijëra punonjës diplomatik për të cilët harxhohen para pafund për makina e qera banesash luksoze, të cilët duhet të kenë në vëmëndje të tyre qytetarët shqiptarë që largohen nga vendi mëmë për një jetë më të mirë dhe jo protokollet e vizitave zyrtare të drejtuesve të shtetit shqiptar.
Ne flasim sot për të drejtat e emigrantëve shqiptarë por nga ana tjetër një e drejtë themelore i është mohuar kësaj shtrese të shoqërisë. Prej 21 vitesh këta qytetarë shqiptarë nuk kanë mundur të shprehin vullnetin e tyre në asnjë nga proceset zgjedhore, një tjetër e drejtë e shkruar e zeza mbi të bardhë në dokumentin themeltar të shtetit shqiptar, Kushtetutën e Republikës.
Aleanca KuqeZi i bëri thirrje qeverisë shqiptare:

1. Të hartojë një strategji afatgjatë për emigrantët shqiptarë që rikthehen në atdhe duke i mbështetur ata me ndihmë sociale deri në integrimin e plotë në shoqëri.
2. Të hartojë një regjistër zyrtar të të dhënave mbi qytetarët e larguar në emigrim dhe ata të rikthyer në atdhe.
3. Të garantojë të drejtat e qytetarëve shqiptarë që jetojnë në emigrim dhe fëmijëve të tyre të cilët nuk flasin më asnjë fjalë shqip.
4. Të reformojë misionet diplomatike duke hartuar një strategji konkrete për të ndihmuar dhe mbështetur në çdo kohë dhe në çdo rast emigrantët shqiptarë.
5. Reformë radikale në strukturat e trupit diplomatik shqiptar.
6. Të mundësojë më çdo kusht dhe formë të drejtën e votës për emigrantët shqiptarë.
Me shpresën se faktet në fjalë nuk do të bien në vesh të shurdhët, Aleanca KuqeZi shprehu mbështetjen maksimale për emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve por edhe për ata bashkëkombas që janë rikthyer dhe përballen çdo ditë me vështirësinë e integrimit në jetën sociale, ekonomike dhe shoqërore.

NJË KOMENT

diaspora shqiptare

01/04/2013

arrow

http://diasporashqiptare2011.blogspot.com/
Diaspora per Demokracine e Papunesine e Integrim qe mungon ne Shqiperi.

Diaspora Shqiptare e indinjuar me keto ngjarjet e fundit te zgjedhjeve qe duhet te beheshin ne menyre paqesore dhe jo e Politizuar nga asnje nga ato qe jane ne Parlement qe kur ishte ne diskutim te drejten e votimit te Shqiptareve ne Emigracion te gjithe keta Parlamentar te te gjitha ngjyrave ishin dakord qe Emigrantet Jashte Shqiperise te mos votojne Jashte Shqiperie, por perse Jo e dine mire dhe po dalin ne drite qe keto metoda te perdorur nga keto grupe gjthe keto 20 vjet demokraci. Edhe perse Diaspora ndodhet larg Shqiperise eshte e indinjuar prej shume vite per shume padrejtesi qe jane bere dhe po vazhdojne te behen shqiptareve brenda vendit ne vecanti atyre qe jane jashte Shqiperise, qe nuk kane te drejte te kene perfaqesues te tyre ne Parlament, e nuk kane te drejte Vote. Deri sa te vazhdojne ne keto Metoda te vjetra nuk do te kete zhvillim , qetesi , e demokrazi.
Ky eshte fruti qe Shqiptaret po korrin ne Vitin 2013 ne gjithe Shqiperine, nga ata qe kane zgjedhur keto 20 vjetet e fundit, Emigrantet, Rinia, Studentet, Punetoret, Intelektualet,etj kur si ne mesjete akoma njerzit vdesin nga mos diagnostikimi i parakohshem, mungesa e ujit e ndotja e prishja e ambientit, papunesia qe sjell emigrimin e perhershem qe ka mbi 20 vjete akoma ne ritje ne baze te kerkesave qe vijne ne Evrope e Amerike per pune,infrastuktura si ne vende Afrikane, drejtues Lokal e Kombetar te pa pergjegjshem qe akoma kur vine puna per zgjdhjet te behen si babai i shtepise premtojne dhe mbas marrjes se pushtetit per 4 vjet me radhe nuk flasin me goje deri sa te vijne zgjedhjet e tjera. Kurre ka ndodhur keto njezet vjet demokraci qe kurre nje Qeveri te japi doreheqje ne rast se nuk eshte ne gjendje te Realizoje reforma per zhvillimin e Shqiperise.E vetmja menyre demokratike eshte qe Rinia tja tregojne vendin ketyre me ane te Referendum te vazhdueshem per te vendosur Ligje Evropiane, Prezantues ne Parlament te Ketyre Organizmave Aktive qe ndodhen ne Shqpieri e Jashte Diaspore me te drejte vote, me votimeve te ardhshme te pergjejshme, heqjen dhe zevendesimin nga parlamenti atyre qe e kane lene popullin ne kete dite te hallit, pa krijuar kushte te mira jetese si ne vendet Evropjane, Papunesi, Emigracion te Vazhdueshem 20 vjecar e akoma ka dyndje larg Shqiperise, Rina e papune e pa te ardhme etj . Ka ardhur koha qe ne zgjedhjete e ardhshme te vendosen njerez te afte qe kane eksperience ne Evrope e Bote qe kane eksperjence mbi 20 vjete qe punojne e studiojne e jane ne gjendje te japin nje ndihme konkrete e nje integrim sa me shpejte te Shqiperise,dhe sidomos duhen perfshire patjeter dhe Shqiptaret ne Emigracion qe jane nje peqindje e larte dhe nuk kane nje perfaqsues nga ana e tyre ne Organet Lokale e Centrale ne parlamentin Shqiptar. Duhet ta dine se pa pjesemarjen e tyre nuk ka zhvillim dhe demokraci. Te gjitha shtetet Evropjane e Boterore marin pjese dhe ata qe jane ne Emigracion e votjne te kane prezantues e tyre ne Organet Sheterore Lokale e Centrale Parlament.
( Kjo te jete dhe per shqiptaret qe jetojne e punojne mbi 20 vjet ne Bote ) Atehere do ulemi ne nje tryeze per bisedim.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen