ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Shitja e detit nga qeveria shqiptare, debate në parlamentin grek

Në parlamentin grek ende po debatohet mbi të përfolurën “Marrëveshje të Ujërave” mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ministri i Jashtëm Stavros Dimas është shprehur: “Unë dua të theksoj se politika e Greqisë është për caktimin e të gjitha zonave detare me të gjithë fqinjët e saj”. Ai shtoi se përcaktimi i zonave detare midis vendeve të Mesdheut Lindor, përtej mundësive të rëndësishme ekonomike që ai krijon, funksionon si një katalizator për paqen dhe sigurinë rajonale. “Konventa e OKB-së për të Drejtën e Detit është pjesë e acquis të Komunitetit Evropian, dhe në këtë mënyrë, respektimi apo nënshkrimi i kësaj Konvente është një element themelor i perspektivave evropiane të vendeve që janë kandidatë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Unë dua të përsëris atë që z. Korantis tha më parë: Se si një shtet bregdetar dhe një anëtar i BE-së, Greqia nuk heq dorë nga ndonjëra prej të drejtave ligjore të saj sovrane dhe zona ekonomike ekskluzive nuk është përjashtim në këtë parim themelor dhe pozitën apo politikën tonë të jashtme. Në këtë kuadër, unë ju kujtoj se marrëveshja shqiptaro-greke e 27 prillit 2009 për delimitimin e zonave detare cakton një kufi me shumë qëllime në kufijtë e dy zonave ekzistuese juridike, si dhe ato të ardhshme, duke përfshirë ekskluzivitetin e zonës ekonomike. Në takimet tona me vendet fqinje, ne përpiqemi për ta nxitur këtë politikë”,u shpreh Ministri i Jashtëm grek. Ndërkaq, Dimas solli në vëmendje edhe faktin se pikërisht, çështja e zonës ekskluzive ekonomike, nuk është konsideruar më vete, por në kuadrin e gjerë të krijimit dhe caktimit të kufijve të zonave detare në përputhje me dispozitat e së drejtës ndërkombëtare, dhe konkretisht Konventës së vitit 1982 për të Drejtën e Detit.Ministri i Jashtëm grek përmendi gjithashtu edhe faktin sesi Greqia lidhur me këtë ka nisur edhe negociatat me Egjiptin dhe Libinë, dhe do t’i rifillojë ato negociata sa më shpejt nëse situata do ta lejojë një gjë të tillë. Duke nënkuptuar se synon një rihapje të negociatave edhe me palën shqiptare, pasi kjo e fundit e pezulloi marrëveshjen e lartpërmendur mes dy palëve. Lidhur me zonat ekonomike ekskluzive mesdhetare, ai tha se ajo ngre çështjen e kufirit në mes të shteteve fqinje bregdetare.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen