ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

ROMA VISHET KUQEZI

40

Mes një dekori kuqezi qindra studentë dhe intelektualë shqiptarë që jetojnë në kryeqytetin e Italisë janë mbledhur  për të krijuar Aleancën KuqeZi në Romë. Në auditorin kryesor të Universitetit Sapienca ishin ndër të tjera të ftuar nderi për të ligjëruar lektorët më të njohur Italian:
Profesor Antonio Sano
zv.Dekan i Fakultetit te Ekonomise, Universiteti “Sapienza”, Rome
Profesor Roberto Miccù
Docent i te Drejtes Publike, Universiteti “Sapienza”, Rome
Profesor Elio Miracco
Docent i studimeve Albanologjike Universiteti “Sapienza”, Rome
Kreshnik Spahiu zv.kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise
Dr. Arben Mehmeti

Diplomat Kosove

Në auditorin e veshur kuqezi dhe nen tingut e himnit të flamurit u diskutua mbi sfidat e integrimit të Shqipërisë dhe vlerat e identitetit kombëtar. Lektorët në Universitetin e Spaiencës në Romë vendosën theksin e ruejtjes së integritetit kombëtar dhe vlerave historike pa dallim feje, etniciteti, bindjesh politike si dhe nënvizuan falktin se popujt e Bashkimit Europian nuk kanë një gjuhë, një fe, një kulturë, një histori madje përkundrazi i kanë tejet të ndryshme dhe se ato bashkjetojnë vetëm mbi standartet dhe shtetin ligjorë si e vetmja gjë e përbashkët që kanë.

Në auditor u kritikuan ashpër tendencat për një regjistrim etnik dhe fetar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe më gjerë si një rrezik për tensione dhe destabilizim politik. Aleanca KuqeZi deklaroi se ka ardhur koha që të mbrohen të drejtat e emigrantëve në cdo aspekt si dhe duhet tu garantohet e drejta e votës atje ku jetojnë.

Kreu i Aleancës KuqeZI në Romë  av.Ardit Collaku deklaroi se “Aleanca KuqeZi do të shtrihet në cdo qytet të Italisë dhe në pak muaj do të jetë lëvizja më e madhe dhe e vetmja mbarë kombatare kudo që jetojnë shqiptarë në trojet e tyre apo edhe në emigracion. Është koha që 10.milion shqiptarë të mblidhen drejt kësaj lëvizje si mundësi për të përcaktuar një të ardhme të përbashkët.

Themelimi I Aleancës KuqeZi në Romë u shoqërua nën një atmosferë festive të qindra shqiptarëve në emigrim dhe studentëve shqipëtarë të cilët përvec antarësimit në Aleancë nënshkruan njëkohësisht edhe peticionin kundër regjistrimit mbi bazat e vetëdeklarimit etniko fetar.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen