ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Reagimi i Kreshnik Spahiut per marreveshjen e ujrave

Kreshnik_Spahiu

Aleanca Kuq e Zi zhvilloi një forum debate me qindra pedagoge dhe studente të Universitetit të Tiranës. Në këtë forum të Aleancës Kuq e Zi ishin ftuar shumë intelektualë, publiciste, gazetare dhe juristë të njohur. I ftuar nga Aleanca Kuq e zi dhe forumi i debatit në Universitetin e Tiranës, Zv. Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, u pyet nga gazetaret në lidhje me deklaraten e Ministrit të jashtëm grek Dhimitris Droutsas mbi mosnjohjen e vendimit të gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e ujrave?. Per kete pyetje Kreshnik Spahiu deklaroi:

“Shqipëria është shtet sovran dhe ligjor, respekton  kushtetutën, vendimet e gjykatës kushtetuese, si dhe marrëveshjet ndërkombëtare të detyrueshme për tu zbatuar. Nuk ekziston asnjë marrëveshje në kuptimin ligjor, midis Shqipërise dhe Greqisë për ndarjen e kufijve detarë, jo vetëm sipas të drejtës tone, por edhe në të drejtën ndërkombëtare. Ne vlerësojmë se në frymën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese marrëveshja, e cila u lidh 2 vjet më parë mes Republikës Shqipërisë dhe asaj Greke, nuk ishte realizuar në respektim të parimeve të ligjit themeltar, nën autoritetin e institucioneve kushtetuese dhe tërësisht jashtë standarteve të së drejtës ndërkombëtare. Aktualisht me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila e ka vlerësuar si një marrëveshje të papajtueshme me kushtetutën dhe të drejtën ndërkombëtare nuk ka më vend për të folur për një marreveshje në fuqi, e cila juridikisht nuk ekziston. Ne kërkojmë që Greqia si një vend anëtarë I BE të respektojë sovranitetin e shtetit shqiptar, parimet e shtetit ligjor dhe të drejtën ndërkombëtare dhe të mos lejohen deklarata, të cilat cënojnë rendin juridik dhe shtetin ligjor. Ne jemi për një marrëveshje të ujrave dhe për përcaktim të kufirit detar, por duke respektuar të drejtën ndërkombëtare, parimin ‘EQUITE”, parimet e shtetit ligjor, rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese dhe një proçedurë ku të respektohen pavarësia dhe kompetencat e organeve kushtetuese”

Gjatë takimit të Aleancës Kuq e zi diskutuan dhe shumë politolog të njohur si Prof.Hysamedin Feraj, Pleurat Rexhepi, Uran Butka etj. Qindra Pedagog dhe studentë I dhanë mbështetje Aleancës Kuq e zi dhe kauzës që ajo po realizon nëpërmjet një fushate ndërgjeqësimi në mbrojtje të parimeve kushtetuese dhe simboleve kombëtare. Aleanca Kuq e zi është një lëvizje jo politike , qytetare në të cilën janë grupuar shumë intelektualë të njohur.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen