ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Plani grek i vitit 2000, për copëtimin e Shqipërisë, me mbështetjen e Sali Berishës

Nga Kledian Lula

Në një nga emisionet “Opinion”, Blendi Fevziu i qeverisë, nxorri në skenë misionarët e tezës së shkëputjes të “Vorio-Epirit”, omonistët Panajot Barka e Thoma Miço dhe “pro-grekun e klonuar” Stavri Marko. Këtë angazhim të tyre, Fevziu nuk e bëri për arësye se nuk kishte cilët të ulte në karriget e tyre, mbasi Frrok Çupin e Artan Hoxhën në gatshmëri i kishte para dere dhe nën urdhëra si dezhurn “non stop” tek WC e TV-KLANIT. Por ky ishte një urdhër-detyrë i formës së prerë, dhënë prej shefit të tij pro-greko-serb Sali Berisha, për të propaganduar ligjin anti-shqiptar “Berisha&Gaixh” për regjistrimin e popullsisë shqiptare, sipas skemës dhe planit aneksues-ç’kombëtarizues ndaj kombit e trojeve shqiptare.

“TV-Klan” në shërbim të Greqisë me urdhër të Sali Berishës

Nxjerrja në emisionin “Opinion” e treshes Barka-Miço-Marko, për të folur mbi të “drejtën e regjistrimit të lirë të popullsisë me vetëdeklarim të kombësisë”, nuk u bë ashtu rastësisht. Përkundrazi, ky aktivizim propagandistik neo-fashistësh grekë në “TV-Klan-Berisha” u bë vetëm 24 orë pas deklaratës së Konsullit grek të Korçës, me thirrjen: “Vazhdon lufta për të marrë Vorio-Epirin”. Ky aktivizim u bë vetëm 8 orë pas përuljes deri në neveri të Qeverisë Shqiptare përballë Ambasadorit Grek në Tiranë. Fakti që në këtë vijim “lufte të grekëve për marrjen e Voriro-Epirit”, nuk doli të thoshte një fjalë kreu i qeverisë, apo zëdhënësja e tij, dëshmon më së fundi pa asnjë dyshim, se kjo thirrje për pushtim dhe çpopullim të Shqipërisë, ka “firmën dhe vulën” private, pirate e zyrtare të kryeministrit Sali Berisha, këtij misionari “të pa udhë” pro-grek. Incidenti i tejet i rëndë diplomatik shtetëror është synim që përbënë rrezik për dy vendet, mbasi nxit tensionet dhe aktivizon me veprime lakminë greke për pushtim trojesh të huaja dhe ndjenjat atdhetare të shqiptarëve, për të mbrojtur këto troje ashtu si parardhësit e tyre historik.

Deklarata publike e Konsullit Grek në Korçë Theodorus Ikonomu, me thirrjen për nisjen e sulmit për ç’kombëtarizimin dhe aneksimin territorial të Shqipërisë nën maskën e të drejtave të minoritarëve grekë, nuk është “pakujdesi e një konsulli të dehur e emocional pas banketit”, siç u justifikua diplomacia greke, por vazhdim i diversionit të politikës zyrtare greke ndaj Shqipërisë. Synimet greke ndaj trojeve shqiptare, përveçse me propagandë janë dhe me agresione fizike ndaj kufijëve e popullsisë shqiptare në tokën shqiptare. Synimi ekspansionist grek, pra ëndrra e tyre shoviniste, nuk ka më asnjë dyshim që ka gjetur terren të plotë realizimi në Shqipëri, jo vetëm të lirë por dhe mbështetës prej qeverisë Shqiptare dhe prej vet kryeministrit Sali Berisha në shërbim dhe favor të interesave anti-shiptare e pro-greke. Historia e prej misionari aktiv pro-grek e Sali Berishës dëshmon për shitjen e interesave kombëtare shqiptare, në të gjithë pozicionet që ka patur në këto 20 vjet si politikan, si ish-President i Shqipërisë, si ish-krye-opozitar dhe si kryeminisitër, në raport me këtë problem ekzistencial për Shqipërinë. Se cila është skema greke për destabilizmin e Ballkanit dhe copëzimin e ri të Shqipërisë, duke patur si “bazë veprimi” politikanin e lartë Sali Berisha, nuk po përmendim kontributet e tij ndaj plotësimit të interesave shoviniste Greke në Shqipëri, por po publikojmë një material special, në lidhje me këtë skemë.

Lënda që po botojmë është përgatitur nga institucionet e specializuara të Shtetit Grek, por që nuk ka mbetur dot sekret, mbasi ka qënë Turqia ajo që e ka zbuluar më 21 shtator 2000 nëpërmjet burimeev të shfrytëzuara prej shërbimeve të saj sekrete. Ky material nuk është “Plan Fiks i Greqisë”, por publikim i përmbledhur i përmbajtjes së tij, shpërndarë në mënyrë të detyrueshme, gjoja si material studimor rutinë, pas dekonspirimit të tij nga diplomacia dhe shërbimet sekrete Turke. Materiali është i ndarë në kapituj të detajuar. Në këtë “plan grek” për destabilizim, kontroll dhe shfrytëzim të Ballkanit, Shqipëria zë pjesën më të konsiderueshme.

Objektivi Grek: Që prej vitit 1992, Greqia aktive dhe dominuese në Shqipëri

 

Nga struktura dhe përmbajtja e materialit, kuptohen qartë se ka një vëmendje greke për zhvillimet në Shqipëri dhe në të vërehet saktësia me të cilën janë zbatuar planet greke kundrejt Shqipërisë, ç’ka vërteton saktë se Greqia, që prej vitit 1992 e deri sot, ka vepruar dhe po vepron intensivisht në politikën dhe qeverisjen tonë, duke depërtuar në çdo qelizë të jetës së vendit. Psh, kur bëhet fjalë për tokat që parlamenti Shqiptar i vitit 1991, me anë të ligjit agrar Nr 7501 (toka i jepet atij që e punon dhe jo atij që e ka pronë), ua dha minoritarëve grekë, duket sheshit meraku dhe presioni i qeverisë greke për këto toka, të cilat sipas tyre “vërtetojnë” tezën greke të “Vorio-Epirit”, që këto toka të mos u merren më minoritarëve me anë të “tapive fallco” të pronarëve shqiptarë. Kështu i quan në material qeveria greke, tapitë orgjinale të pronarëve legjitimë shqiptarë, ç’ka shpjegon katërcipërisht, se përse gjatë rebelimit të vitit 1997, (bashkë)andartët greko-shqipfolës, dogjën zyrat e Gjëndjeve Civile e të Kadastrave shqiptare në 12 rrethet e jugut të Shqipërisë, duke e realizuar këtë gjë deri në Konispol, Vermosh e Peshkopi.

Në material të bën përshtypje, insistimi i qeverisë greke për të ruajtur me çdo kusht, praninë e saj ushtarake në tokën shqiptare në Yzberish të Tiranës e jo vetëm aty, prani e cila ishte vendosur të realizohej në mënyrë të njëanshme që në datën 5 prill 1997, kjo e paracaktuar sipas një plani të hartuar e të koduar në kancelaritë greke. Rëndësia gjeo-strategjike e Ballkanit, si dhe fakti historik i tij si zonë ku përplasen interesat e shteteve të mëdha, ka qënë element bazë e konstant i presionit të fuqive të mëdha mbi shtetet e rajonit. Greqia e cila ka synime afatgjata përsa i përket rajonit dhe siç dihet, ka probleme me disa vende të Ballkanit është duke përgatitur skenaret strategjike, për të futur Ballkanin në sferën e saj të influencës ekonomike e politike, duke shfrytëzuar rrethanat e deritanishme në mënyrën më të mirë të mundshme. Greqia deri tani e ka zhvilluar strategjinë e saj, duke zbatuar një diskriminim të dyfishtë. Gjatë kësaj kohe, ajo ka zhvilluar politikë bashkëpunimi me sllavët dhe shtetet ortodokso-kristianë, duke mbajtur qëndrim intransigjent ndaj shteteve të tjera të Ballkanit. Në këtë kontekst ajo është tërhequr edhe nga zbatimi i rezolutave të OKB-së, siç ishte rasti i Bosnjë-Hercegovinës. Ajo i vendosi embrago Republikës së Maqedonisë, vetëm për shkak të emrit të saj gjatë kohës së krizës në Kosovë. Nga njëra anë, Greqia u vu në rolin e dishepullit mbrojtës të paqes  me aktivizim në forcën shumëkombëshe në Kosovë, duke u përpjekur të shmangte reagimet e SHBA-s dhe NATO-s, ndërkohë (nga ana tjetër) nxiti protestat kundër aksionit të NATO-s në Jugosllavi duke përdorur OJF-të, shtypin, pushtetin lokal, partitë politike, sindikatat, këngëtarë e muzikantë, si dhe organizoi fushata intensive ndihme për serbët. Përpjekjet e Greqisë për të dominuar mbi territoret e Ballkanit, janë duke shkaktuar probleme të mëdha me Maqedoninë, njëkohësisht me Bullgarinë dhe Shqipërinë. Greqia, asnjëherë nuk i ka braktisur pretendimet e saj për këto territore. Për realizimin e këtyre synimeve, Greqia shfrytëzon edhe problemin më të vogël ekonomik, apo destabilitetin social të fqinjëve të saj, pa harruar të shfrytëzoj qënien si anëtare e Bashkimit Evropian, për të intensifikuar aktivitetet kundër vendeve të Ballkanit.

Plani Grek për destabilizimin e Ballkanit, i datës 30 Qershor 2000

Një raport prej 100 faqesh i është paraqitur Kryeministrit Grek, Kostas Simitis, nga Ministria e Jashtme e Greqisë. Ky raport, i diskutuar dhe i debatuar me kujdes deri në mesnatën e datës 30 Qershor 2000, në mbledhjen e kabinetit qeveritar të Greqisë, është konsideruar si “hap i rëndësishëm në strategjinë e Greqisë për ekspasion në Ballkan e Qipro” dhe në këtë kontekst, si “skemë e domosdoshme për realizimin e projektit të Megali-Idhesë”. Pikat e përfshira në këtë raport, kanë tituj të tillë:

1.      Zhvillimet Ndërkombëtare dhe interesat e Greqisë

2.      Integrimi i Greqisë në Bashkimin Evropian 3.      Problemi Qipros 4.      Disa propozime dhe vlerësime 5.      Mardhëniet Turqi-Greqi 6.      Korelacioni midis Qipros dhe mardhënieve Turqi-Greqi 7.      Mardhëniet etnike brenda Maqedonisë dhe Shqipërisë 8.      Zhvillimet në Ballkan

Ky raport i përgatitur nga Ministria e Jashtme e Greqisë, tregon se nuk ka patur ndonjë ndryshim në politikën e saj ndaj Turqisë. Si pjesë e politikës së afrimit fals, të shfaqur përmes tërmetit të rënë në Turqi, Greqia ka bërë përpjekje, për të krijuar përshtypjen, se e kishte harruar projektin famëkeq të “Megali-Idhesë”. Ndaj kauza e “miqësisë Greqi-Turqi” filloi të bënte më shumë përkrahës në Turqi, një pjesë e të cilëve kanë shprehur mendimin, se ushtria turke duhet të largohet nga rajoni i Detit Egje e për rrjedhoj, të gjitha mosmarrëveshjet Greqi-Turqi, duhet të zgjidheshin në Gjykatën e Hagës, duke mos harruar kushtin, që këto zgjidhje duhet të trajtoheshin në linjë të plotë me kërkesat dhe interesat greke. Raporti dëshmon, se Greqia po përgatitet t’i bëjë Turqisë disa kërkesa, të cilat janë:

Kërkesa lidhur me Patriarkanën: Zgjedhja e patriarkut në Stamboll konsiderohet si një zgjedhje e përcaktuar nga Memorandimi 1092/6-12, i vitit 1923 dhe varet nga zyrtarët e Stambollit. Memorandiumi përcakton, se Partriaku duhet të jetë qytetar turk. Në këtë mënyrë, priftërinjtë të cilët nuk janë qytetarë turqë, ose që nuk kanë shërbyer në arqipeshkëvitë në Turqi, janë të ndaluar të zgjidhen si patriarkë ikumenikë edhe pse janë ortodoksë.

Sinodi i Shenjtë: Probleme të ngjashme, ekzistojnë për zgjedhjen e Sinodit të Shenjtë, i cili merr pjesë në zgjedhjen e Patriarkut. Autoritetet turke nuk e njohin Patriarkanën, si Patriarkanë Ikumenike. Patriarkana, njihet si shoqëri që i nënshtrohet vetëm ligjit turk.

Shkolla Teologjike e Khalkit: Kjo shkollë, në bazë të ligjeve të shtetit turk është mbyllur që vitin 1971 dhe akoma nuk është hapur.

Problemi pasurive të Patriarkanës: Përsa i përket pasurive të Patriarkanës, nga ana e shtetit turk, këto pasuri janë të garantuara që nga viti 1923. Me anë të dekreteve të ndryshme, shteti turk ka vënë kufizime mbi të drejtat e pronësisë së grekëvë bizantinë në Stamboll, të grekëve të Stambollit me nënshtetësi greke, si dhe mbi pronat e grekëve bizantinë në Gokceada e Bozcaada. Në tërësi, statusi i këtyre pronave është i pasigurtë e i diskutueshëm në të ardhmen, për shkak të shpronësimit që mund të ndërmarrë shteti turk. Përsa i përket pronësisë së grekëve të Dodekanezit, grekët bizantinë, të cilët e kanë humbur nënshtetësinë turke, kanë humbur të drejtën mbi këto prona dhe nuk mund t’i trashëgojnë më ato.

Problemi i Qipros: Përsa i përket problemit të Qipros, Athina synon mbajtjen e pandërprerë të bisedimeve dhe kontakteve diplomatike Qipro-BE. Lidhur me të ardhmen e Qipros, Turqia ka propozuar formulën e Konfederatës, ndërsa Greqia ka propozuar formulën e “Federatës dy-zonale”.

 

Lidhur me analizën e përgjithshme të zhvillimeve në rajon, raporti sekret grek, thekson: “Ka patur vështirësi serioze për të siguruar stabilitetin në Ballkan, sidomos pas ndërhyrjes së NATO-s në Jugosllavi. Përpjekjet nga SHBA dhe BE, për të zgjidhur çështjen e Kosovës, nuk kanë qënë të suksesshme. Qeveria greke vlerëson, se ekziston mundësia e një destabilizimi rajonal, që mund të rrjedh nga zhvillimet aktuale, të cilat do të çonin në ndryshimin e kufijve ekzistues. Nëse do të  ndryshojnë kufijtë në Ballkan e veçanërisht në Kosovë, qeveria Greke, do të përpiqet të mbajë ekuilibret, me synim për të ruajtur kufijtë e përfituar në vitin 1913.

Përsa i përket Jugosllavisë, raporti thekson, se qeveria Greke e vlerëson krizën Jugosllave si problem të administratës së Millosheviçit dhe sipas saj, vazhdimi i izolimit të Jugosllavisë rrit nacionalizmin e kombit serb, largon ekonominë nga niveli i dëshirueshëm i zhvillimit dhe çon vendin në destabilizim të plotë. Sipas qeverisë Greke, nëse Millosheviçi qëndron në fuqi, veç të tjerash është një burim destabilizimi në rajon, pasi nuk ka një opozitë të fuqishme e të besueshme. Sipas raportit, rënia ekonomike e Jugosllavisë çon në rritjen e krimit të organizuar, pasi shumë politikanë të lartë të regjimit të Millosheviçit, kanë krijuar organizata të ndryshme mafioze. Por frika më e madhe e Greqisë, janë ngjarjet që mund të ndodhin në Jugosllavi, të cilat mund të sjellin mijëra refugjatë në Greqi. Po sipas raportit, nëse do të tentohet që Millosheviçi të rrëzohet me forcë e të çohet në Hagë, qeveria Greke parashikon zhvillime dramatike, të cilat do ta çonin Jugosllavinë në luftë civile të pashmangshme. Nëse në bashkëpunim me qendrat perëndimore të vendim-marrjes, Millosheviçi do të detyrohej të jepte dorëheqjen e të strehohej në një vend të tretë, si psh. në Greqi, ky veprim do t’i krijonte Greqisë probleme të mëdha me perëndimin. Për rrjedhojë, Greqia në një rast të tillë, nuk do të pranonte ta strehonte kurrë Millosheviçin, ndërkohë që do të ishte në interes të Greqisë, përkrahja e opozitës së Millosheviçit.

Parashikimi Grek në vitin 2000: Destabilizim i Maqedonisë dhe Rajonit

Sipas raportit, lidhjet e dobëta të Maqedonisë me Ballkanin, do ta destabilizojnë atë, si rrjedhim, do të destabilizohej gjithë rajoni. Në një rast të tillë, në raport theksohet, se popullsia shqiptare e Maqedonisë, do të thithej dhe mbështetej nga Shqipëria e Kosova. Sipas raportit, qeveria greke konsideron prioritar, rregullimin e emrit të Maqedonisë në përputhje me pëlqimin e të dy vendeve, për sistemet politike dhe popujt e tyre. Për këtë, skenari grek parashikon një marrëveshje reciproke për emrin, të shoqëruar nga një paketë me zgjidhje për problemet bilaterale, që sipas Greqisë, do të ishin:

 

1.      Zgjerimi i lidhjeve ekonomike (tregëti, telekomunikacion e investime) 2.      Kooperim në sigurimin kombëtar dhe çështjet e mbrojtjes (kontrolli i kufijëve, trajnim i policisë maqedonase nga policia greke 3.      Trajnim i personelit ushtarak maqedonas, mjeteve të blinduara dhe armatimeve greke. 4.      Zhvillimi i marrdhënieve kulturore mes dy vendeve

5.      Mbështetja substanciale dhe praktike e Maqedonisë nga ana e Greqisë, për t’u pranuar në BE

Qeveria Greke i jep rëndësi në skenarin e saj, hartimit të teksteve shkollore për nxënësit maqedonë, trajtimit të historisë së minoritetit grek sipas recetave të Greqisë, si dhe hapjes masive të kurseve për mësimin e gjuhës greke, dhënien e bursave për studentët maqedonë për të studiuar në Greqi dhe hapjen e një “Arsakion School” e cila, do të jap një shembull më të mirë se shkolla e njëjtë, që është hapur në Tiranë.

Qeveria Greke: Politika e jashtme ndaj Shqipërisë, kërkon riplanifikim

Sipas raportit, Athina është shumë e shqetësuar për të ardhmen e Shqipërisë, nëse ajo do të kthehet ose jo në “faktor destabiliteti për rajonin”. Athina mendon, se politika e jashtme Greke në raport me Shqipërinë, duhet të riplanifikohet. Çështjet, të cilat qeveria Greke duhet t’i zgjidh në të ardhmen me Shqipërinë, janë këto:

1.      Mardhëniet me Berishën

2.      Mardhëniet me opozitën shqiptare (PD) 3.      Çështja Çame 4.      Futja e sa më shumë njerëzve të Greqisë në presidencë, qeveri, në institucione e administratën publike shqiptare, brenda opozitës 5.      Regjistrimi i popullatës, që qeveria shqiptare po përgatit 6.      Jugu dhe Veriu, ndarja psikologjike dhe kulturore e Shqipërisë

Greqia planifikon të insistojë, që origjinat etnike janë regjistruar në Shqipëri gjatë regjistrimeve të mëparshme. Intensifikimi i përpjekjeve, që elementi grek në Shqipëri, të vendos përfundimisht në politikën dhe qeverisjen shqiptare. Greqia planifikon të ushtrojë presion mbi qeverinë shqiptare, për të përfituar në këto drejtime:

 

1.      Ndalimin e aktiviteteve të vogla terroriste, në jug të Shqipërisë 2.      Shpërndarja e popullsisë të fshatit Lazarat, i cili konsiderohet si faktor që sjell shqetësime në fshatrat dhe në zonën ku banon minoriteti grek (në Dropull)

3.      Ndalimi i dhënies së “tapive fallco” nga Shteti Shqiptar, për tokat në minoritet

Greqia është shumë e shqetësuar për atmosferën anti-greke që mbizotëron në Shqipëri. Trupat greke të dislokuara në Yzberish të Tiranës, kanë bërë propagandë lidhur me Vorio-Epirin dhe në muajin Maj 2000, ato arritën deri aty, sa të shpërndajnë harta që tregonin Shqipërinë Jugore të përfshirë brenda kufijëve të Greqisë me percaktime gjegrafike që çonin kufirin grek, deri në jug të Tiranës. Kjo shkaktoi reagim të fuqishëm në Shqipëri dhe rajon. Kur u vërtetua katërcipërisht, se trupat greke të Yzberishtit, megjithëse pretendonin se qëndronin në Shqipëri vetëm për ndërtime logjistike, por që në fakt shpërndanin harta të Vorio-Eprit, qeveria greke u detyrua t’i tërheqë këto njësi nga Shqipëria. Vendimi i qeverisë greke, për të dislokuar forcat ushtarake greke në Shqipëri, u përcaktua në datën 5 prill 1997 nga Këshilli Politikës së Jashtme dhe Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë (KYSEA). Askush nuk di të thotë, se si guxoi Greqia, që në mënyrë të njëanëshme të vendoste në strukturat e saj shtetërore, për dërgimin e njësive të specializuara të ushtrisë greke në territorin shqiptar, gjë të cilën e ka kundërshtuar me forcë opozita shqiptare (PD), gjatë gjithë kohës të prezencës së kësaj njësie ushtarake në Shqipëri.

Dy pika kryesore që shqetësojnë

1. Fraza e Sali Berishës “Genocidi i muslimanëve çamë”, po tërheq mbështetës. Çamët, të cilët edhe pas luftërave ballkanike, me të drejtën e trojeve të tyre, vazhdonin të jetonin në territorin që Konferenca e Londrës i kishte caktuar Greqisë, u bënë viktima të politikave asimiluese të qeverive greke e të një genocidi të pashembullt, që arritën kulmin më 27 Qershor 1944. Nga ky genocid humbën jetën me mijëra çamë, ndërsa ata që mundën të shpëtonin, braktisën përgjithmonë Greqinë, në të cilën lanë gjithë pasuritë e tyre. Data 27 Qershor 1944 është njohur si e tillë nga parlamenti Shqiptar dhe është shpallur “Dita e Genocidit Grek Kundër Çamëve”

2. Raporti thekson, se qeveria greke dhe shërbimet sekrete të Greqisë, kanë shumë njerëz në shërbim të tyre brenda administratës shqiptare, në të gjithë rangjet. Ky konkluzion padyshim, mbështetet në informacionin e shërbimit sekret turk, që duhet pranuar se është ndër më të fuqishmit në botë. Sipas raportit, dy ministra dhe një zvendësministër të qeverisë shqiptare, raportojnë menjëherë në Athinë, për të gjithë sekretet e shtetit dhe të qeverisë së Shqipërisë. Në shenjë shpërblimi për këtë kontribut, ata posedojnë llogari rrjedhëse në Qipro e Selanik.

Konkluzione

Raporti konkludon, se Greqia është hedhur në ofensivë për të realizuar skemën e “Megali-Idhesë” dhe ka projektuar objektivat e mëposhtëm strategjikë:

1.      Të qetësojë Turqinë dhe të paralizojë aftësinë e saj operative në Ballkan

2.      T’i bëjë disa lëshime Bullgarisë, në lidhje me Maqedoninë dhe Kosovën

3.      Të realizojë dominim mbi shtetet që do të rezultojnë nga shpërbërja e mundshme e Jugosllavisë

4.      Të nxisë trazira në Shqipëri, duke paralizuar pretendimet e ligjshme territoriale të shtetit Shqiptar në trojet shqiptare të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë

5.      Të realizojë shpërbërjen dhe kontrollin e Maqedonisë

SHENIM: Faktet e derisotme konfirmojnë plotësisht, se shtetasi (anti)shqiptar Sali Berisha, me detyrë aktuale kryeministër i Shqipërisë, rezulton të jetë bërë palë vepruese dhe mbështetëse zyrtarisht e realizimit të interesave strategjike anti-shqiptare, në favor të Greqisë

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen