ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Pas miratimit të regjistrimit etnik, Greqia shpall pjesë të saj Korçën, Vlorën dhe Himarën

211

Dy ditë pas miratimit të ligjit nga mazhoranca qeverisëse që i hapi rrugën manipulimit të kombësisë shqiptare, kanë reaguar mediat greke, ku as këtë herë nuk kanë ngurruar ta konsiderojnë Himarën dhe Nartën e Vlorës si pjesë të Greqisë. Disa media greke kanë shprehur pakënaqësi me pranimin e amendamenteve të PDIU për ligjin e regjistrimit të popullsisë, ku përcaktohet se deklaratat e qytetarëve për kombësinë do të verifikohen. Sipas tyre, situata është më e rrezikshme se kurrë për grekët e Shqipërisë, duke iu referuar parashikimit të ligjit që dënon me gjobë të gjithë ata që manipulojnë kombësinë. “Theksojmë se akoma edhe zona tërësisht greke si Himara dhe Narta e Vlorës për shtetin shqiptar nuk banohen nga grekë. Situata është më e rrezikshme se kurrë më parë për grekët e Shqipërisë. Në bazë të ligjit që u miratua vetëm në 99 fshatrat e Dropullit mund të deklarohet kombësi greke. Të gjithë ne t tjerët nuk mundemi. Narta, Himara, Saranda, Korça që nuk kanë në gjendjen civile kombësi greke (këto zona sipas shqiptarëve janë jashtë minoritetit) nëse nuk duam të dënohemi ose deklarohemi shqiptarë, ose nuk deklarohemi fare”, thuhet më tej. Sipas tyre, ligjin për regjistrimin e popullsisë e miratoi Kuvendi i Shqipërisë me 71 vota pro dhe vetëm dy abstenime, nga deputetët e partisë çame PDIU. “Ndryshimet që propozoi z. Idrizi (deputet i PDIU) u miratuan pjesërisht nga qeveria me shtesa të tjera. Në fjalën e tij në parlamentin shqiptar, theksoi se ligji ka të bëjë me çështje shumë delikate dhe duhet që të diskutohet gjerësisht nga Kuvendi shqiptar dhe nga grupet e interesit (vallë z. Idrizi nënkupton të interesuarit e drejtpërdrejtë si minoritetet, apo i drejtohet grupeve nacionaliste që vërdallosen në Shqipëri duke mbledhur nënshkrime kundër ligjit?)Me justifikimin e shmangies të të dhënave të rreme, qeveria pranoi propozimin për gjobë 1 milionë lekë për dikë që deklaron të dhëna të rreme (sigurisht pala shqiptare nuk interesohet për të gjitha të dhënat e rreme, por vetëm për kombësinë.) Përveç kësaj, në bazë të propozimit të PDIU, Instituti i Statistikave INSTAT duhet të bëjë kontroll në çdo rast në regjistrat e gjendjes civile, dhe nëse rezulton kombësi tjetër në to, do të vendosin këtë të dhënë (pra kombësinë shqiptare)”, theksojnë mediat greke. Sipas tyre, kështu ndryshimet përbëjnë ndalim të dikujt që jeton jashtë zonave minoritare që të deklarohet grek, ndërkaq në këto zona (jashtë minoritetit) kushdo që do të deklarohet grek pavarësisht gjobës, do të shënohet si shqiptarë në statistika në bazë të gjendjes civile.

Dule: Procesi i regjistrimit, i dyshimtë

Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, theksoi dje se procesi i regjistrimit të popullsisë karakterizohet në aktivitetin e politikat e veta nga ecejakje të dyshimta në një kohë që është premtuar dhe angazhuar zyrtarisht për zhvillimin e këtij regjistrimi “Regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë mbetet instrument i vetëm që garanton në produktin e vet, ato të dhëna thelbësore për shoqëri të organizuar me qëllim hartimin e një filozofie që do të burojnë praktikat që do të respektojnë standardet e qytetarëve të një vendi. Në këtë kuadër qeveria karakterizohet në aktivitetin e politikat e veta nga ecejakje të dyshimta në një kohë që është premtuar dhe angazhuar zyrtarisht për zhvillimin e këtij regjistrimi”. Sipas tij, fillimisht e planifikoi për pranverën e 2011 por më pas, mori vendimin me argumentet aspak bindëse për të shtyrë këtë proces për vjeshtën e 2011. Duke ka kërkuar që në këtë projektligj të përfshihen elementetë e përkatësisë etnike të gjuhës anëtare dhe të besimit fetar.

Publikuar te Shtunen ‘ Gazeta SOT’, 09 Korrik 2011 05:00

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen