ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Nuri Seferi pjesë e “Aleancës Kuq e Zi”

DSC_0281

Boksieri shqiptar Nuri Seferi, është bërë anëtar i Aleancës Kuq e zi.Në mënyrë solemne ai ka mbushur formularin e anëtarësisë në zyrat e shoqatës Illyrikum Libertas në Tetovë që është përfaqësuese e kësaj aleance në Maqedoni.

Me këtë rast kryetari i shoqatës “Illirikum Libertas”, që është përfaqësues për aleancën kuq e zi në Maqedoni Valon Kurtishi, tha se është nderë i madh që Nuri Seferi bëhet anëtarë i kësaj aleance dhe këtë hap duhet ta ndjekin të gjithë sportistët tjerë dhe personalitetet nga kultura, sporti, që kanë peshë në opinion.”jemi shumë të gëzuar që pranoi kërkesën që të bëhet pjesë e lëvizjes sonë të madhe nacionale Aleanca Kuqe Zi”.

Ka dhënë kontribut të madh në skenën ndërkombëtare në përmirësimin e imazhit të kombit tonë me shpalosjen e vlerave më të mira kombëtare dhe sportive të rinisë sonë shqiptare. Shpresojmë se me anëtarësime të këtilla, me personalitete të këtilla të sportit, kulturës, artit, do të bëhemi më shumë dhe do të arrijmë më shpejtë drejt qëllimeve tona të përbashkëta nacionale”, tha Kurtishi. Nga ana e tij, bokseri Nuri Seferi, tha se të gjithë sportistët duhen të përkrahin këtë aleancë që të kontribuojnë në avancimin e çështjes shqiptare.

” Me kënaqësi kam pranuar ftesën që të bëhen anëtarë i kësaj aleance pasi që kohëve të fundit kam ndjekur të gjitha aktivitetet e saj dhe jam I nderuar për shkak se me shekuj, njerëz të shumtë kanë punuar për të arritur qëllimin final të bashkimit të trojeve shqiptare, të cilës disa pjesë padrejtëissht i janë shkëputur pa dashjen e shqiptarëve. Është krenari dhe jam shumë i nderuar që bëhem pjesë e Aleancës Kuq e Zi që të ndihmoj këtë aleancë në qëllimin e tyre për pjesët e bashkimit të trojeve shqiptare që janë shkëputur”, tha Seferi, duke apeluar që edhe sportistët tjerë të jenë pjesë e kësaj aleance. (INA)

2 KOMENTE

besimi

27/12/2011

arrow

bravo ketu duhet te jen krejt shqiptart

rijad

28/12/2011

arrow

tlumt Nuri dhasht zoti qe edhe te tjeret tju bashkohen juve si dhe Kreshnik Spahiut

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen