ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Një tjetër Ilir…Paço

211

Nga Elton Leka

Prej disa ditesh Aleanca Kuqezi mori nje tjeter nisme per sa i perket ndryshimit te toponimeve te qyteteve dhe vendbanime shqiptare. Nese kjo nisme eshte e drejte apo e gabuar secilit i takon ta mendoje dhe ta argumentoje si te doje. Por ne gazeten Tema u pa nje reagim nga zoti Ilir Paco mbi kete nisme. Ne kete shkrim te tij vihej re nje fryme racizmi dhe urrjetje per levizjen dhe nismat e saj si dhe ofendime gratis drejt te rinjve te kesaj organizate apo te atyre qe e mbeshtesin te cilet jane profesore, doktore, shkencetare, studente brenda apo jashte vendit, qytetare apo katundare. Zoti Paco me shume mllef permendi edhe disa shprehje te shkencetarit dhe figures se njohur Albert Einstein: “vetem dy gjera jane te pafundme, hapesira dhe budallalleku njerezor’ duke hipotezuar qe ceshtjet e ngritura nga AK ishin te kota dhe budallalleqe njerezore. Zoti Ilir permend edhe shprehje te tjera si “nacionalizmi eshte streha e fundit e horrave” si dhe shprehje te shkrimtarit britanik, George Monbiot, “sukses per ta nuk do te thote te fitojne argumentin, atyre iu mjafton te shkaktojne sa me shume konfuzion qe te jete e mundur”. Keto jane 3 shprehje te keqperdorura pa vend dhe pa mend prej tij.

Ne opinionin e varfer me argumenta te bazuar ne genjeshtra (sic eshte ajo mbi temat e diskutuara ne La Sapienza pasi ne te vertete atje eshte diskutuar mbi regjistrimit etnik e fetar si dhe mbi te drejten e votes se emigranteve) ai vete kerkon ‘konfuzion’. Keshtu qe duke sjelle kinse argumenta te verteta tenton te prodhoje konfuzionin e shprehur nga Monbiot. Gjuha dhe percmimi i shfaqur per nje levizje nazionaliste duke perdorur dhune gjuhesore tregon qarte qe Zoti Ilir ne menyre ta pashpjegueshme shqetesohet per disa emra qytetesh dhe fshatrash qe mund te ndryshojne emrat nga greqishtja apo turqishtja ne gjuhen shqipe. Nuk shikoj asgje te keqe dhe asnje budallallek per kohen dhe boten ku ne jetojme. Sot ne boten globale te gjithe mund te behen amerikane, kineze, arab, italian e cfare te deshiroje pasi jetojme ne kohen e globalizimit dhe jemi ne nje proces te vazhdueshem nderkomunikimi dhe integrimi te popujve duke ruajtur vecorite dhe karakteristikat si popuj apo individ. Sot ne boten perendimore je i lire te nderrosh grua, seksin, shtetesine, ngjyren e lekures, emrin dhe cfare te kesh qejf. Pse ne Shqiperi na qenka e ndaluar apo tabu te nderrosh nje emer qyteti. Marrim si shembull emrin e qytetit te Elbasanit. Qyteti perpara se te pushtohej nga sulltani i tmerrshem turk Mehmeti II quhej Skampa. Elbasan vjen nga turqishtja dhe do te thote vura dore apo pushtova. Sot mund ta rikthejme ne vend emrin dhe kjo eshte ne te mire te historise se vendit dhe te krenarise sone si popull. Asgje te keqe besoj. Por shqetesimi i zotit Paco eshte krejtesisht emocional dhe ndoshta i shtyre nga nje urretje e pashpjeguar per AK apo drejtuesit e saj.

Sa per shprehjen e horrave mendoj qe ketu zoti Ilir ka gjetur nje tjeter shprehje qe ta zbukuroje apo ta beje si me te besueshme termin HORRA qe ai ja drejton te rinjve te shkolluar dhe atyre intelektuale te nderuar. Por meqenese Zoti Paco i ka qejf ofendimet apo te merret me horrat mua me vjen ndermend nje shprehje e gjyshit tim i cili thoshte qe edhe gomari te shan por ti nuk ke pse ti pergjigjes me te njejten gjuhe se pastaj do te therrasin gomar.

Per sa i perket shprehjes se fizikantit te madh mbi budallallekun dhe hapesires zoti Ilir gabon perseri duke e perdorur ate pasi distanca intelektuale midis tij dhe fizikantit eshte stratosferike prandaj perdorimi i kesaj shprehje vend e pa vend eshte shprehje e atij limiti qe vete fizikanti i madh i referohet. Megjithate meqenese u permend Franca dua te tregoj nje histori te presidentit Sarkozi i cili ne nje vizite ne nje universitet mori nje pyetje prej nje vajze me origjine nga Tunizia. Ajo pyet: zoti President po per ne tunizinet cfare politikash do te ndiqni? Sarkozi ju pergjigj duke pyetur: ju ku keni lindur? Vajza i thote qe ne France. Sarkozi i nevrikosur i thote: atehere ju nuk jeni tunizine por ju jeni franceze dhe duhet te jeni krenar per Francen dhe per parardhesit e tu francez. Kjo eshte Franca. Ne europe sot gjithmone e me shume flitet per identitetin europian. Shqiptaret dhe toka shqiptare duhet te kete nje identitet sa me te qarte te saj qe kur te jete gati per tu bere pjese e familjes europiane te kete mundesine te shpalose me dinjitet identitetin e saj shqiptar.

NJË KOMENT

dragobie

17/09/2011

arrow

I lumtë lëvizjes Kuq e zi për hapin e marrur! Fatkeqësia është se kjo nuk është bërë më herët e jo pse është nisur. Neve na duhen emrat me origjinë tonë e jo të mbeturat nga kolonializmi i huaj. Ju uroj suksese!

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen