ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

NJE KOMB NJE PASHAPORTE!

1-komb-1-pasaporte

Aleanca kuqezi merr nismen e saj te dyte e cila do te jete:

NJE KOMB NJE PASHAPORTE

Aleanca KuqeZi i kerkon parlamentit shqiptar ndryshimin e menjehershem te kushtetutes se vitit 1998 ne dispozitat per dhenien e shtetesise shqipetare.

Aleanca Kuqezi kerkon me force dhenien e pashaportave shqiptare cdo qytetari me origjine dhe kombesi shqiptare kudo qe jeton si : Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi Greqi , Serbi apo ne diaspore.

TE GJITHE SHQIPETARVE KUDO QE JANE NJE PASHAPORTE KUQEZI

Aleanca kuqezi deklaron se eshte detyrim i shtetit ame’ te pajise me pashaporta shqiptare, cdo qytetar qe jeton brenda dhe jashte kufijve te cilet kane kombesine shqipetare, ashtu sic veprojne greket me homogjent, serbet me shqipetaret e kosoves, bullgaria me maqedonasit, vende te cilat jane dhe anetare te bashkimit europian.

Ne keto kushte edhe Shqiperia duhet te aplikoje keto standarte dhe te respektoje bashkëkombasit e vet.

Eshte e turpshme qe nje shqiptar i kosoves pajiset me pashaporte serbe brenda tre ditesh, ndersa nuk I mundësohet marrja e pashaportes shqiptare.

Aleanca kuqezi do te ndermarre keto hapa per te mundësuar pajisjen me pashaporte shqiptare nen slloganin:

NJE KOMB NJE PASHAPORTE

AK kerkon te realizoje:

1. Nenshkrimin e nje peticioni ne cdo treve shqiptare per te paisur me pasaporte te shtetit ame cdo person qe jeton brenda dhe jashte kufive qe kane kombesi shqipetare.

2. Kerkesen per ndryshime kushtetuese, dhe regjimi te ri juridik per marrjen dhe lenien e shtetesise shqiptare

3. Respektimin e standarteve te Brukselit per pashaportat e shqipetareve qe jetojne jashte Shqiperise, duke mos u dhene te drejten e votes.

4. Bejme thirrje qe kuvendi i Shqiperise te votoje urgjentisht kunder projekt ligjit POLLO dhe te votoje pro vullnetin e popullit

NJË KOMENT

dragobie

17/09/2011

arrow

Është turp i Shqipërisë që mua s´më lejohet ta marr nënshtetësin shqiptare. Kujshiu im i lindur dhe i rritur në Suedi, pa e vënë këmbën në Maqedoni, me t´ëmen suedeze e të atin maqedon ka të dy nënshtetësitë ndërsa unë e lindur dhe e rritur në Gjakovë kam të vetmën nënshtësi dhe pasaportë: atë suedeze!!!! Bile mendoj se është e drejtë e imja nëse dua të marr pjesë në zgjedhje dhe mund ta hedh voten në ambasaden shqiptare në Stockholm. Kështu veprojnë edhe suedezët që gjinden jashtë vendit dhe kanë të drejtë ta hedhin votën e tyre në ambasadat e vendeve që gjinden.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen