ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Nis procedimi ndaj dy të rinjve për parullën kundër Pollos

Parulla-kunder-Genc-Pollos1

Policia e Vlorës bëri me dije mbrëmjen e sotme se ka nisur procedimi penal ndaj dy shtetasve. Sipas deklaratës së policisë, Vasil Alilaj, 39 vjeç dhe Nasip Habili, 19 vjeç, rreth orës 16:30 të ditës së sotme para zhvillim të ndeshjes Flamurtari – Buducnosti kanë mbajtur në duar parulla me shkrime fyese. ”Nga ndërhyrja e punonjësve të policisë janë hequr parullat përkatëse si dhe janë pyetur përsonat përgjegjës. Gjatë zhvillimit të ndeshjes nuk janë vërejtur parulla të tjera dhe ndeshja është zhvilluar normalisht.”, thuhet në deklaratë. Sipas policisë, materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Fyerje” parashikuar nga neni 119 i Kodit Penal. Në të vërtetë bëhet fjalë për parullën që shihni në foto. Tifozë vlonjatë si dhe anëtarë të Aleancës Kuq e Zi, reaguan ndaj qëndrimit të ministrit Genc Pollo ndaj ligjit për regjistrimin e popullsisë. Aleanca Kuq e Zi e cila sot themeloi dhe degën e saj në Vlorë, shfrytëzoi takimin sportiv për të shpalosur një parrullë me mbishkrimin “Pro Popullit – Kundër Pollos”. Pikërisht, kjo parrullë është bërë shkas i ndalimit të dy të rinjve

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen