ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Në Maqedoni dorëhiqen të gjithë anëtarët e KSHR-së, ndërpritet regjistrimi popullsise

Siç mëson ALSAT M, të gjithë anëtarët e Komisionit Shtetëror për Regjistrimin e Popullsisë, sonte kanë dhënë dorëheqje dhe me këtë konstatohet se është ndërprerë regjistrimi i popullsisë dhe amvisërive familjre 2011 në Maqedoni. Arsyet për dorëheqjen e anëtarëve dhe ndërprerjen e këtij procesi janë për shkak të problemeve në terren me interpretimin e ligjit në forma të ndryshme. Burime të ALSAT M bëjnë të ditur se Qeveria e Maqedonisë në një seancë të jashtëzakonshme pritet të sjell një vendim të ri lidhur me situatën e krijuar. Ndërsa nuk përjashtohet mundësia që në Kuvend të propozohen ndryshime të ligjit për regjistrimin e popullsisë.

Ndryshe zyrtarisht njoftohet se Komisioni Shtetëror i Regjistrimit në seancën e mbrëmshme ka konstatuar se nuk janë plotësuar kushtet themelore për realizimin e mëtejmë të regjistrimit. Në masë më të madhe kjo ka të bëj moszbatimin e njëjtë të metodologjisë së vërtetuar nga ana e Entit Shtetëror për Statistikë, të harmonizuar me Eurostatin në pjesën që ka të bëj me nenin 6 alineja 3, neni 40 dhe 42 nga Ligji për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë për vitin 2011.

Komisioni shtetëror për regjistrim për këto arsye konstatoi se në bazë të asaj që u theksua më lartë regjistrimi nuk mund të rezultojë me të dhëna relevante, dhe në bazë të kësaj Komisioni nuk mund më tej ti përmbush obligimet e saja ligjore. Për këtë arsye të gjithë anëtarët e KSHR-së japin dorëheqje të parevokueshme.
Nga KSHR-ja rekomandojnë të gjithë pjesëmarrësit në ‘regjistrimi 2011’, ti ndërprejnë të gjitha aktivitetet lidhur me regjistrimin.

Blogu Zgjohu Shqiptar

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen