ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Ndarja e Maqedonisë do të jetë e pashmangshme


Janë shumë faktorë dhe ekzistojnë 1001 arsye për ndarjen e shtetit artificial të Maqedonisë.

1. Nga marrëveshja e Ohrit, që është arritur të nënshkruhet në vitin 2001, për t’i dhënë fund konfliktit mes shqiptarëve dhe maqedonasve, dhe nga kjo marrëveshje shqiptarët në Maqedoni nuk kanë përfituar asgjë, edhe pse politikanët shqiptarë atje (për hir të patriotizmit folklorik, duke mbushur xhepat me lekë) manipulojnë me popullatën shqiptare vetëm e vetëm për të fituar poenë politikë se kemi arritur këtë apo kemi arritur atë, kurse realiteti flet krejt ndryshe. Se sa punojnë politikanët shqiptarë në Maqedoni për interesat e shqiptarëve, kjo u pa në zgjedhjet e fundit lokale dhe për president që u mbajtën në Maqedoni, ku në vend se partitë politike shqiptare, të dilnin me një kandidat për president, dhe ta mbështetnin IMER SELMANIN e DR-se për president (siç thotë një fjalë e urtë popullore më mirë dreqi yt sesa melaqja e huaj) të Maqedonisë së paku të hynte në balotazh me GEORGI IVANOVIN e VMRO-DPMN-së. Tri partitë kryesore shqiptare dolën në zgjedhje me 3 kandidatë për president, madje ata shkuan edhe më larg kundër interesave të veta kombëtare, duke mbështetur (djallin) kandidatët maqedonas në ato komuna ku rrezikoheshin komunat shqiptare të qeveriseshin nga shqiptarët, kjo vetëm për inate politike dhe personale preferonin një maqedonas të udhëheqin komunat me shumicë shqiptare, kurse maqedonasit përkundër rivalitetit me partitë tjera maqedonase, mbështetën kandidatët maqedonas ku ishin në garë me shqiptarët duke lënë anash rivalitetin politik para atij kombëtar.

2. Në kushtetutën e Maqedonisë, në bazë të marrëveshjes së Ohrit është dashur që edhe shqiptarët të përfshihen si dy popuj shumicë, bashkë me popullin maqedonas si komb shtetformues, por as nga kjo deri më tash nuk është arritur asgjë.

3. Në regjistrimin e popullsisë shteti hibrid si gjithmonë për shqiptarët përdor standarde të dyfishta (që kanë prejardhje nga Kosova) ,vetëm e vetëm për t’ju mohuar shtetësinë maqedonase, dhe nga këto standarde të dyfishta që u bënë shqiptarëve shteti maqedonas, me mijëra shqiptarë atje nuk posedojnë nënshtetësi maqedonase, nga frika e maqedonasve se shqiptarët në një të ardhme të afërt do të bëhen popullatë shumicë në Maqedoni. Frika e maqedonasve për natalitetin e shtuar të shqiptarëve u pa edhe me propozimligjin në parlament, ku do të dënohen me gjobë të gjithë ata persona që nuk martohen, për femra deri në moshën 27 vjeçare kurse për meshkuj mosha 30 vjeçare, këto ligje apo propozim ligje janë normale vetëm në shtetet diktatoriale dhe assesi në vende demokratike (e sidomos një shtet që synon integrime euroatlantike) ky ligj u ”miratua” për të nxitur popullatën maqedonase për shtim të natalitetit maqedonas (që kanëe ulje drastike) nga frika e natalitetit të shtuar të shqiptarëve.

4. Në institucionet shtetërore të Maqedonisë, numri i shqiptarëve të punësuar vazhdon të jetë akoma në përqindje të vogël, edhe pse ky numër do të duhej të ishte shumë më i lartë, ku në bazë të regjistrimit të popullsisë në Maqedoni të bërë në vitin 2002 del se shqiptarët përbëjnë 25.2% të popullsisë në Maqedoni, edhe pse dihet që përqindja e shqiptarëve është shumë më e lartë (deri në 40%).

5. Shteti maqedonas, përkatësisht parlamenti miratoi ligjin për familjet e dëshmorëve, veteranët dhe invalidët e luftës vetëm për maqedonasit, duke anashkaluar familjet e dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së (USHTRIA ÇLIRIMTARE KOMBËTARE) madje vrau dhe arrestoi me qindra ish-ushtarë të UÇK-së, me akuza të llojllojshme për ”terrorizëm” etj., etj.

6. Decentralizimi që është bërë në Maqedoni ka qenë tepër diskriminues për shqiptarët, duke bërë komuna lagjet shqiptare të Shkupit në mënyrë që de juro t’i ndajë ato nga Shkupi, vetëm për qëllim që qyteti i Shkupit të mbetet i maqedonasve, kur historikisht dihet që qyteti i Iliridës Shkupi ka qenë me shumicë shqiptare dhe qyteti që ka pasur më së shumti shqiptarë në trojet etnike shqiptare, por ky diskriminim është bërë edhe në komunat tjera me shumicë shqiptare, duke e shkëputur ligjërisht Likovën nga Kumanova, Zajasin nga Kërçova, Bogovinën nga Tetova etj.

Dhe në qoftë se shqiptarët në Maqedoni dhe partitë shqiptare (hapni sytë mirë) atje mbyllin sytë para këtyre diskriminimeve bizare që po u bëhen nga pushteti maqedonas, dhe nuk kërkojnë alternativa për të marrë kulaçin (atë që u takon) një ditë shqiptarët në Maqedoni do të krahasohen (nuk do të kenë peshë) si pakicat tjera kombëtare që jetojnë në Maqedoni si; boshnjakët, turqit, romët etj., që kanë nga 1-2% të popullsisë. Andaj partitë shqiptare në Maqedoni (BDI të dalë nga koalicioni qeveritar, partitë shqiptare të shkëpusin koalicionet me partitë maqedonase në nivel lokal dhe jo të bëjnë koalicione me ”djallin” për hir të kolltukut dhe interesave partiake dhe në dëm të shqiptarëve) shqiptarët në Maqedoni (t’i bojkotojnë institucionet maqedonase) duke e futur Maqedoninë në krizë të thellë politike, Kosova duke bojkotuar mallrat maqedonase dhe Shqipëria si anëtare e NATO-s duke bërë veto kundër Maqedonisë, siç bëri Greqia duke ju bërë një ”nder’ ‘{se bëri për hatër të shqiptarëve} shqiptarëve të Maqedonisë, do ta godisnin dhe do ta futnin shtetin hibrid dhe kështu Maqedonia do të futej në një kolaps të thellë politik dhe ekonomik, dhe kjo goditje do t’ia vështirësonte ekzistencën shtetit të Maqedonisë dhe do të frenonin orekset homogjeniste popullit të shpikur (nga Tito) maqedonas dhe kjo goditje e rëndë do ta detyronte vetë pushtetin dhe popullatën maqedonase të kërkojë ndarje, ashtu siç kërkuan në vitin 2001 gjatë konfliktit mes shqiptarëve dhe maqedonasve, kur Akademia e Shkencave të Maqedonisë, ish-kryeministri maqedonas Lupco Georgievski dhe pjesa dërmuese e politikanëve maqedonas, por kjo ndarje e natyrshme fatkeqësisht nuk u përkrah nga një pjesë e madhe e politikanëve shqiptarë. Andaj ndarja me ose pa fleta poseduese, bashkimi me Shqipërinë ose me Kosovën, ose si Republika e Iliridës, është i domosdoshëm për të marrë atë që u takon shqiptarëve në Maqedoni, se nesër mund të jetë shumë vonë, ashtu siç u bë ”vonë” për Manastirin (qyteti i abetares shqipe), që dikur ishte me shumicë shqiptare. Koha po punon (dielli po rrezon) për ne shqiptarët, sepse nga ky lloj diskriminimi i tmerrshëm që po u bëhet shqiptarëve, duhet të veprojmë, sepse ky është realitet, ngase ndarja e Maqedonisë do të jetë e pashmangshme.

Faik Krasniqi

(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)

8 KOMENTE

KRENAR SEVDARI

14/12/2011

arrow

KUSH ESHTE KY QE PO NA RIPERSERIT TEZAT E BLAGOJA RISTEVSKIT DHE GRUEVSKIT! E DINI JU SE C’DO TE THOTE NDARJA E MAQEDONISE?!
NESE JENI ME TE VERTETE PATRIOTE PSE NUK FLISNI PER SHQIPTARET ORTODOKSE NE MAQEDONI PER BRANKO MANOJLOVSKIN (BRANKO TERSTENA) PER PETRO QIRIAZIN NGA MANASTIRI E PER SHUME PATRIOTE E ATDHETARE QE KANE ME TEPER SE KURRE SOT NEVOJE PER MBESHTETJEN TUAJ DHE TONEN NE TERESI! APO U SHKONI NGA PAS ATYRE QE USHQEHEN NE SAHANET E BEOGRADIT APO GRUEVSKEVE A CERVENKOVSKEVE! KUSH DO TA BEJE KETE NDARJE DHE SI DO TA BEJE? KUSH DO ULET NE TAVOLINE PER TA NDARE MAQEDONINE E DINI? SI DO TA NDAJNE KETA?!!!!……….

Dr. Sulejman Abazi.

14/12/2011

arrow

Keto jane fakte te rreshtuaras ne menyre te lavderueshme, ashtu sic ka edhe plote te tjera, te cilat e plotesojne kuadrin e ekzistences se nje shteti artificial, i cili po jep nje natyre moniste dhe qe operon me standarte te dyfishta kunder zbatimit te standarteve te shtetit te qytetarit. Ajo qe deshiroj te theksoj ne kete ceshtje, eshte fakti qe ky shtet nuk do te shperbehet rej shqiptareve. Shqiptaret parimisht e kan ekspozuar qendrimin e tyre ne kete ceshtje. Ajo qe shqiptaret duhet te bejne eshte rruga e bashkimit te faktorit politik per te perfaqesuar vlerat reale te popullsise shqiptare brenda ketij shteti. E dyta, nisur nga kjo, shqiptaret nepermjet politikes se tyre perfaqesuese duhet te luftojne te perfitojne gjithcka maksimalisht qe u jep e drejta juridike, kushtetuese dhe nderkombetare brenda ketij shteti. Vete maqedonet duhet ta kuptojne mire se nuk do tju vije e keqja nga shqiptaret, por nga te tjera drejtime. Dhunimi i bashkejeteses ne standarde te barabarta po i con ata ne aventure, duke deshmuar hapur se vete ata nuk jane duke ja dashur te miren vetes se tyre. Do te kete zhvillime politike rajonale qe do te sjellin ne vemendje edhe kete fakt qe shtroni ju ne komentin tuaj politik. Urojme qe vete politika maqedone, larg frymes se nacionalizmit ekstrem, te gjykoje me gjakftohtesi dhe te vendose raporte te barabarta me popullsisne shqiptare ne kete shtet. Ate se cfare duhej, shqiptaret ua treguan atyre ne vitin 2001, por me sa duket tolerancen shqiptare keta hibride e kane marre per dobesi. Me keq per ta. Do te vije koha shpejte qe te tjera gjera do tu themi, per te kuptuar se ne kemi te drejte dhe nuk sillemi si ata. Komb me zor nuk mund te behet dhe as shtet me paterica nuk mund te mbahet ne kembe. Faleminderit dhe suksese mik i nderuar.

per shqiperi te lire

14/12/2011

arrow

Sa te kete politikane te tille kombi shqiptar e sa te kete nje popull qe zgjedh dhe ndjek nga pas,nuk ndahet as maqedonia,as mali i zi e as mund te kete shqiperi te bashkuar te te gjithe shqipfolesve-fatkeqesisht.Te pakten per camerine nuk ka me shprese se tashme atje flitet vetem greqisht.

BATO

15/12/2011

arrow

kemi qene gjithmone te vonuar… mjaft duke ndjekur vendet fqinje maqedonasit sllave kane vite qe e studjojne duke filluar nga investimet asimilimet ngritja e kishave ne rrenoja ilire pra pergatisin sa me shume territor qe ta paraqesin si te tyrin ne momentin e duhur pra per nje here te vetme duhet ti kalojme sepse fyrom eshte eksperimenti i fundit qe fuqite e medha bejne ne ballkan nuk duhet te shqetesohemi se cthone te tjeret por ate qe duam ne si popull LIRINE STA FAL KUSH AJO FITOHET!!

Bujamin

15/12/2011

arrow

O politikanët shiqojnë xhepin e jo qështjet e shqiptarëve vran Komandant Telin ne Gazi Babë legjendën e luftës.Ne zemër të shqiptarëve këtë e bën ku i shhim politikanët këtu dijetarët shqiptarë ndër karriket ose masat e tyre me vesh të mbyllur.E shum ceshtje tjera ku gjith shqiptarët ikin po nuk e din se ata jan shqiponja e sllavi është vec njëkorb i zi .Mos e turpëroni kombin për të cilën vdiqën qindra e mijra shqiptarë.Se as varr nuk keni me pas .Shqipëria do bashkohet por këtë asesi nuk e bëjn politikanët pasi gjer tani e lam në duart e tyre nuk arritën asgjë perveç xhepat e mbushura me para …Këtë e bëjn trimat guximtarët e luftarët ……

Edmond

15/12/2011

arrow

Ndarja e Maqedonise per mendimin tim, duke u bazuar ne kushtet e sotme, nuk ka gjasa qe te behet. Kjo per vete arsyet e permendura ne kete artikull. Nje fakt tjeter qe vlen te permendet eshte se klasa drejtuese shqiptare ne Maqedoni e shikon me dyshim ose me mire nuk deshiron ti bashkangjitet shtetit Shqiptar. (Uroj te jem i gabuar) Kjo gje, sipas meje, per shkak te nje ndjenje inferioriteti i kesaj klase qofte kundrejt Maqedonasve ashtu edhe kundrejt shqiptareve te Shqiperi dhe te Kosoves. Ky inferioritet i ka rrenjet nder shekuj por mbi te gjitha ne mentalitetin e interesit vetjak kundrejt atij te perbashket. Per fat te keq shqiptaret ne Maqedoni, nuk kane rrokur asnjehere armet vete per te mbrojtur te drejtat e tyre keshtu qe edhe marveshja e 2001 u erdhi si dhurate nga Kosovaret dhe shqiptaret e Shqiperise. I kemi akoma deshmite e fresketa kur shqiptaret pasi smbrapsnin forzat maqedonase dhe shtinin ne dore territorin, si per cudi, mernin urdher qe ta leshonin ate qe sapo e kishin fitur. (pune e madhe, ata qe derdhnin gjakun). Keshtu qe nqs shqiptaret ne Maqedoni do te kishin sikurse edhe nje ndjenje te vetme per te mos ndenjur me maqedonasit, ai ka qene momenti perfekt per te bere ndarjen e Maqedonise. Tani nuk ka me gjasa, pasi shqiptareve atje i shkon per mbare keshtu. Me falni nqs nuk jam i mire informuar, por mua nuk me rezulton qe ne Maqedoni te kete ndonje levizje shqiptare me vlera kombetare e cila te coje perpara idene e bashkimit te trojeve, sic jane Vetvendosja ne Kosove dhe Alemanca Kuq e Zi ne Shqiperi. NJe e vertete tjeter eshte se edhe ne emigrim, pjesa derrmuese e shqiptareve me shtetesi maqedonase, nuk bashkpunojne dhe rrine larg komuniteteve kosovare dhe atyre te shqiptareve te Shqiperise. Une deshiroj qe te mos bej percaktime per shqiptaret, pasi i konsideroj te gjithe si bashkombas, por kete e bej thjesht per ta bere sa me te kuptueshem mendimin.

adrian

07/01/2012

arrow

gjithcka ne regull por jo edhe perkrahja e imer selmanit zotriu ne fjal sdin se per kend behet fjal shqiptarizmi dhe imeri jan gjeja te kunderta si dielli e hena

lis

09/01/2012

arrow

ndarj e maqedonis do behet se shpejti dhe duhet ta perkrahim te gjith shqiptaret se te gjith prej nje nene kemi dal se tegjit nen shqiponjen e kena .roft shqiperia etnke .

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen