ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Minoritarët gëzojnë të gjitha të drejtat, kurse shqiptarët të diskriminuar

Kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Xho Dioguardi thotë se shqiptarët në Greqi nuk i gëzojnë as të drejtat më elementare.

Kurse sipas tij, të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri janë të gjitha të realizuara.

“Në Shqipëri, të drejtat e minoritetit grek janë të gjitha të realizuara – minoritarët gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre në Shqipëri, sipas standardeve europiane, përkundrejt atyre që shqiptarët në Greqi nuk kanë asnjë të drejtë – as shkolla në gjuhën shqipe apo përdorimin e gjuhës shqipe – as të drejtën e deklarimit shqiptar. Shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi janë të diskriminuar,” pohoi Dioguardi për agjencinë e lajmeve INA.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen