ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Më në fund një lajm i mirë

Gjykata Kushtetuese e Republikës se Shqipërisë edhe një herë tjetër tregoi integritet dhe  frymë kombëtare në hedhjen poshtë të kërkesës së përsëritur të qeverisë greke, të kamufluar si ligji për Gjendjen Civile, ashtu si  hodhi poshtë, kohë më parë, një tjetër urdhër-kërkesë të qeverisë greke mbi kufijtë detarë ku qeveria jonë servile, për të mos thënë ndonjë fjalë tjetër, zbaton me përpikmerinë e një ore zvicerane çdo proçedurë, që ka të bejë me kërkesa të fqinjit tonë jugor. Kishte kohë që në sistemin tone gjyqësor kishim vetëm vendime arbitrare, por ky vendim i paraprirë nga  denoncimi i kryer prej vetë sistemit  gjyqësor, na jep shpresë se ky sistem nuk ka marrë fund.

Denoncimi i ligjeve  e vendimeve antikombëtare dhe fryma e re kombëtare, që po sjell në skenën politike dhe qytetare lëvizja Aleanca Kuqe Zi, po jep frytet e veta dhe shpresojmë që akoma më shumë lajme të mira do të marrim mbi denoncime të tjera të kryera nga AK-ja. Një shembull është edhe denoncimi i votimit  antikushtetues të fundverës në parlament, që vetëm parlament nuk mund të quhet , ku kuorumi realisht nuk u arrit dot, biles as me praninë e deputetëve të PDIU-së, e cila mban flamurin e një partie nacionaliste, por që në këtë rast, si dhe në raste të tjera, kur ka ardhur puna tek tekat e fqinjit tonë jugor i ka mbyllur sytë dhe ka bërë detyrën.

Levizja Aleanca Kuq e Zi, si e vetmja forcë mbarëkombëtare që çdo ditë zhvillon betejat e saj për mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit kombëtar, duhet të jetë akoma më e fortë e më vigjilente, sepse qeveria jonë antikombëtare me faqezinjte që e përbëjnë atë, çdo ditë mendon si të vjedhë e  të shkatërrojë Shqipërinë pa asnje skrupull.

Në këtë luftë, sepse luftë mund të quhet, në betejat e përditshme të AK-së, kohët e fundit është bërë pjesë e saj çdo ditë e më shumë edhe dega e Italisë me qendër në Romë. AK-Romë përshëndet fuqishëm vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese si dhe angazhohet të punojë akoma me shumë dhe të japë gjithnjë e më tepër ndihmesën e saj në këtë betejë historike.

Eshtë detyra jonë të japim ndihmesën tonë maksimale për të ndalur dorën e zezë antikombëtare, dorë e komanduar nga armiqtë e përhershëm të kombit shqiptar, te cilët në qeverinë e sotme kanë gjetur ‘aleatin‘ e përsosur, në zbatimin e politikës së tyre antishqiptare.

Aleanca KuqeZi Romë, dalngadalë po bëhet pjesë e kësaj beteje qytetare, me idetë e saj, me takimet dhe manifestimet e bëra deri më sot, si dhe ato që do të zhvillohen në të ardhmen, duke ofruar ndihmesën e saj maksimale.

Av. Ardit Çollaku                                                                                                                              Dr. Guxim Kola 

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen