ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Lorik Cana firmos peticionin

lorik_cana

Sot kapiteni i kombëtares përfaqësuese të futbollit shqiptar Lorik Cana u takua me z. Kreshnik Spahiu. Takimi mes Kreshnik Spahiut dhe Lorik Canës është zhvilluar pa praninë e mediave dhe ka zgjatur për rreth një orë. Kapiteni Lorik Cana firmosi peticionin kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare. Aleanca Kuq e Zi ka ndërmarrë një fushatë sensibilizimi dhe mbledhje firmash në të gjithë Shqipërinë. Nënshkrimi i 10.000 ishte ai i kapitenit Lorik Canaj. Në referencë të Kushtetutës nevojiten 20.000 nënshkrime për të amenduar një ligj.

Gjatë takimit ndër të tjera është biseduar mbi çështjet e fundit që lidhen me ruajtjen e simboleve dhe identitetit kombëtar. Kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për advokimin juridik që Kreshnik Spahiu po i bën çështjes së ruajtjes së parimeve kushtetuese dhe denoncimit të falsifikimeve të ndryshimit të kombësisë. Lorik Canaj u shpreh se “po ndjek me shqetësim dhe interes gjithë debatet që po zhvillohen në lidhje me rrezikun për nxjerrjen e Shqipërisë si një shtet shumë etnik”. Ndërkohë që Kreshnik Spahiu deklaroi se “kombësia është vlerë dhe trashëgimi e miliona shqiptarëve dhe nuk mund të lejojmë që nëpërmjet proceseve të manipuluara dhe falsifikimeve të cenohet identiteti ynë kombëtar”.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen