ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Kosova mes popullaritetit të Saliut dhe Kreshnikut!

Nga Faik KRASNIQI* Javë më parë Berisha sulmoi Kreshnikun dhe ”Aleancën Kuq e Zi” si të pa fe, ateistë, pa identitet etj. Pas një miqësie 20 vjeçare ai sulmoi Kreshnik Spahiun.Sipas kryeministrit që ka përsipër vetëm zhvatjen e vendit dhe paratë e popullit, ”Aleanca Kuq e Zi” është pa identitet. Epo kur flet për patriotizëm një qenie komuniste që i shiti naftën serbëve gjatë luftës në Kosovë dhe i fali si pa të keq detin grekëve, dihet se nuk e ka për gjë të përdhosi çdo lloj aleance qoftë për flamur a identitet kombëtar.Enveri si diktator shfrytëzonte popullin për të qëndruar në pushtet, por Saliu ”idhulli” i shqiptarëve të Kosovës nuk e ka për gjë të shesi popullin, vendin edhe ”prapanicën” e vet po që nevoja për të mbajtur pushtetin.
-Kontributi i Berishës në rënie dhe marrëveshjet me grekët, numërori pro Berishë i shqiptarëve jashtë territorit, të cilët të mos jenë haberisur se ishte tamam “idhulli” i tyre (dikur dhe i imi) që u dhuroi grekëve, për hir të karriges së vet, 225 km katrorë territor me pasuri të pallogaritshme nëntokësore! Solli në krye të Autoqefalisë Ortodokse Shqiptare priftin nacionalist grek, Janullatos, lejoi ndërtimin e varrezave gjoja për ushtarët e vrarë grekë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, miratoi ligjin për regjistrimin e popullsisë, ose më saktë vetëdeklarimin në baza etnike dhe fetare, regjistrim të cilin është duke e kundërshtuar ashpër dhe hapur që nga fillimi Kreshnik Spahiu dhe ”Aleanca Kuq e Zi”, sepse është regjistrim në favor të grekut dhe shumë i dëmshëm për kombin shqiptar.
Dallimet mes Saliut dhe Kreshnikut!
Kur Berisha hesht ndaj serbëve dhe grekëve, Kreshniku flet me zë të lartë. (Në Qershor ishte hera e parë që del një zyrtar i Shqipërisë kaq hapur me një deklaratë kundër Daçiçit: “Larg duart nga Kosova”. E këtë gjë e bëri Kreshnik Spahiu, kurse Berisha mbajti gojën mbyllur ndaj provokimeve të shumta serbe kundrejt Kosovës. E vlerësoj Kreshnikun për iniciativën që ka marrë bashkë me ”Aleancën Kuq e Zi” (ku edhe unë jam anëtar) dhe që po përpiqet që edhe nëpërmjet mediave t’i japë një shuplakë uzurpimit grek në jug të Shqipërisë. Deri më sot në 20 vjet “demokraci” është hera e parë që një zyrtar i lartë shqiptar akuzon hapur Greqinë për atë çfarë po mundohet të kurdisë me regjistrimin e popullsisë. Deri më tash këtë gjë nuk e ka bërë as Saliu as Nano, as Rama dhe askush tjetër.
– Origjina e dyshimtë e Berishës dhe origjina natyrale e Kreshnikut nga Kosova (Prizreni) dhe Shqipëria!
Saliu nuk di ç’është identiteti, sepse atë nuk e ka as vet, as atë kombëtar e as atë fetar. Identitetin kombëtar e ka humbur pas binacionalizimit familjar, atë fetar e ka humbur duke u servilosur para PPSH (Partia e Punës së Shqipërisë) si ateist dhe pa besim në Zot. Shoku Sali ka dhënë fjalën se do regjistrojë shqiptarët ashtu siç duan ata, serbomalazezë apo grekë, vetëm shqiptarë më pak. Ky është “demokrat” si serbomalazez apo Genc Pollo grekofil. Saliu ka strategjinë e paraparë dhe të premtuar para atyre që kanë paguar këtë si të quhen ndryshe, më vjen keq, por nuk ka fjalë më të butë se tradhtarë.
– Egoizmi i Berishës për të mbajtur autorësinë dhe monopolin e patriotizmit e çon në luftë ndaj patriotizmit modern të Kreshnik Spahiut. Simpatia e madhe që kishin shqiptarët e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare për Berishën, dalë nga dalë ka filluar të zbehet, për faktin se vitet e fundit, shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë, Berisha i ka lënë anash dhe po i përdor vetëm për marketing politik dhe pseudopatriotizëm, dhe këtë simpati me hapa gjigantë është duke e fituar patrioti i flaktë dhe modern Kreshnik Spahiu, që ka hyrë në zemrën e çdo shqiptari për veprimtarinë e tij kombëtare, duke i kundërshtuar hapur politikat nacionaliste sllave, politika të cilat me ndihmën e politikës se mbrapshtë dhe servile shqiptare, po shfrytëzohen mjeshtërisht nga qeveritë dhe organizatat e ndryshme nacionaliste sllave në dobi të interesave të tyre kombëtare dhe në dëm të interesave të kombit shqiptar në përgjithësi.
– Saliu, përçarësi më i madh i kombit shqiptar!
PD-ja edhe pas 20 viteve si parti nuk kaloi dot Kosovën, ku simpatia e madhe e shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë etj., që kanë ”patur” për Berishën, ka ngelur vetëm në mendjen e fanatikëve të flaktë ku Berishën e shohin si politikanin më patriot shqiptar, kurse të majtën në Shqipëri e shohin si parti antikombëtare dhe anti-”kosovare”, kurse në anën tjetër AK (Aleanca Kuq e Zi) është shtrirë në çdo trevë shqiptare ku me një shpejtësi të madhe ka mbledhur me dhjetëra mijëra anëtarë dhe dita-ditës po i shtohen me mijëra të tillë, si dhe rreth vetes ka arritur të rreshtojë intelektualë të mirëfilltë dhe patriotë të vërtetë, dhe kjo falë punës kombëtare që po bën Kreshniku bashkë me Aleancën Kuq e Zi.
– Në Kosovë dhe Maqedoni Berisha preferencial dhe njëkohësisht përçarësi më i madh i partive shqiptare.
Në Kosovë dihet se Berisha ka qenë i afërt (dhe është) me partinë e Presidentit Historik të Kosovës, të ndjerit Dr. Ibrahim Rugovës, LDK-në. Në Maqedoni ka qenë dhe është i afërt me PDSH-në e Menduh Thaçit, dhe si në Kosovë, po ashtu edhe në Maqedoni, Berisha për të ruajtur simpatinë që kanë shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë për të, ka bërë përçarje të mëdha mes partive shqiptare dhe popullit shqiptar në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Kosovën Lindore(Luginën e Preshevës), madje duke i ushqyer kokat naive me propagandë se e majta në Shqipëri është antikombëtare dhe anti-”kosovare”. “… Kjo dukuri shqetësuese ka shkaktuar përçarje mes shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri. E them këtë sepse PS-ja në Kosovë (dhe në Maqedoni) perceptohet si parti me ndikim grek. Në mënyrë indirekte edhe votuesit e kësaj partie perceptohen si të tillë. Si rezultat i kësaj ka ardhur deri tek mosrespektimi i mjaftueshëm i institucioneve të Republikës së Shqipërisë, në varësi të kujt është në pushtet…”
Njëri prej fryteve më të hidhura që ka prodhuar mendja diabolike e Berishës. Historia do ta etiketojë dhe dënojë, si përçarësin më të madh të unitetit të shqiptarëve, këtë njeri. Kurse Kreshnikun e vlerësoj si idealist për bashkim kombëtar dhe aleancë shqiptarësh. Kreshnik Spahiu është një figurë nacionaliste e një patrioti të vërtetë. E vlerësoj si një ndër personazhet më të larta në realitetin e sotëm.
– Epërsia dhe popullariteti i Kreshnikut kundrejt Saliut!
Berisha është politikan konservator dhe egoist. PD-në e ka shndërruar në një çerdhe të panjohurish, me të gjithë intelektualët e vet të shpërndarë në parti të tjera (rasti i fundit gjatë Kuvendit të PD-së, mospërfshirjen në kryesinë e partisë disa nga themeluesit e PD-së, si Besnik Mustafaj, Aleksandër Biberaj, Gazmend Oketa etj), të larguar jashtë shtetit ose të vrarë. Në mes qëndron akoma doktori (Saliu), dështak në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Ky është një njeri i aftë për të ndejtur në krye të partisë së vet e tepër mediokër dhe i rrezikshëm për të ardhmen e Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar. Për mua Saliu është njeri i dështuar dhe përveç faktit që ai bashkëthemeloi Partinë Demokratike nuk do të lërë gjë tjetër në historinë e këtij vendi. Kreshniku liberal dhe i pranueshëm nga diplomatët e huaj.
– Epërsia e moshës që ka Kreshniku ndaj Berishës e bëjnë shpresëdhënës për të qenë arkitekti i Shteteve të Bashkuara Shqiptare…. Berisha nuk mundi t’ia arrij sot e kësaj dite në jetën e tij politike por ndoshta vetëm biologjike.
– Sulmet ndaj Kreshnikut dhe ”Aleancës Kuq e Zi” do dobësojnë Saliun dhe konsolidojnë Kreshnikun. Frikën që ka Saliu ndaj Kreshnikut dhe Aleancës Kuq e Zi, humbjes së popullaritetit (sidomos tek shqiptarët e Kosovës që shumica e kanë patur ”idhull” të tyre) tek shqiptarët në përgjithësi dhe për shkak të popullaritetit të madh që ka fituar Kreshniku dhe Aleanca Kuq e Zi në të gjitha hapësirat mbarëshqiptare, Saliu po i përgjigjet me një sulm qesharak si pula pa kokë kundër Kreshnikut dhe Aleancës Kuq e Zi, duke tentuar si sharlatan gjoja ta njollosë figurën e Kreshnikut dhe të anëtarëve të AK-së me etiketime të lloj-llojshme.
– Berisha duhet të pranojë kontributin dhe trashëgiminë patriotike nëse do të mbetet në kujtesë edhe për ato vlera që ka pasur dhe jo të marr njolla.
– Afrimi dhe jo ndasia apo urrejtja do jenë prova dhe çelsi nëse Berisha do të ruajë atë simpati që kanë shqiptarët e Kosovës apo do ta humbasë. Shqiptarët e Kosovës e kanë kuptuar tashmë që Berishës kur i duhemi ne shqiptarët e Kosovës për marketing politik thotë se ”Jam kryeministër i të gjithë shqiptarëve”, kurse në praktikë harron që ekzistojmë diku, por shqiptarët e Kosovës e kanë kuptuar tashmë që ai neve s’na e var fare, njëlloj sikurse dikur monstra Enver Hoxha. Ideja epike e mbrojtjes së identitetit ka mbledhur një përqindje rekord të simpatisë që në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Kosovën Lindore (Luginën e Preshevës) të rinjtë të ndjehen Kreshnik. Berisha nuk duhet dhe nuk mundet tu thyejë mitin pasi kjo do të ngjallë reaksion.
– Fundja askush nuk do ta besojë Berishën se Kreshniku është armiku i rradhës pasi ai e ka mbështetur Berishën në ditët e tij më të vështira kur komunistët tentuan ta arrestonin… Këtë gjë populli shqiptar e di shumë mirë (por edhe vetë Saliu), sepse akoma është e freskët në mendjen e çdo shqiptari. Kosova kishte nevojë për mbështetjen dhe zërin e Berishës ashtu si sot e ka të domosdoshme një rilindje të eposit të Kreshnikëve që garantojnë një seriozitet për të ardhmen e përbashkët Shqipëri- Kosovë. Do vijë dita që edhe më i trashi të kuptojë se duhet të ndryshohet çdo gjë për t’i lënë hapësirë një vizioni të vetëm, atë të Shqipërisë as blu e as rozë por Kuq e Zi. Kombi shqiptar tashmë e ka kuptuar se alternativa e vetme për ta bërë Shqipërinë-Shqipëri nuk është Saliu (se Saliu duhet dhe do të ikë), por duhet dhe do t’ja lëshojnë (se s’bën) vendin patriotit të flaktë dhe liberalodemokratit Kreshnik Spahiut, sepse Shqipëria do të ri-bashkohet vetëm me Kreshnikun dhe Aleancën Kuq e Zi.
PS; Në rrafshin kombëtar një pyetje do kisha për Saliun: Pse u mohohet shqiptarëve të të gjitha viseve e kudo që jetojnë pasaporta shqiptare? Nisma e fundit e ndërmarrë nga Aleanca Kuq e Zi “Një komb, Një pasaportë” do ishte minimumi që Saliu dhe politika shqiptare në përgjithësi do mund të bënin në rrafshin kombëtar.
*Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Këshillit Drejtues në Lëvizjen ”Aleanca Kuq e Zi”

Gazeta Sot

5 KOMENTE

Muzbajdin Qamili

27/10/2011

arrow

shume e drejte i nderuar z.Faik KRASNIQI.

AVNI ARIFI

27/10/2011

arrow

PO BERISHA ESHTE VETEM NI I QMENDUR I POLITIKES I CILI SHKATRROJ KOMBIN SHQIPTAR . ALEANCA KUQ E ZI NDER I KOMBIT

vetem kuq e zi

27/10/2011

arrow

shume shume mire

denis

14/11/2011

arrow

rrofte Aleanca Ku e Zi Rrofte Shqiperia Etnike

Putra

21/02/2013

arrow

Ky Lela eshte i madh fare. Ta nderojm pak me shume Kacorrin, thote, se ka qene kaliotk.Arsyeja: Sepse, kaliotket jane europiane dhe jane kleri i persekutuar.E para, historia behet sipas oreksit fetar: Nuk ka rendesi se kush e ka kontributin me te madh per pavaresine, por ka rendesi cfare feje ka pas ai qe e ka dhene kete kontribut.E dyta, sipas ketij, kaliotket qenkan perendimor ndersa muslimanet e ortodokset jo. Dmth, Don Nikolle Kacorri eshte me perendimor se Faik Konica, apo Ismail Qemali.E treta, sipas ketij, vetem kaliotket jane kler martir. Te gjithe ata klerike muslimane, suni apo bektashi, madje edhe ortodokse, qe jane pushkatuar, internuar, burgosur e persekutuar, nuk hyjne ne llogari qe ta konsiderojme klerin e tyre martir. Nuk di nga i gjen te dhenat Lela se kleri kaliotk eshte persekutuar me shume nga ai musilman, por sido qe te jete, nese do t’a vleresonim historine me ndonje diference te vogel perqindjeje, per te thene se kush eshte kleri i persekutuar (kleri martir), atehere do te kishim te drejte pa medyshje fare te thonim sot, se muslimanet jane themeluesit e kombit dhe shtetit shqiptar. Kete mund ta themi se perqindja e muslimaneve ne shpalljen e pavaresise eshte dominuese. Madje ndonjehere kaliotket jane futur ne strukturat e qeverise se pare, thjesht qe te kene diversifikim fetar. Pra nemermjet nje diskriminimi pozitiv. Keta ekstremistet kaliotke, i perdorin statistikat vetem kur iu leverdisin.Logjike banale!

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen