ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Korçë, INSTAT: Abuzime me regjistrimin e minoritarëve

KORCË- Deklaratat e konsullit Grek Theodhoro Ikonomus të bëra muaj më parë se në Korcë ka grekë dhe duhet të regjistrohen si të tillë, duket se e kanë dhënë efektin e tyre. INSTAT ka deklaruar sot, se në procesin e regjistrimit të popullsisë në Korcë është shfaqur si shqetësim kërkesa e disa personave për tu vetëdeklaruar grekë, kundrejt firmës së anketuesve të INSTAT dhe kërkesës së një fotokopjeje të formularit të deklarimit, duke pretenduar se në konsullatë do marrin dokumenta greke.“Kërkuan fotokopjen e formularit të firmosur sepse donin ta conin në konsullatë për të marrë viza. Ne do ta ngremë si problem në Tiranë dhe Tirana le të japë zgjidhje”, u shpreh Kreu i INSTAT, në Korçë Sami Meçollari.

Kujtojmë se një deklaratë e ngjashme me atë të Ikonomus erdhi edhe nga kreu i organizatës OMONIA në Korcë, Naum Disho, i cili u bëri thirrje minoritetit vlleh të vetëdeklaron grekë. Ndërkaq, ndryshe nga zakonisht konsulli Ikonomus ka qëndruar në qytetin e Korcës këtë fundjavë, kohë që përkon me nisjen e procesit të regjistrimit të popullsisë. Ikonomus, i cili i është larguar prej pak kohësh deklaratave mediatike do të qendrojë zyrtarisht në detyrën e konsullit në Korcë deri në fund të muajit tetor, ndërsa burime brenda konsullatës bëjnë të ditur se ai pritet të marrë një mandat të dytë.

News24

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen