ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Konsulli Ikonomis mbyll mandatin ditën që u mbyll Censusi

Korçë – Konsulli grek në Korçë, Teodoros Ikonomus, është larguar zyrtarisht nga Shqipëria, jo nga kërkesa e vazhdueshme e disa grupimeve në Shqipëri, por pasi i ka mbaruar mandati. Largimi i tij bëhet sot, ndërkohë që kjo datë përkon edhe me mbylljen e procesit të censusit, çka duket se e ka mbaruar “misionin” e tij.

Partia e çamëve dhe Aleanca Kuq e Zi ka kërkuar në vijimësi largimin e konsullit nga Shqipëria, duke e akuzuar atë se ka ndërhyrë në çështje të brendshme. Konsulli është i njohur mjaft për deklaratat e tij antishqiptare dhe për ndryshimin e kombësisë nga shqiptarë në grekë. Megjithatë, askush nuk e ndaloi dhe largimi i tij nga Shqipëria bëhet vetëm pasi i mbaron mandati.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen