ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Kombi shqiptar, identiteti historik europian i tij

Nga Gjon KEKA Duke vlerësuar dhe njëkohësisht duke qenë tepër falënderues për ndihmën e pakursyer të SHBA-ve dhe popullit të tyre aleat, por edhe mik i veçantë historik, si dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit të Kosovës respektivisht kombit shqiptarë europian në tërësi, isha i detyruar jo nga ndonjë ndikim anash, por nga e vërteta jonë dhe rrënjët tona historike europiane që të ngre zërin në një çështje tepër serioze dhe kjo sigurisht që ka të bëjë me deklaratën e fundit të ambasadorit të nderuar, zotit Christopher Ëlliam Dell në lidhje me prezantimin e shtetit të Kosovës si një shtet islamik.Unë ende po besoj se deklarata e tillë është jo ashtu si është pasqyruar në media. Por nëse vërtetë është ashtu, ky trajtim apo prezantim i shtetit të Kosovës si islamik do të ishte gabimi më i rëndë i të trajtuarit të një populli autokton europian siç është populli i Dardanisë së lashtë europiane. Po ashtu, ky trajtim do ta deformonte imazhin e tanishëm të Kosovës apo Dardanisë europiane, por gjithashtu do ta dëmtonte edhe identitetin dhe rrënjët e vërteta europiane të tij, sepse shteti i Kosovës respektivisht kombi shqiptar europian është në zemër të Europës dhe ka rrënjë të përbashkëta me familjen e lashtë europiane. Dua gjithashtu të besoj se ambasadori i nderuar Dell e njeh dhe ka lexuar historinë e popullit autokton dhe europian të Kosovës, gjithashtu dua të besoj se e gjithë politika dhe elita e SHBA-ve si mbështetëse të kombit shqiptar, e njohin dhe kanë lexuar për historinë e kombit shqiptar europian dhe kështu duke ditur se ata e dinë se populli i Kosovës është i lashtë dhe evropian, një identifikim apo trajtim i tillë do të ishte jorealist ndaj kohës dhe të vërtetës së historisë së kombit shqiptar europian.Më duhet të nënvizoj këtu një gjë tepër të rëndësishme se mbështetja e SHBA ndaj kombit shqiptar europian ishte historike dhe e palëkundur në kontinuitet dhe në kohëra të ndryshme historike, si para ashtu edhe pas kohës se presidentit Ëoodroë Ëilson. Mbështetja e SHBA ishte e madhe dhe gjatë kësaj mbështetje ata kurrë nuk e kanë trajtuar apo prezantuar kombin shqiptar europian si shtet islamik, por si komb shqiptar europian dhe me rrënjë të thella historike. Me pak fjalë, një trajtim i tillë i shtetit të Kosovës si shtet islamik, do të ishte një përmbysje e vlerave evropiane, një mohim i të vërtetës historike dhe gjenealogjike të kombit të lashtë europian dhe një sakrilegj ndaj të gjitha vlerave të shenjat europiane të kulturës shpirtërore dhe materiale të kombit shqiptar europian. Duhet kujtuar dhe bërë me dije një gjë këtu gjithashtu se kombi shqiptar europian ka pranuar në gjirin e tij shpirtëror të kulturës dhe zemrës së shpirtit të tij gjatë historisë dy besime historike atë që ka pasur nga lashtësia pra, paganizmin ndërsa besimin e dytë atë të krishtërimit të ardhur me anë të Palit Apostull. Ndërsa me pushtimin barbar të perandorisë otomane, kombi shqiptar u islamizua dhe kjo ideologji erdhi si rezultat i pushtimit e jo dëshirës së kombit shqiptar europian, prandaj një trajtim i tillë apo prezantim i Kosovës si shtet islamik do të thotë trajtim sipas ideologjisë së huaj sulltaniste e jo sipas rrënjëve të tij historike europiane, prandaj kjo në thelb përbën një gabim apo mëkat e të trajtuarit të këtij kombi të lashtë europian.Gjithashtu duhet potencuar këtu se Kushtetuta e republikës së Kosovës e identifikon vendin si një shtet sekular dhe europian dhe ky identifikim është prezantim modern i këtij vendi që do të thotë identifikim me modelin e shteteve perëndimore europiane dhe demokratike. Ndërkaq, fati i Kosovës është fati i familjes së përbashkët europiane dhe ajo të vetmen të ardhme dhe identitet historik të saj, ka atë europian dhe rikthimin në këtë familje të përbashkët historike. Në lidhje me këtë trajtim, mendoj se do të duhej që akademikët, elita intelektuale, historianët dhe posaçërisht vetë politikanët të ngrenë zërin duke ripohuar në mënyrë tepër bindëse se kombi shqiptar është i lashtë dhe europian dhe identiteti i këtij kombi është i tillë përgjithmonë. Me pakë fjalë, Kosova (Dardania e lashtë) ka qenë, është dhe do të jetë përgjithmonë ashtu siç ishte historikisht dhe natyralisht evropiane. Kosova, asnjëherë si në të kaluarën as edhe tash nuk do të jetë e veshur me ideologji sulltaniste, siç po trumbetohet nga deklarata të ndryshme e që do të mund të kenë konsekuenca të pariparueshme. Kombi shqiptar është evropian, kjo është alfa dhe omega e historisë së tij.

Sot

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen