ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Kalaja e Elbasanit mbulohet me një flamur gjigand kuqezi – Më 26 dhe 28 nëntor, flamuri në Vlorë dhe Prishtinë

Aleanca Kuq e Zi ka vijuar turin e saj në qytetin e Elbasanit. Në këtë takim morën pjesë shumë të rinj e intelektualë. Kreshnik Spahiu u shpreh se Aleanca qëndron mbi partitë politike dhe alternativë e saj është kombi mbi gjithçka. Nga Elbasani , Spahiu sulmoi politikanët shqiptarë për vendimet që kanë marrë, të cilat ai i ka quajtur anti-kombëtare.

Duke folur për marrëveshjen e heqjes së vizave me Serbinë, Kreshnik Spahiu i Aleancës KuqeZi tha se PD-ja dhe PS-ja e braktisën Kosovën. Mitrovica, tha ai, është zemra e pasurisë kombëtare, për të cilën politikanët e Shqipërisë nuk pipëtijnë; përkundrazi, ata hapin kufijtë pa kushte për Serbinë, e cila është barrikada e shqiptarëve të Kosovës.

Nga Elbasani, Spahiu ka bërë thirrje për bashkim të Shqiptarëve kudo që ndodhen dhe me 26 nëntor i ka ftuar të gjithë shqiptarët, që të marrin pjesë në Festën e Flamurit në Vlorë dhe në Prishtinë në 28 Nëntor.

 

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen