ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Heqja e simboleve kombëtare nga abetarja, AK: Qeveria pazar me Serbinë

TIRANË- Aleanca Kuq e Zi ka denoncuar skandalin e radhës me abetaret në gjuhën shqipe që që iu dhuruan nxënësve të Luginës së Preshevës nga qeveria shqiptare, me rastin e vitit të ri shkollor.Gazeta Shqiptare në numrin e sotëm të saj, zbuloi se abetareve të dhuruara për shkollar shqipe në Serbi i janë hequr simbolet kombëtare dhe ato shtetërore dhe për këtë kishte dijeni edhe ambasadori shqiptar në Beograd Shpëtim Çaushi, i cili ka dhënë pëlqimin për një fakt të tillë.

Duke i’u bashkuar revoltës së shqiptarëve dhe intelektualëve në Preshevë, të cilët refuzojnë dhunimin e abetares shqiptare nëpërmjet heqjes së simboleve kombëtare shqiptare Aleanca Kuq e Zi denoncon atë që ajo e cilëson si skandalin e radhës të qeverisë shqiptare.“Pak ditë më parë qeveria dhe shteti shqiptar ka pajisur me abetare shkollat shqiptare në jug të sërbise, përkatesisht Preshevë, Medvegj dhe Bujanovc. Të njëmijë abetaret që janë dhuruar nga shqipëria janë punuar mbi standardet e kërkuara nga qeveria sërbe duke hequr flamurin dhe çdo simbol shqiptar në përmbajtje të tyre”,- thuhet në reagimin e Aleancës Kuq e Zi.Aleanca Kuq e ZI akuzon qeverinë shqiptare se po bën pazar me Serbinë, duke plotësuar kërkesat e saj.“Aleanca Kuq e Zi prej muajsh i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që të unifikojë abetaren kudo që jetojnë shqiptarë, e nderkohë qeveria shqiptare bën të kundertën, bën pazar me diplomacinë sërbe për ndryshimin e teksteve shkollore duke plotësuar në këtë formë kërkesat e ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Serbisë”,- akuzon Aleanca Kuq e Zi.Aleanca Kuq e Zi i kërkon Kuvendit të Shqipërisë që të mbledhë në mënyrë urgjente Komisionin për Politikat e Jashtme për të hetuar sipas saj skandalin që cënon simbolet kombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve.“Aleanca Kuq e Zi proteston ashpër duke e konsideruar një incident dhe skandal diplomatik në dëm të integritetit, identiteti dhe simboleve tona kombëtare. Për këto arsye Aleanca Kuq e Zi i bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë me përparësi të mbledhë Komisionin për Politikat e Jashtme dhë të shqyrtojë këtë skandal që cënon simbolet kombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve”,- nënvizon Aleanca Kuq e Zi.

(e.m/BalkanWeb)

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen