ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Greqi, opozita: Shqipëria pengon regjistrimin e minoritetit

Konstantinos-Gioulekas

ATHINE- Procesi i regjistrimit të popullsisë në Shqipëri ka shkaktuar reagim edhe nga opozita greke. Kryetari i Departamentit të Politikës së Jashtme në Demokracinë e Re, deputeti Konstantinos Gioulekas e quan të papranueshëm faktin, që pikërisht Shqipëria, e cila sipas tij kërkon ndihmën e Greqisë për të hyrë në BE, nga ana tjetër pengon regjistrimin e minoritetit grek.
Në një deklaratë të Departamentit të Jashtëm të partisë “Demokracia e re” thuhet: “Me një iniciativë të paparë legjislative nga qeveria shqiptare po zbatohen metoda që nuk i lejojnë banorët e Epirit të Veriut të shprehin identitetin e tyre kombëtar dhe fetar në regjistrimin e ardhshëm. Është e papranueshme që Shqipëria, e cila kërkon ndihmën e Greqisë për të ndihmuar për hyrjen në Bashkimin Evropian, ndjek politikat e Luftës së Ftohtë, bën shantazh për Epirin e Veriut dhe shkel të drejtat e banorëve të tij”.
Më tej deklarata vijon: “Si mund të zbatohen ligje, të cilat iu vendosin sanksione gjithë shtetasve shqiptarë gjatë deklarimimit të kombësisë dhe fesë, nëse këto të fundit janë të ndryshme nga ato që figurojnë në regjistra”? – dhe theksohet se “ky ligj përfshin periudhën para vitit 1990, kur regjimi diktatorial i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë kishte ndryshuar kombësinë për mijëra vorioepiriotë në mënyrë arbitrare dhe pa vullnetin e njerëzve”. Sipas deklaratës, “zbatimi i këtij ligji parandalon mijëra banorë të Epirit të Veriut të deklarojnë origjinën e tyre greke në regjistrimin e ardhshëm”.

Zyrtari grek, shprehet se procedura për regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në Shqipëri ngre shumë pyetje, ndaj për të siguruar transparencë dhe objektivitetin e regjistrimit në Shqipëri, ndër të tjera ai kërkon:
– Praninë e vëzhguesve të huaj gjatë regjistrimit, por edhe gjatë numërimit dhe publikimit të rezultateve
– Rezultatet e të dhënat e regjistrimit të përfshihen në regjistra, për të zëvendësuar banorët të cilëve iu ishte hequr arbitrarisht shtetësia greke
– Për të inventarizuar gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë brenda dhe jashtë vendit, të pyeten edhe të afërmit e njerëzve të moshuar për të dhënat e tyre
– Inventari të mund të marrë më shumë se një muaj, në mënyrë që të përfshihen në të sa më shumë shqiptarë që të jetë e mundur

Kjo deklaratë e Departamentit të Punëve të Jashtme të Demokracisë së Re, u bë pas një turneu që deputeti i opozitës greke Konstandin Gioulekas bëri në Gjirokastër dhe zona të tjera pranë saj.

NJË KOMENT

dragobie

17/09/2011

arrow

e njëjta gjë vlen edhe për ju greqi fashiste: bëni regjistrimin e shqiptarëve dhe camëve autoktonë, lejoni përdorimin e gjuhësh shqipe nëpër shkolla shtetërore, lejoni kthimin e camëve në vendet e tye dhe shpërblimin për dëmin ekonomik, lejoni emërtimin e fëmijëve shqiptarë me emrat e tyre dhe neve pastaj ju ndjekim juve……

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen