ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

Greket Shperthejne Kunder Aleances KUQeZI

21

Aleanca Kuq e Zi ka reaguar pas shkrimit të gazetarit Ilir Paço, publikuar në versionin online të gazetës Tema. Në reagimin e drejtuesit të Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, thuhet se projekti për shqiptarizimin e toponimeve do respektojë standardet e BE.“Aleanca Kuq e Zi reagon pas shkrimit te perfaqesuesit te minoritetit grek Ilir Paco. Aleanca Kuq e Zi deklaron se krahu politik etnik grek duhet te ruaje qetesine se projekti mbi shqipetarizimi e toponimeve do jete brenda standardeve te BE, madje duke adoptuar edhe sistemin apo praktikat greke mbi ndryshimin e emrave te qyteteve. Aleanca Kuq e Zi i kujton perfaqesuesit politik te grekeve, Ilir Paco se duhet qe te bashkepunojme per eksperiencat greke dhe ato Evropiane mbi toponimet nen frymen e “internacionalizmit” qe shquhet ajo parti dhe natyrisht kunder ekstremizmit. Aleanca Kuq e Zi dhe akademiket, te cilet kane aderuar brenda kesaj lëvizje, qofshin te krishtere apo mysliman, shprehin keqardhjen per gjuhen fyese, denigruese dhe te urrejtjes nga miqte tane grek dhe u kujtojne atyre se jane vete ata dhe partia e PBDNJ ne te cilen aderon z.Ilir Paco qe kane synime nacionaliste, politike dhe jane katandisur me nje deputet ne Kuvend. Aleanca Kuq e Zi nuk eshte parti politike dhe nuk synon pushtetin, por eshte levizje popullore disa here me e madhe se partite dhe kerkon te forcoje integritetin e shtetit.  AK, shpreh dhe nje here keqardhjen qe gazetari minoritar Ilir Paco ka tejkaluar cdo etike gazetareske,” thuhet në reagimin e Aleancës Kuq e Zi.

Aleanca… e urrejtjes

Nga Ilir Paço

Aleanca Kuq e Zi ka vendosur te kerkoje ndryshimen e emrave te qyteteve dhe te fshatrave qe nuk jane shqip. Dmth te rreth 60-70 % te tyre ne shkalle vendi. Ne fakt nuk eshte ndonje gje e re, sepse nje tentative te tille e kishte bere edhe regjimi i Enver Hoxhes dhe deri diku edhe ai i Ahmet Zogut. Aksionet e tyre ne ato kohe rezultuan te pasuksesshme. Ndoshta kete here organizatoret ja arrijne, ndonese anijes se tyre prej druri dhe shume te vjeter, i duhen vela shume te forta per te perballuar eren e globalizmit.

Ndoshta pastaj duhet te marrin shembull prej Aleances edhe francezet apo turqit qe te heqin emrat greke dhe latine nga qytetet e tyre te famshem si Nice apo Stamboll. E para (Nice) vjen nga Nikea, perendesha e fitores, qytet qe u krijua nga kolonet greke, dhe i dyti (Stambolli) do te thote QYTET (Is tin Poli). Solla keto dy shembuj nga vende qe e ruajne me fanatizem gjuhen dhe prejardhjen e tyre.

Por nese do tia arrijne qe te zevendesojne emrat e huaj te qyteteve dhe fshatrave te Shqiperise, i pret nje pune edhe me e veshtire ne te ardhmen. Do tu duhet  te kerkojne  ndryshimin e disa qindra e mijera fjaleve te zhargonit profesional dhe te perditshem, qe kane prejardhje nga greqishtja dhe latinishtja.

Sidoqofte te gjitha keto perpjekje, nen nje kontekst te zhvillimeve globale, nuk kane asgje te sinqerte dhe duken krejt komike. Kane brenda vetem perpjekjen per te bere sa me shume zhurme, e per tu futur ne nje fushe ku çdo lojtar ka pozicionin e vet dhe nuk ka vend per rezervat e stolit.

Qe “nacionalizmi eshte streha e fundit e horrave”, kete pa dyshim qe mund ta konstatojë cilido ne cdo kohe. Mjafton ti hedhe nje veshtrim, jo historise se larget qe ka pjelle drama te permasave boterore, por percartjeve te ketyre grupimeve periferike qe perdoren nga drejtuesit e tyre, per tu faktorizuar politikisht dhe qe po armiqesojne shqiptare e minoritare, muslimane e te krishtere.

Duket se kete e kane marre persiper ta realizojne drejtues te Aleances Kuq e Zi, si dhe ndonje profesor historie, qe pasi kane deshtuar te hapin portat e politikes me menyra tradicionale, po tentojne menyren me te thjeshte, nacionalizmin. Dhe a e dini se çfare do te arrijne ne fund ? Do behen deputete edhe pse alternative e tyre as ka shanse te triumfoje ne eren e globalizimit. Kaq kerkojne keta. Dhe do gjenden kaq njerez sa per te votuar e çuar ne parlament nje ose dy prej tyre.

Keta e  njohin dhe e shfrytezojne fare mire thenien e famshme te Albert Einstein: “vetem dy gjera jane te pafundme, hapesira dhe budallalleku njerezor”. Dhe perdorin grupime djemsh te rinj, te cileve sot me shume per shkak te moshes dhe te energjise, e jo dhe aq te “budallallekut njerezor”, u duket argetuese dhe sikur u ngre dinjitetin, veshja me disa copa te kuqe flamujsh. Por kur te rriten dhe ca, shumica e tyre, (pervec atyre qe do te perbejne kategorine e percaktuar nga Einstein) do ta kuptojne se cili eshte ndryshimi midis nacionalistit dhe patriotit; nacionalisti urren te tjeret, ndersa patrioti e do vendin e tij, por nuk i urren te ndryshmit nga ai. Do kuptojne gjithashtu se ata qe gjoja perbetoheshin per flamur e atdhe, si te ishim ne fillim te shekullit, e benin kete per nje vend ne Parlament. Do e kuptojne se nuk ka rruge me te thjeshte ne bote, per tu bere personazh publik, se sa te shfaqesh me petkat e naionalistit. Brenda javes je star i ekraneve pa bere asgje, mjafton te ngresh disa flamuj dhe te shash ke e si te mundesh. Po te perifrazoj nje thenie te shkrimtarit britanik, George Monbiot,  “sukses per ta nuk do te thote te fitojne argumentin, atyre iu mjafton te shkaktojne sa me shume konfuzion qe te jete e mundur”. Kaq e thjeshte eshte.

Ata nuk kane asnje ndroje te perdorin standarte te dyfishta edhe pse ato kundershtojne njera- tjetren. Keta personazhe, kur shkojne ne Kosoven e varfer, flasin per bashkim kombetar kunder fantazmave qe “kercenojne” kombin, por kur shkojne ne “La Sapienza” ne Rome, flasin per procese integruese.

Pikerisht perdorimi i ketyre te rinjve e ben me shume te zeze, se sa qesharake kete beteje donkishoteske te personazheve te tille groteske. Ata shfrytezojne pa asnje meshire cdo element, varferine dhe mungesen e dinjitetit qe rrjedh prej saj, padijen dhe gjithcka tjeter per te arritur qellimet e tyre personale. Ketyre personazheve as nuk u ben pershtypje fakti qe ne kete menyre, i bejne ata pak te rinj shqiptare qe i ndjekin nga pas, te duken agresive dhe te eger, brenda nje europe me njerez te qeshur e te paqte.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen