ZOTI ËSHTË I PARI, SHQIPËRIA MBI TË GJITHA

FLAMURI I RREBELUEM


Uleni
Flamurin Kuq e Zi
në gjysmështizë.
Uleni!
Valëvitja e tij
s`ka pse qiellit ia vret sytë,
ndërsa shqiptari
në shekullin e territ,
labirinteve të Ferrit
të Dantes
asht dhe s`di pse asht,
shpinën kthye,
Zotit, gjuhës dhe Atdheut,
që si keci dridhet
para Lek Kasapit,
e zotnive të tij
dhe miqve të tyne:
anmiqëve shekullorë
faqezijë.
.
Uleni!
Ashtu pikëllimin
le ta shfryej;
për soj sorre,
Ati s’e pat lindë.
E n`zemërim
le të piskasë
kushtrimin e ngadhënjimit
shkamb me shkamb
bijëve të tij të zemrës:
Ejani!
Merrmëni!
E në ballë me nxirrni,
drejt betejave,
dhamb me dhamb
për tokë, qiell
e liri,
ti poshtë Zot,
unë krah përmbi krye!

Mjaft!
Shqipnia
nën synin e dhambit;
e shqiptari,
ulli i zi
për barbarët!
Mjaft!

Çlirim Uça

P.S Kjo poezi u përzgjodh nga mesazhet e anëtarëve dhe përkrahësve të Aleancës. Janë të mirëpritura shkrime dhe poezi nga anëtarë dhe përkrahës të Aleancës, do të përzgjidhen më cilësoret për botim.

Lini një përgjigje

Emri juaj: (i domosdoshëm)

Emaili juaj: (i domosdoshëm)

Përgjigja juaj:

Posto përgjigjen